Një nga muzetë më të vjetra të Sofjes ndodhet në një godinë të bukur në qendrën e kryeqytetit. Bëhet fjalë për Muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u krijua që me dokumentin e parë për formimin e Policisë së kryeqytetit në vitin 1908.
Sot ai disponon një fond të pasur, i cili përfshin sende, dokumente edhe vepra të ndryshme të artit figurativ. Muzeun e frekuentojnë më shpesh grupe të organizuara fëmijësh dhe nxënësish dhe njerëz me interesa speciale ndaj së kaluarës së këtij institucioni. Kuratorët përpiqen t’u prezantojnë vizituesve tema, të cilat janë jo vetëm interesante, por edhe aktuale edhe më sot.
Vëmendjen e vizituesve e tërhiq më tepër teknika e shfrytëzuar nga dikasteret bullgare për zbulimin e krimeve. Krimet si në të kaluarën, ashtu edhe më sot ekzistojnë. Në Muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka eksponate kureshtare, të cilat dëshmojnë, se shkelësit e ligjit ndëshkohen. Këtu mund të shihet si dukej njeri prej poligrafëve të parë në Bullgari. Ai është prodhim amerikan dhe u shfrytëzua nga dikasteret bullgare të zbulimin për të dëshmuar vërtetësinë e thënieve të njeriut marrë në pyetje. Më shumë për eksponatet mësojmë nga kuratorja e muzeut Pepa Vidarkinska:
“Këtu vijnë shumë njerëz, të cilët shfaqin interes të theksuar ndaj akteve kriminale. Vëmendjen e vizituesve tërhiqet nga instrumentet e vjedhësit të kasafortave nga vitet 20 dhe 30 të shekullit XX Spas Dojçev. Ai ishte ndër më të mirat në këtë fushë. Vet ai ishte një personalitet kolorit. Edhe më sot ai ka pasardhës. Mirëpo, duke paraqitur ato shembuj negativë dëshirojmë të theksomë cilësitë e nëpunësve të mbrojtjes së ligjit. Në fund të fundit në një nga aksionet e radhës Dojçevi u qëllua. Pas vdekjes së tij shoqëria u lirua nga frika, të cilën ai e fuste. Disa prej vizituesve shfaqin interes edhe ndaj klisheve dhe makinave për emetimin e dollarëve falso të kriminelit të njohur në vitet 30-të të shekullit të kaluar Todor Krivnaliev. Ai emetonte para përgangsterin Al Kapone. Për shembull dokumentet e lidhura me periudhën e Luftës së Ftohtë iu dorëzuam Komisionit të Dosjeve sepse ne nuk e kemi të drejtë të pronësojmë. Disponojmë vetëm fotografi, sende personale dhe me gjëra të tjetra që u konfiskua për shkak të kryerjes së akteve në kundërshtim të ligjit, qoftë ata politike, ekonomike, kriminale.”
Shpesh kuratorët e Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme i ftojnë si konsultues në punimin e armëve dhe në qepjen e uniformave për filmat, në të cilat ka policë nga e kaluara. Kjo nuk është e rastit, sepse vet dikasteret dorëzojnë në muze sendet, që dalin nga përdorimi. Lidhur me këtë kuratorja Pepa Vidarkinska shpjegon:
“Muzeu pronëson armë nga e kaluara, e cila prej kohe është jashtë përdorimit. Disponojmë koleksione të tëra armësh, uniformash policore – bullgare, ruse, hungareze, rumune, franceze, kubane. Posaçërisht uniformat bullgare kopjoheshin modelin e uniformave sovjetike nga ato vite. Ngjyra më e përhapur ishte gri në nuancat e saj të ndryshme. Duke marrë parasysh sa dinamik është ky profesion mbi këtë ngjyrë ndotjet nuk shihen. Krahas kësaj qëllimi është, që me veshjen të futet respekt ndër shtetasit. Uniforma ka edhe një funksion tjetër, të tregojë gjendjen e nëpunësit përkatës në hierarkinë. Me eksponatet tona nga periudha e viteve 1944 – 1989 mund të konkurrohemi me Muzeun e Artit Socialist. Për fat të keq shumë gjëra të lidhura me policinë bullgare para vitit 1944 u asgjësuan për shkaqe politike. Është një rrallësi të zbulohet ndonjë uniformë origjinale, ndonjë flamur ose dallim nga koha e mbretit. Megjithëkëtë tek ne ka kryevepra origjinale të zbukuruara me luanë, kryqe, kurora.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Muzeu i MPB-së
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..