Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trioja Uvira/Bruno/Hafizi me turne në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ata janë të rinj dhe të frymëzuar, me përvojë skenike. Jan Uvira – pianist dhe kompozitor, është nga Çekia. Bateristi Martin Hafizi është nga Bullgaria, ndërsa Alessio Bruno, kontrabas dhe kompozitor, lindi në Itali. Trioja xhaz Uvira/Bruno/Hafizi ndodhet në Bullgari duke bërë një turne në disa qytete të vendit. Koncerti i parë ishte më 20 tetor në qytetin Gabrovo.

Trioja Uvira/Bruno/Hafizi u krijua në vitin 2015 në Roterdam të Holandës. Muzikantët u takuan në Universitetin e Arteve “Kodarts”, ku secili ndjek rrugën e tij profesionale. Mësojmë nga Martin Hafizi, si u krijua formacioni:

Na mblodhi pianisti, sepse ideja ishte e tija. Kur duhej të japim emër të grupit, ai vendosi, se nuk do të kopjojmë klishetë e sotme. Prandaj nuk i dha emrin e vet, siç bëhet kjo në shumicën e rasteve. Ai zgjodhi të gërshetojë tre emrat e familjeve tona Uvira/Bruno/Hafizi. Ne jemi të lidhur sepse kemi mësuar dhe mësojmë në Universitetit “Kodarts”. Jan lindi në një qytet të vogël në Çeki. Më parë mbaroi Konservatorin në Pragë, pas kësaj erdhi në Holandë për të mësuar në Roterdam. Aktualisht prapë është student, kësaj here në Katovice të Polonisë. Tani u imponua që të udhëtojë deri në Holandë që të bëjmë repeticione të programit për turneun tonë në Bullgari. Alessio, i cili i bie kontrabasit është një muzikant aktiv, është pjesë e shumë grupeve. Në përgjithësi është anëtar i pothuajse të të gjitha grupeve, të cilët janë në skenën holandeze të xhazit. Të dy partnerët e mi në trion kompozojnë, por shumica e pjesëve në repertorin tonë janë të krijuara nga Jan Uvira.

Vitin e fundit Martin Hafizi studion në programin e masterit në Universitetit “Kodarts”. Krahas me trion Uvira/Bruno/Hafizi, ai është pjesë edhe e formacioneve të tjera siç “Enampble Quartet”. Muzikanti i ri ka mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Nëna e tij është bullgare, ndërsa i ati – shqiptar. Publiku bullgar e njoh Martin Hafizin nga shfaqjet e shumta që kur ishte nxënës, kur fitoi dhjetëra dallime të konkurseve në Bullgari, Spanjë, Francë, Rusi. Krahas kësaj ai ka marrë pjesë në një sërë projektesh ndërkombëtare në fushën e muzikës klasike.

Pas këtyre veprimtarive pak e ndryshova drejtimin e zhvillimit tim – rrëfen Martin Hafizi. – Vendosa të jap provimet në Konservatorin e Roterdamit, në fakultetin e xhazit me specialitetin bateri. Mbarova një kurs katërvjeçar për shkallën e baçelorit dhe tani studioj për master. Kur vendosa të interpretoj xhaz? Kjo ndodhi përafërsisht në vitin 2012, kur në Paris dëgjova Brian Blade Fellowship. Një grup i mrekullueshëm! Kur dëgjova këtë koncert, isha tepër i frymëzuar, e ndjeva veten tepër i lumtur. I thash vetes se dëshiroj të ekzekutoj muzikë të tillë. Në fakt, puna ime e diplomimit si baçelor në Konservatorin e Roterdamit ishte mbi krijimtarinë e bateristit xhaz Brajan Blejd. Me trion Uvira/Bruno/Hafizi ekzekutojmë xhaz modern. Sot është shumë e vështirë të caktohet stili, por definicioni “xhazi modern” është më i përshtatshëm për stilin tonë. Turneu në Bullgari përfshin 6 koncerte, çdo ditë kishim takim me publikun e qyteteve të ndryshme.

Trioja internacionale xhaz Uvira/Bruno/Hafizi kishte koncerte në Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Haskovo, Dimitrovgrad. Të gjitha ato ishin pjesë e programit të Festivalit Rinor të Xhazit. Koncerti i fundit është në Sofje, në studion e 5-të të Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD

Muzika e Milen Kirov - një përzierje emocionuese e muzikës klasike me xhaz dhe folklor

"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..

botuar më 25-03-13 7.05.PD

Interpretues virtuozë në edicionin përvjetor të "Festivalit të Muzikës Evropiane" në Sofje

Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..

botuar më 25-03-12 8.23.PD