Çfarë është e përbashkëta midis ish presidentëve, presidentëve të tanishëm dhe të ardhshëm, presidentëve të klubeve të futbollit dhe djathit “President”? E përbashkëta është se ata janë protagonistë në ekspozitën vjeshtore të piktorëve bullgarë me një titull të qartë “President”.
Vëmendja e publikut bullgar aktualisht është e fokusuar mbi figurat e njohura, të cilët marrin pjesë në garën për karrigen e presidentit. Zgjedhjet po afrojnë, kurse beteja bëhet gjithnjë e më e ashpër. Kjo i jep lëndë djegëse për punë mjeshtërve të sharzhit.
“Heronjtë e ditës” janë të gjallë, të pikturuar në poza patetike ose të drejtuar në një fluturim drejt institucionit të ëndërruar presidencial.
Pohohet se, karikatura bullgare është mes 10 më të fortëve në botë. E dëshmojnë komentet e guximshme grafike mbi tema nga ditët e përditshme të autorëve në ekspozitën e tanishme.
“Politikanët janë të detyruar të jetojnë së bashku me karikaturën dhe ajo është pjesë nga jeta e tyre. Në qoftë se je njeri me një botëkuptim më të gjerë, në qoftë se je i mençur, nuk do të prekesh nga sharzhi” – thotë Ivajllo Cvetkov, sekretar i seksionit “Karikaturë” pranë Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Për të pikturimi i presidentëve nuk është më i ndryshëm nga paraqitja e njerëzve të tjerë të njohur dhe jo kaq të njohur. Ka pikturuar sharzhe të ish presidentëve të Francës dhe të Brazilit – Charle de Gol dhe Dilma Rusef thjesht për një kënaqësi personale. Pohon se, krijimi i tij satirik i është dhuruar Rusef gjatë ardhjes së saj tek ne gjatë vitit 2011.
“Nga karikaturistët nuk njoh njeri, i cili të niset me ligësi, me paramendim ta thyejë njeriun me pikturën e vet. Por, gjithmonë ka rrezik ndonjë të preket, më në veçanti kur njerëzit e marrin veten shumë seriozisht dhe nuk pranojnë të bëjnë shaka me ta.
Më kujtohet sesi një nga kandidat presidentët e njohur tani telefonoi për të thënë se në një nga karikaturat e mia e kam pikturuar me pantallona jo dhe shumë të gjata. Do të ishte e kuptueshme në qoftë se e kisha pikturuar me hundë të gjatë, por ai ishte prekur nga gjatësia e pantallonave. Në karikaturën tjetër nuk e ndreqa këtë detaj, sepse autori asnjëherë nuk duhet ta ndryshojë pamjen, ai ka shikimin e vet dhe duhet ta mbrojë. Ne, bullgarët, kemi një politikë pikante, politikanët tanë janë me ngjyra. Për shembull ndonjë parlamentar me një botëkuptim më të ngushtë që nuk ka një ndjenjë për humor kur vjen nga Parlamenti Evropian, ai është i padepërtueshëm, shikon përmes syzeve. Kurse njerëzit tanë janë natyral, duke filluar nga Mitjo Pishtova dhe arrin deri tek kryetarja e Parlamentit Cecka Caçeva. Dhe tek ne, ka “fytyra prej guri”, por janë pak. Pavarësisht nga gjërat e shumta të cilat mundohemi të themi dhe të shprehim përmes karikaturave, politikanët nuk marrin mësim. Fytyrat e drejtuesve ndryshojnë, por mangësitë e tyre mbeten të njëjtat. Ekspozita me karikatura është hakmarrja e vogël e njeriut të zakonshëm. Ai vjen në sallë që të mund të qesh mbi pamjen e shtrembëruar të atij, i cili është lart në hierarki, por nuk punon në interes të njerëzve.”
Ivajllo Ninov është mes krijuesve të njohur në vendin tonë, kurse shenja e karikaturave të tij është e njohur shumë mirë mes bashkatdhetarëve tanë. Ai prej viteve mirëmban rubrika satirike në faqet e një gazete me një tirazh shumë të madh.
“Për mirë apo për keq, mediat elektronike dhe gazetare e mbushin kokën e bullgarit që nga mëngjesi deri në darkë me probleme dhe pamje të njëjta. Njeriu sado që të jetë inteligjent dhe i aftë për t’u orientuar në situatë, trulloset. Nuk ka mënyrë që të orientohet, përveç se në qoftë se nuk ka fuqi të forta për kundërvënie ndaj mjedisit rrethues. Që të mund të shpëtojë në një situatë të tillë, njeriu duhet të fusë në veprim instinktin e vet për vetëmbrojtje. Mbase tallja dhe satira ndihmojnë në këtë. Karikatura ka privilegjin të ndërmerret në mënyrë të rrufeshme. Nuk është e domosdoshme që njeriu të ndajë kohë, që të mund të lexojë një tekst të gjatë. Vetëm me një vështrim duhet të kuptojë, se çfarë do që t’i thotë autori. Karikatura nuk është vetëm një pikturim, ajo është gazetari. Njeriu i cili merret me një karikaturë gazetare, duhet të ketë një pozitë qytetari, një përvojë jetike, me të cilën të mund të bëjë analiza grafike të ditës së sotme, siç janë karikaturat. Është e nevojshme një pjekuri, nuk është e lidhur vetëm me talentin. Sado e begatshme të jetë toka shoqërore tek ne, nuk mundet çdo ditë të pikturohen karikatura të reja e të reja. Është e mjaftueshme të bëhen dy karikatura në javë, por të jenë të tilla që të mund më mirë t’u japin qartësi ngjarjeve të rëndësishme të ditës. Për këtë qellim duhet të jetosh me problemet e shoqërisë dhe të bësh pikturën tënde të kuptueshme për publikun e gjerë. Është mirë që njeriu të ketë një ndjenjë të vërtetë për të vërtetën, por kjo nuk është gjë e dhënë, njeriu nuk lind me këtë, kjo kultivohet tek ai. Të merresh me art është një veprimtari komplekse, ku në të përfshihet arsimi, edukata, shokët me të cilët komunikon, muzika të cilën e dëgjon dhe çdo gjë tjetër.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Gergana Mançeva dhe sbhart.com
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë..