Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mozaikë të moçëm do të shtojnë joshjen e qytetit Pllovdiv

БНР Новини

Një nga qytetet më të vjetra në Evropë – Pllovdiv vazhdon të zbulojë sekretet e tij. Bëhet fjalë për Bazilikën e Madhe të vendbanimit të dikurshëm Filipopoll, paraardhësit të qytetit të sotëm. Detyra e arkeologëve gjatë stinës ishte të gërmojnë pjesën veriore të tempullit si dhe anijatën qendrore. Mbi dyshemenë e mbuluar me mozaikë shkencëtaret zbuluan 36 varrime. Si rezultat i gjurmimeve në pjesën veriore të bazilikës u zbuluan 200 metra katror nga anijata qendrore. Në këtë pjesë të godinës së dikurshme ka të dhëna edhe për varrime të tjera. Ata datojnë nga mesjeta, ndoshta nga fundi i shekullit X deri në gjysmën e parë të  shekullit XII. Vet bazilika u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit IV dhe ekzistonte deri në fund të shekullit VI, kur u shemb si rezultat i një tërmeti të fuqishëm. Siç thekson Zheni Tankova, udhëheqëse e kërkimeve arkeologjike, shkencëtarët e kishin të qartë çfarë mund të zbulojnë. E reja, e cila na habiti dhe na solli gëzim, ishte se në fasadën perëndimore gjetëm nefin – pjesën e brendshme të bazilikës. Kështu u zbulua një element i madh i planit perëndimor të kishës – thekson ajo dhe vazhdon:

Снимка

Ato janë anijata, të cilat formojnë tërë kompleksin e bazilikës. Zbuluam një dysheme të mbuluar me mozaikë pikërisht mbi këtë fasadë. Ajo ka një vlerë të lartë kulturore. Mbi të në një medaljon në formën e kuadratit është i rikrijuar një pallua, i cili çon besimtarët te hyrja qendrore të nefit të bazilikës. Përreth ka edhe gjashtë tema të tjera me zogj të ndryshëm.

Arkeologët vazhdojnë kërkimet në afërsi të këtij sektori, i cili provokoi interesin e mediave dhe rretheve shkencore. Mirëpo,  inventari në varret e gërmuara është mjaftë i vogël. Zbulimi me më shumë rëndësi janë tre kryqe arkivole të vogla për ruajtjen e lipsaneve, disa byzylykë prej qelqi dhe vathë. Ndër të varrosurit ka edhe fëmijë.

Снимка

Me çfarë dallohen mozaikët e bazilikës e pyetëm zonjën Zheni Tankova:

Në se do të pranojmë se tërë sipërfaqja e tempullit, e cila në drejtim lindje-perëndim është me gjatësi 56 metra e 60 centimetra dhe me gjerësi 39 metra përafërsisht, për më tepër se kjo sipërfaqe kishte dy shtresa të mbuluara me mozaik, atëherë zbulimi është me rëndësi të madhe. Ka një nivel të parë, gjë pas së cilës ndoshta u duk ndonjë domosdoshmëri për meremetim. Pas kësaj u suvatua me shtresë llaçi dhe u rendin shtresa e dytë të mozaikut. Mozaiku është më mirë i ruajtur vetëm nga periudha e parë. Supozojmë, se bëhet fjalë për një kompleks me afro 80 metra gjatësi dhe me sipërfaqe nga më se 2400 metra katror me një dysheme të mbuluar me mozaikë, gjë që nuk e ka shokun. Për fat të keq nuk është i ruajtur në të gjitha anët mirë. Ka sektorë ku mungojnë copëza, ose ku janë të shkatërruara. Por mendojmë, se mozaiku i zbuluar do të jetë më se 2 dynymësh.

Снимка

Vallë, a parashikohet krijimi i një kompleksi muzeor dhe si do të duket ai? Prapë përgjigjet zonja Tankova:

Një pjesë prej zbulimeve tona do të mbulohet. Aty në vend do të ekspozohen shtresat më të hershme të mozaikut. Shtresa e dytë të mozaikut është në proces të restaurimit dhe konservimit. Pas kësaj copëzat e rivendosura do të ekspozohet në formën e tablove murale. Pjesa veriore e këtij terreni, e cila çon te katedralja katolike, do të formohet si zonë për shëtitje me dritare në nivelin e shëtitoreve, nga ku do të shihen tullat dhe tërë arkeologjinë e zbuluar. Krahas kësaj do të ketë edhe hyrje për ata që kanë dëshirë të frekuentojnë dhe të shikojnë tërë kompleksin arkeologjik. Jam e bindur, se ky kompleks arkeologjik do të provokojë interesin si të qytetarëve të Plovdivit, ashtu edhe të miqve të qytetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES dhe Wikipedia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD