Sipas traditës më 1 nëntor, kur shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit, Lidhja Bullgare e Muzikantëve dhe Valltarëve dhe Radioja Klasik FM dorëzuan çmimet e tyre vjetore për arritje të mëdha në artin muzikor dhe koreografik. Çmimi dorëzohet në 17 kategori. Ndër to janë ato për dirigjent, ansamble dhome, art baleti, muzikë xhaz dhe pop etj. Sivjet ishte edicioni i 20 jubilar i aktivitetit prestigjioz. Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimeve u mbajt në Qendrën Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “St. Makedonski” nën egjidën e kryetares së bashkisë së Sofjes dhe të Ministrisë së Kulturës. Çmime morën maestroja Najden Todorov – dirigjent i Operës së Ruses, “Fondacioni” për muzikë pop dhe rock, profesorët Stojka Millanova dhe Ljudmill Angellov për ansambël dhome, Kamelia Todorova për muzikë xhaz etj.
“Një çmim gjithmonë është lidhur me shumë emocion. Kuptova për këtë çmim disa orë më parë. Çmimi është i Ministrisë së Kulturës dhe i Lidhjes Bullgare të Muzikantëve dhe Valltarëve. Gjithmonë është tronditëse, kur ka vlerësime të mëdha. Mirëpo, një artist, një kompozitor nuk duhet të ndikohet nga çmimet. Ato janë diçka që të stimulon.”
“Kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Para shumë vitesh, kur prof. Kirill Stefanov – udhëheqës kryesor artistik i ansamblit “Pirin” e mori këtë çmim, unë i thash vetes: “Çfarë njeriu duhet të jesh dhe çfarë duhet të kesh prapa kurrizit që të marrësh një çmim kaq të madh muzikor?” Dhe tani ky çmim është në duart e mia. Ky nuk është vetëm çmimi im. Ky është një çmim për punën e tërë Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, ky është një çmim i të gjithë kolegëve të mi, i të gjithë që punuan mbi projektin “Ritmi i Ballkanit”, i cili është një prej projekteve tona më të suksesshme.”
Me “Lirën e dytë të Kristaltë” u dekorua këngëtari i ri i talentuar Denko Prodanov – solist në Teatrin Muzikor “St. Makedonski”. Ja fjalët e tij emocionale:
“Ende nuk mund ta asimiloj. Jam shumë i emocionuar. Desha ta falënderoj Teatrin Muzikor për nominimin, si dhe Lidhjen Bullgare të Muzikantëve dhe Valltarëve dhe Radion FM për Lirën e Kristaltë. Ajo është e dyta në karrierën time. Çmimi është në kategorinë “Arti i operës dhe i operetës”, derisa çmimi i parë ishte në kategorinë “Interpretues i ri”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..