Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në krijimtarinë e tij Hristo Gellovi i nënshtron stuhitë natyrore

БНР Новини

Kalesat laramane e krijuesit bullgar Hristo Gellov u bënë një sensacion. Ky është një art mishëruar në mjedisin urban, i cili jo vetëm që kënaq syrin, por edhe edukon. Ai banon në Madrid, krijon në gjini avangarde dhe drejton mesazhetë përjetshme.

Hristo Gellovi ishte ndër emigrantët e valës së parë pas rrëzimit të “Perdes së hekurt”. Ai e braktisi vendin me një kapital të vetëm – vitet e studimit në Akademinë e Arteve Figurative. Në Spanjë, ku u vendos, mbaroi teknologji grafike dhe pothuajse 20 vite me radhë punonte në fushën e mediave. Pasi përvetësoi me përsosmëri teknologjitë e reja dhe mjetet shprehëse për komunikim, vendosi të kthehet tek arti. Sot e cakton veten si një artist vizual. Ja se siç e shpjegon këtë nocion vet Hristo Gellovi:

Artist vizual do të thotë që të jesh në një kontakt të drejtpërdrejt me publikun. Përderisa gjinitë tradicionale në artë si skulptura, afresket mbi mur, pikturimi nuk kanë po këtë mundësi të arrijnë deri te njerëzit. Mesazhi i artistit vizual duhet të lexohen pa përkthim, pa ndërmjetës, të shfaqet në hapësirën urbane, të befasojë, të krijojë një atmosferë të re dhe pas kësaj të fshihet. Në përgjithësi kjo është një pamje e përkohshme artistike me efekt të përkohshëm.

Bashkë me disa artistë spanjollë ai krijoi një kolektiv krijues me qëllim veprimtari në hapësirën publike dhe dizajnin në lëvizje. Kështu ai shtoi vepra të reja video në koleksionin krijues.

Unë rrita në botën e artit, sepse i ati im ishte piktori Nikolla Gellov. Tani shikoj si krijimtaria kërkon forma dhe rruga të reja, që të arrijë deri te publiku – rrëfen për rrugën drejt artit urban Hristo Gellovi. – Prandaj arti duhet të dalë përjashta, në mjedisin urban, sepse njerëzit tashmë nuk hyjnë në galeritë dhe muzetë, me përjashtim të profesionistëve dhe njerëzve të pasionuar. Për këtë arsye krijuesit e rinj modernë realizojnë veprat e tyre në hapësirën publike, edhe në mesë të natyrës.

СнимкаNjë shembull për këtë është instalimi, të cilin Hristo Gellovi e bëri në qytetin Samokov. Ai e shndërroi çezmën e vjetër në “Shtëpi të Ujit”. Për këtë qëllim ai shfrytëzoi 80 shirita të kaltër prej tekstili të pa endur, që bien lirisht nga çatia dhe valëviten nga rryma e ajrit. “Desha që lëvizja e këtyre shiritave të lidhet me lëfytet e imagjinuara nëpër të cilëve rrjedh uji. Desha të vë theksin mbi ujin, i cili në shumë vende mungon dhe të cilin duhet të respektojmë.

Mirëpo, a ndien një farë afërsie me krijuesin origjinal bullgar Kristo, i cili u ndihmoi mijëra njerëzve të mbarë botës të ecën mbi ujë?

Padyshim si bashkatdhetar i tij ndiej ndonjë gjë, por përpiqem që rruga ime të jetë krejt e ndryshme. Projektet time të ardhshme kanë të bëjnë me kinetikën, domethënë njerëzit të ndiejnë lirinë e elementeve të natyrës si shiu, era. Kam dëshirë, që ato elemente të provokojnë te ta emocione.

СнимкаNjë muaj parasë bashkatdhetari i shquar Kristo të realizojë skelat lundruese në liqenin Izeo të Italisë Veriore, Hristo Gellovi krijoi një instalim ujor me elemente bojë portokalli. Ai e bëri këtë në lumin Jantra, që kalon përmes qytetit të tij të lindjes Veliko Tërnovo.

Desha të rimendohet qëndrimi ndaj refugjatëve, sepse ata nuk ikin nga atdheu për ndonjë teke. Ata janë të detyruar, të paktën pjesa e tyre dërmuese – rrëfen krijuesi. – Prandaj në qendrën e lumit vendosa 12 rrethe bojë portokalli, të cilët i ngjajnë breza të shpëtimit. I vendosa ashtu, që të mos arrijnë deri te asnjë breg që të shpëtohen. Kështu desha të shtroj një pyetje për mendim – çfarë bëhet me këta njerëz. Krahas kësaj desha të pyes a mund të vihemi në vendin e tyre, a mund të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të problemeve të tyre jo vetëm në Bullgari, por edhe në Evropë. Sepse sot janë ata, para kësaj ishin spanjollët, të cilët iknin nga Lufta civile, ndërsa në fillim të shekullit XX ishin bullgarët, të cilët emigronin. Kështu që ky është një proces, i cili përtëritet gjatë periudhave të ndryshme historike. Prandaj, me këtë instalim, desha që e gjithë kjo të arrijë te ndërgjegjja e njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD