Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mësim i muzikës në Radion Kombëtare Bullgare

Muzika e Radios Kombëtare Bullgare takohet me fëmijët

Foto: BNR

Në fund të tetorit Radioja Kombëtare Bullgare përsëri hapi dyer për adhuruesit e vegjël me edicionin e radhës të Programit të saj Arsimor Muzikor. Takimi ishte me Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Në studion e parë të radios muzikantët dhe dirigjenti i ansamblit paraqitën para publikut kureshtar prej fëmijësh dhe nxënësish instrumentet e veçanta dhe demonstruan se si ato tingëllojnë në orkestër. Iu kushtua një vëmendje e posaçme ritmeve tipike për folklorin bullgar. U paraqitën veglat tipike muzikore dhe veçoritë e krahinave të ndryshme folklorike të Bullgarisë, kurse dirigjenti i ansamblit Dimitër Hristov tregoi në një mënyrë shumë interesante për bukurinë e folklorit autentik bullgar.

Fëmijët emocionohen për vizitën e tyre në godinën e medias, në studiot e ndryshme. Ata kanë mundësi të vizitojnë ekspozitën muzeore në radio, e cila tregon zhvillimin dhe prestigjin e medias.

Në një anketë mund të mësojmë mendimet e fëmijëve, që erdhën në koncertin e Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, i cili bën pjesë në program, para se të dëgjojnë koncertin në Studion e parë të radios, si dhe pritjet e tyre.

Denis Deljan Bunovski, 11 vjeçar në klasën e pestë në “Shkollën Bullgare” në Sofje tha:

Jam këtu, sepse disa vegla më interesojnë dhe desha të mësohem të luajë në kitarë dhe në piano. Më pëlqen gjithashtu trumpeti dhe harpa, por edhe shumë vegla të tjera muzikore. Dëgjova për këtë program nga mësuesja ime Vjara Nikollova. Nuk kisha hyrë kurrë në godinën e Radios Kombëtare dhe më pëlqen, sepse është shumë e madhe dhe e bukur. Më pëlqen muzika klasike dhe opera dhe do të vizitoj edhe koncerte të tjera të tilla të programit.

Vizituesi më i vogël i koncertit Joan është vetëm trevjeçar, por shfaq interes të madh ndaj muzikës dhe veglave muzikore.

Kam ardhur në një koncert me mamin. Më pëlqen muzika dhe më shumë instrumenti kontrabas.

Stojan Kosov është në klasën e dytë dhe e di shumë mirë se çfarë do të dëgjojë dhe cilat janë interesat e tij:

Muzika popullore dhe instrumentet e saj. E njoh violinën, fizarmonikën, pianon, bateritë, gajden, daullen dhe gëdullkën. Erdha me gjyshen time në koncert, pasi ajo ka dëgjuar për koncertin në radio.

Bozhidara Hohollova nga “Shkolla Bullgare” na tregoi për interesat e saj:

Desha të shoh se si muzikantët luajnë në instrumentet e veçanta. Prandaj jam këtu. Njoh disa prej tyre. Merrem me muzikë. I bie pianos dhe këndoj.

Pjesëmarrësi tjetër në anketë ka interes ndaj muzikës folklorike bullgare dhe studimit të saj. Ja fjalët e tij:

Quhem Nikollaj. Jam 13 vjeçar dhe jam në klasën e shtatë të Shkollës Muzikore “Ljubomir Pipkov” me këndim folklorik. Erdha, që të dëgjoj Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Dëgjova për këtë program nga mësuesi im i këndimit popullor.

Programi arsimor muzikor i Radios Kombëtare Bullgare gjithmonë është në përputhje me moshën e dëgjuesve të rinj. Për dëgjuesit nga kopshtet për fëmijë ajo është në formën e lojës. Sipas tyre më interesantja është prekja e veglave muzikore. Muzikantët nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare i ndihmojnë dhe u shpjegojnë se si përdoren instrumentet. Nxënësit njihen me historinë e muzikës. Këtë vit në programin e medias marrin pjesë edhe koristët nga Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve të Radios. Ata demonstrojnë para fëmijëve mundësitë e mëdha të zërit të njeriut dhe bukurinë e tij në muzikën operistike dhe në atë korale.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD