Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Veglat muzikore kanë shpirt”, thotë mjeshtri-restaurues i pianove Petër Dimitrov

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Sot shtëpia muzikore “Presto” feston jubileun e saj të 25-të bashkë me miq, muzikantë dhe aktorë të shquar dhe adhurues të veglave të rralla muzikore. Në skenë në Qendrën për Art City Mark në Sofje do të shfaqen profesorët Zheni Zaharieva, Polina Petrova, Rashko Mlladenov, Icko Finci, Cvetelina Mallxhanska, Valentina Korçakova, Mario Nikollov, Anna Maria Shicova etj. Do të projektohet edhe filmi “Pianoja ballkanike”, i cili paraqet momente neuralgjike, jotipike, qesharake dhe të trishtuara nga jeta e përditshme e “Presto”. Themeluesi i shtëpisë muzikore është dirigjenti Petër Dimitrov. Veprimtarinë e vet ai e ka filluar në vitin 1991 dhe tani është lider në sferën e pianove në Bullgari.

СнимкаVeprimtaria kryesore e “Presto” është lidhur me “gjallërimin” e instrumenteve të vjetra. Këto instrumente të rimëkëmbura përdoren nga pianistët në vatrat kulturore, në shkolla, në vatrat e leximit dhe në shtëpitë private të shumë muzikantëve dhe adhuruesve të muzikës. “Presto” është përfaqësuesi zyrtar i markës botërore për prodhimin e pianove “Blüthner”.

Për punën e gjatë lidhur me restaurimin e pianove, që është një proces shumë i vështirë, na tregon Petër Dimitrov, në vigjilje të koncertit festiv me rastin e përvjetorit:

Kjo nuk do të jetë festë me fanfare. Për 25 vjet kemi përjetuar gjithçka dhe mendimi kryesor, që më qetëson, është se për fat të mirë ende ka “Presto”. Për mua kjo gjithmonë ka qenë një kauzë kulturore. Restaurimi i pianove kërkon një nivel shumë të lartë profesionalizmi. Markat e pianove janë disa mijë. Në praktikën time kam hasur shumë emra të panjohur. Edhe në Bullgari ka marka të rralla. Në kohën e socializmit në Bullgari importoheshin kryesisht instrumente ruse, si dhe të tilla të ish Republikës Demokratike të Gjermanisë dhe të Çekisë, kurse para kësaj periudhe gjithashtu janë importuar vegla muzikore. Është shumë bukur se kemi jo pak instrumente “Bechstein”. Shumë pak janë ato të markës “Bösendorfer”. Më të vlershme janë Steinway & Sons”. Një prej veglave më të bukura muzikore, që unë kam parë në jetën time, është pikërisht “Steinway”, prodhuar në vitin e largët 1873. Gjithmonë i kam konsideruar instrumentet si mbajtës individualiteti, si mbajtës shpirti. Një instrument 100 vjeçar e ka fisnikërinë e kohës së tij dhe mban aromën e epokës së kaluar. Nga pikëpamja e tingullit ato janë shumë më të mira sesa çdo një instrument bashkëkohor.

СнимкаJa se çfarë na tregoi vetë maestroja Dimitrov për takimet e rralla me muzikantë të shquar dhe për përkrahjen e shtëpisë muzikore dhe përkrahjen e tij personale si organizator ndaj muzikantëve të rinj:

Kemi ndihmuar shumë muzikantë të rinj në shfaqjet e tyre të para muzikore. Disa karriera botërore kanë startuar te ne dhe me ndihmën tonë. U kemi dhënë bursa nxënësve dhe studentëve. Kemi organizuar tri konkurse ndërkombëtare për pianistë. Dy prej tyre janë “Seiler”, ka gjithashtu një “Bösendorfer”. Të gjithë na njohën si organizator perfekt – edhe juria, edhe pjesëmarrësit. Kemi realizuar shumë koncerte. U njoha personalisht me mbesën e Vagnerit dhe stërmbese të Fernc Listit – me zonjën Verene Vagner – Laferenc dhe arrita ta çojë atë në Bullgari në vitin 2008. Pasi e sheh njeriu sikurse e sheh profilin e Ferenc Listit, kurse përballë ngjan shumë me Vagnerin. Ajo më tregoi për repeticionet e Arturo Toskaninit, në të cilat ka qenë e pranishme, si dhe për repeticionet e Bajrojtit. Për festën e shtëpisë muzikore “Presto” kam ftuar shumë miq dhe një publik të madh. Ky koncert është për të gjithë ata. Përveç shumë muzikantëve dhe aktorëve, të cilët janë miqtë tanë, kam ftuar gjithashtu shumë të rinj, sepse gjithmonë në qendrën e veprimtarisë sonë ka qenë e ardhmja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..

botuar më 25-04-15 2.50.MD

"I dashuri im" – një aventurë pop nga këngëtarja Savina

Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im".  Ajo u shfaq në momentin kur..

botuar më 25-04-14 2.45.MD
Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze

Ansambli i Dhomës së Radios Bavareze po viziton Sofjen për Pashkë

Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..

botuar më 25-04-13 6.00.PD