Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri Studentor “Alma Alter” ka një qëndrim të vet ndaj njerëzve me probleme në të parin

БНР Новини

Laboratori Studentor Teatror “Alma Alter” pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” ofron një studim gjithëpërfshirës të artit teatror. Në laboratorin artistik e vënë theksin mbi aftësitë e artistit të zhvillojë talentet e tij dhe të arrijë të përballojë jo vetëm detyrat artistike, por edhe të gjitha sfidat e shfaqjes prej autori. Ai duhet të jetë i aftë të bëhet regjisor i shfaqjeve të veta, të realizojë koreografinë dhe më në fund të prezantojë veprën para publikut.

Artistët e Teatrit “Alma Alter” luajnë me veshjet e tyre pa kostume teatrore dhe pa dekore. Iu shpresojnë më në veçanti lidhjes së gjallë dhe të drejtpërdrejtë me publikun. Për studentët që shfaqin interes parashikohet një kualifikim dyvjeçar profesional në fushën e teatrit prej autori. “Këtu punojmë në një studio të pajisur me teknikë moderne audio vizuale. Udhëheqja e di shumë mirë nevojat e të rinjve. Ajo u siguron atyre atë për të cilën kanë nevojë, duke përfshirë edhe studentët në gjendje jo të barabartë.” Këtë e thekson Petja Josifova – koreografe dhe drejtoreshë e Teatrit Universitar dhe vazhdon:

Ka njerëz, të cilët gjatë viteve frekuentojnë dhe shikojnë çdo shfaqje të teatrit tonë, sepse ajo dallohet nga spektakli i mëparshëm. Teatri ynë nuk është një vend ku vetëm vështrohet një spektakël. Teatri ynë është një vend ku mund të takohesh me njeriun pranë. Kështu fondamenti i tij nuk është vetëm në kuadrin e një mjedisi kulturor, më tepër ai është në suazat e mjedisit social. Si rezultat nëpërmjet shfaqjeve teatrore ne shtrojmë tema të rëndësishme jetike dhe shoqërore. Bëjmë eksperimente me variantet e ndryshme për zgjidhjen e problemeve të shtruara. Kështu mendojmë, se provokojmë auditorin të mendojë.

Formacioni “Alma Alter” qëndron para një sfide tjetër të madhe. Ajo titullohet “24 orë teatër” dhe përfshin një maratonë skenike në salla të ndryshme universitare në lidhje me Ditën Botërore të Teatrit – 27 Marsin. Veprimtaria sipas traditës është pjesë e kalendarit të Universitetit të Sofjes. Sivjet në këtë aktivitet do të përfshihen edhe studentët me probleme në të parin. Ndaj këtyre studentëve udhëheqja e universitetit sillet me kujdes special dhe me vëmendje. Këtë e ripohoi edhe Petja Josifova, e cila tashmë zgjodhi 30 studentë me probleme të tilla. Lidhur me këtë ajo shpjegon:

Sivjet vendosëm të mbledhin 30 studentë me probleme në të parin dhe 30 studentë pa këtë problem. 10 artistë dhe organizatorët e ekipit dëshirojnë të sprovojnë a është e mundshme që ata njerëz të zgjidhin bashkë një problem social. Qëllimi kryesor është të shikojmë a ka mundësi që arti, ose më saktë teatri, të bëjnë njerëzit më të afërt. Nëpërmjet këtij projekti të laboratorit teatror do të përpiqemi të zgjidhim probleme, të cilët hasim çdo ditë në universitet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal dhe Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD