Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java evropiane e programimit-nuk është vonë asnjëherë që të mësohemi

БНР Новини
Foto: arkiv

Ata prej jush të cilët kanë parë filmin e njohur amerikan “Matrica” të paktën për një çast janë menduar, se çfarë do të ishte në qoftë se ishin në vendin e heroit kryesor. Ai jeton në një botë, të formuar dhe të ndërtuar prej njëshave dhe zerove dhe i është nënshtruar intelektit artificial. Java Evropiane e programimit(15-23.10) na propozon të zgjedhim “hapjen e kuqe” dhe të zhytemi në hapësirën virtuale. Sivjet në të gjithë Bullgarinë qenë organizuar rreth 50 ngjarje, të lidhura me rritjen e kulturës digjitale të popullsisë. Pavarësisht se gjërat duken të shpejta dhe shumë të lehta, kur shikojmë, sesi i krijon ndokush tjetër, për pjesën dërmuese prej nesh do të qe mjaft e vështirë të bëjmë një hartë interaktive, të programojmë shtesa dhe të krijojmë një internet faqe. Sivjet në Sofje, java e programimit u mundua të na mësojë, sesi ti përballojmë këto detyra, kurse ekspertë nga sfera na demonstruan se çfarë teknologjish qëndrojnë pas një ueb loje të bazuar dhe se si të përdorim “të dhënat e hapura” në internet hapësirën. Arsimimi qe krejtësisht falas. Iniciativa është e organizuar nga Asociacioni për zhvillim në Sofje në partneritet me agjencinë e bashkisë së Kryeqytetit për privatizim dhe investime, NPO Links, “Onllajn Perandoria” dhe “Dëgjo”. Cvetllana Llomova, drejtoresh e Asociacionit për zhvillimin e Sofjes, komenton:

СнимкаSi fillim interesi i shoqërisë nuk është dhe kaq i madh, por çdo një fillim është i vështirë dhe i ngathët. Por gëzohem se njerëzit, të cilët erdhën sot nuk qenë vetëm të rinj, por erdhën dhe shumë njerëz në një moshë mesatare dhe mbi të. Këto dije dhe mjeshtëri nuk janë vetëm për njerëzit e rinj, siç jemi mësuar të besojmë. Sofja është bashkia e parë në Bullgari, e cila starton procesin për “hapjen e të dhënave” gjatë vitit të kaluar. Tanimë ka “të hapura” një numër serioz prej segmenteve të ndryshme tematike.

Një iniciativë edhe më interesante dhe po kështu të dobishme, e cila zhvillohet në kuadrin e Javës Evropiane të programimit, është kursi i punuar në mënyrë të posaçme për përgatitjen në fushën e robotikës. Në sajë të tij mësuesit bullgar kanë mundësi të mësojnë më shumë për programimin dhe digjitalizimin, kurse pas kësaj tu a transmetojnë këto mjeshtëri dhe nxënësve të vet. Kursi “Robotika me LEGO Mindstorms” është i krijuar për nxënës nga të gjitha moshat dhe për prindërit e tyre. Pas fundit të kursit, të rinjtë do të mundin vet të krijojnë robot dhe ti programojnë. Me përdorimin në masë të kompjuterëve nga fëmijët në shtëpi, orët shkollore të mësimit në Informatikë dhe në teknologjitë informative me siguri nuk janë diçka kaq emociononte, siç qe përpara viteve. Iniciativa ka potencial të fusë një dozë emocion dhe inovacione në programin shkollor, dhe përse jo dhe të mos të japë ide dhe drejtime fëmijëve për zhvillimin e tyre të ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD