Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur arti takon bamirësinë

БНР Новини
6
Natalia Stojanova, 16 vjeç

Përpara tri vjetëve Galja dhe Todor Kolevi krijojnë një galeri në qytetin Stara Zagora. E quajnë GalasArt. Galja është një piktore e talentuar. Ajo e ve nënshkrimin me emrin Galla. Bashkëshorti i saj e përkrah pa rezerva – për shkak të pasionit të saj të madh ndaj artit, por dhe ndaj kauzave të tjera.

Akoma që në fillim ne vendosëm, se ky projekt nuk është thjesht një dyqan për piktura, por një galeri, e cila me jetën e vet sociale do të ketë veprimtari dhe do të lerë gjurmë në shoqëri, të cilat të kontribuojnë për zhvillimin e tij – tregon Todor Kolev. – Mbase tingëllon me fjalë të mëdha, por që atëherë në fakt ne jemi mjaft aktiv. Për kohën e kaluar tanimë kemi dy pjesëmarrje në ekspozitat ndërkombëtare – në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2013 në qytetin Kembrixh dhe gjatë vitit 2015 në Harogejt. Gjatë vitit 2014 startuam një faqe për konkurse për fëmijët mbi artin e pikturimit. Kishim plane që sajti të afirmohet si një vend për paraqitjen e fëmijëve dhe për edukimin e frymës sportive. Por rezultatet shumë shpejt i kaluan pritjet tona dhe tanimë kemi nga 250-300 pjesëmarrës në çdo një konkurs. Kurse faqja vizitohet prej 3dhe 5 mijë veta çdo muaj. Kemi fëmijë si nga Sofja, Varna, Plovdivi dhe fshati Sotirja, po kështu dhe nga Bostoni, Ohri, Shkupi dhe Vjena. Në çdo dy muaj ne shpallim temën. Fëmijët e rikrijojnë në pikturat e veta. Konkurset tona janë falas. Pjesëmarrësit tanë dërgojnë në imejlet tona vetëm formën e vet të regjistrimit dhe një foto të bërë mirë të pikturës së vet.

Ivona Aleksandrova, 18 vjeç, vendi i dytë në konkursin vjetor “Leonardo – piktori-inxhinier 2016”Duke i inkurajuar fëmijët të krijojnë, familja Kolevi kthejnë kokë dhe drejt kauzave të tjera bamirëse. Në qoftë se fituesit në konkurset vendosin t’i dhurojnë krijimet e veta, galeria iu propozon dekorata shumë të mira në formë të sendeve. Kurse krijimet e tyre kompletohen për llogari të galerisë dhe propozohen për shitje. Me mjetet e fituara përkrahen kauza për fëmijët në nevojë. Për shembull – ndihmë për atin Ivan nga Novi han, i cili ka krijuar një shtëpi për jetimët. Ose për Danço Petevin e talentuar – po kështu një fëmijë pa prindër, të cilin Todor Kolevi e quan një kopje të Prinsit dhe mban shumë për ta ndihmuar. Kujdese për Dançon tregon dhe vatra e kulturës në qytetin Stara Zagora. “Unë besoj në dhuntinë e tij dhe krenohem  se me ndihmën tonë ne do të mund të bëhemi një pjesë nga historia e tij. Mendoj se, një ditë ai do të besoj në vetvete. E kemi ftuar të këndojë në shfaqjet tona, që të gjithë prindërit qajnë kur e dëgjojnë. Për të ka se kush të kujdeset, por dhe ai po kështu kërkon njohje. Dhe ne i përkrahim shfaqjet e tij.”

Do të shtojmë dhe se familja Kolevi janë organizatorë edhe të konkursit vjetor, i cili i kushtohet krijimtarisë inxhinierie të Leonardo da Vinçit. Përse pikërisht asaj? Por, sepse Todor Kolevi është inxhinier, kurse bashkëshortja e tij e dimë se është piktore.

Polina Stojçeva, 13 vjeç, vendi i parë në konkursin vjetor “Leonardo – piktori-inxhinier 2016”Ai është shembulli për njeriun nga periudha e Rilindjes, gjeniu i cili i motivon pjesëmarrësit tanë të rikrijojnë arritjet e tij inxhinierie të pikturave. Në këtë konkurs kërkesat tona janë pak më të rritura nga pikëpamja e teknikës dhe të kufijve të moshës së pjesëmarrësve. Prandaj dhe fondi i dekorimit tanimë është laptop e tablete. Përveç kësaj, pikturat e fituesve mbeten për sponsorët, të cilët pas kësaj i përdorin për qëllime për promovim, dhe po kështu dhe për pjesëmarrjet e veta në aksione të tjera bamirëse. Ne tanimë kishim tri edicione të këtij konkursi, kurse tani do të shpallet i katërti.

Sipas Todor Kolevit është mirë t’i kushtohet vëmendje dhe dy gjenive të tjerë, të cilët meritojnë të prezantohen përpara fëmijëve. Për shembull Isak Njuton, Teslla dhe akoma një sërë të tjerë. “Ne tërheqim si sponsor kështu dhe partner – tregon ai. – Sponsorët sigurojnë pjesën financiare, sepse ideja jonë është që fëmijët më të mëdhenj në moshë nga 12 deri më 18-19 vjeç, të pikturojnë tanimë mbi beze, me bojëra profesionale dhe në këtë mënyrë të krijojnë temën tonë. Por kjo nuk bëhet vetëm me sponsor, i cili do të sigurojë dekoratat më të mëdha. Kjo bëhet dhe me partner të cilët ta mbështesin këtë kauzë. Në të kaluarën kemi pasur partnerë të tillë: dhe Bashkia e qytetit Stara Zagora dhe vatra e kulturës “Shën Klementi i Ohrit”. Partnerë tanë dhe pjesëmarrës në juri kanë qenë shumë piktorë të mirë, përfshi dhe nga Britania e Madhe – një mikja jonë, e cila kur pa hollësitë rreth gjërave me të cilat merremi me këta fëmijë, na pati zili.

Në këtë moment kauza, për të cilën mbledh para familja Kolevi  është për qendrën ditore për njerëz me të meta “Shenjtorë Damjan dhe Kozma” në qytetin Stara Zagora. “Këta janë njerëz të shkëlqyer. Kanë buxhet për ushqim dhe veprimtari sociale, por nuk kanë për nevoja personale jashtë qendrës ditore. Disa prej tyre janë me sëmundje mentale, nuk janë në një gjendje të mirë. Unë personalisht i kam ndihmuar jo njëherë. Mjetet të cilat do t’i mbledhim tani, do të shkojnë për këta njerëz.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë nga arkivi i galerisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD