Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi Turistik “Starinno Karllovo” ruan mënyrën e jetesës nga koha e Rilindjes Kombëtare

БНР Новини
Hani Buhallov

Qyteti Karllovo, ashtu edhe si qyteti Pllovdiv dhe vendbanime të tjera bullgare, ka lagjen e vet të vjetër. Rrugicat e ngushta të kalldrëmta buzë të cilave ngrihen shtëpi të ndërtuara me gurë dhe dru në stilin tipik të Rilindjes Kombëtare Bullgare tërheqin shumë vizitues. Pesë prej këtyre shtëpive – monumente të kulturës, u restauruan dhe formuan Kompleksin Turistik “Starinno Karllovo”, ose “Karllovo e Vjetër”. Rindërtimi i tyre është vepër i bashkisë së qytetit, e cila me mjete evropiane arriti të shndërrojë pesë godina gjysmë të rrënuara në një atraksion të vërtetë turistik.

СнимкаGjatë periudhës së shekujve XVIII – XIX qyteti shënonte një zhvillim ashendent ekonomik. Aty valohej një veprimtari aktive tregtare. Për këtë dëshmon godina e madhërishme e Hanit Buhallov, në të cilin qëndruan për pushin tregtarët udhëtarë. Pronari i tij i parë ishte Kirko Buhallov dhe nga familja e tij mbeti edhe emri i hanit. Shtëpia sot përbën një qendër të zanatçinjve dhe një vend për demonstrimin dhe rivendosjen e traditave karakteristike popullore. Me çfarë të gjitha ato shtëpi të lashta tërheqin turistët tregon Atanaska Zeljanova – etnologe dhe animatore për nga profesioni:

СнимкаKëtu mund të njiheni me mjeshtërit duarshkathët të cilët kanë punishte dhe paraqesin zanatet e tyre. Në han tregohen zejtari si endje, gdhendje në dru, qëndisje, endje,etj. Punimi i dantellave të famshme të Kalloferit është zanati ndaj të cilit shfaqet më shumë interes. Secili ka mundësi jo vetëm të shikojë si mjeshtret thurin dantellat, por edhe të përfshihet në endjen e tyre. Nuk janë pak nxënësit të cilët vijnë këtu që të zotërojnë teknika të ndryshme të zanateve. Një interes të theksuar shfaqet ndaj gdhendjes në dru dhe endjes. Tepër lartë vlerësohet edhe dantella e Kalloferit, por thurja e saj është më e vështirë, prandaj kjo zejtari vështirë përvetësohet nga më të vegjlit. Synojmë të ruajmë çdo zanat, që t’u transmetojmë brezave. Vetëm kështu ai do të mbetet dhe do të ruhet edhe në të ardhmen. Zanatet janë me rëndësi sepse ata janë lidhjet me paraardhësit tanë.

СнимкаSecili nga zejtarët në qytetin Karllovo është gati t’u transmetojë të rinjve zanatin. Më shumë vizitues ka ditët festive ose para festave, sepse aty mund të blihen shumë dhurata të llojllojshme. Një pjesë e rëndësishme e mënyrës së jetesës, e cila rikrijohet në kompleksin “Starinno Karllovo” është mbledhja e barnave dhe rritja e luleve. E përbashkëta midis të gjitha shtëpive të vjetra është se kopshtet e tyre janë plotë lule dhe bimë të dobishme, ndërsa në dritaret kudo shihen saksi me barbarozë. Lidhur me këtë Atanaska Zeljanova shpjegon:

Shtëpia Pateva

Shtëpia e bimëve të dobishme dhe vajrave eterike është e njohur si Shtëpia e Shtojzovalleve. Kjo është Shtëpia Pateva. Ajo është ndër objektet më tërheqëse në tërë kompleksin. Aty në se mund të themi ashtu, amvisja është trëndafili i vajit i Karllovos. Në një nga këndet vizituesit njihen me bimët e dobishme që rritin në rajonin tonë, me cilësitë e tyre shëruese. Ciceroni tregon për traditat e prodhimit të vajit prej trëndafili dhe për zhvillimin e industrisë kozmetike me vajrat eterike. Disa prej bimëve shëruese, të cilat tregohen në Shtëpinë e Shtojzovalleve mund të shihen të mbjella në kopshtet e të gjitha shtëpive në rajon. Ndër ta janë sherbela, livanda, rozmarina, barbaroza.

СнимкаNë shtëpi ka edhe një impiant të vogël për distilim sipas shembullit të distiluesve të vjetër në qytet. Aty vizituesit mund të shikojnë vet teknologjinë për nxjerrjen e vajit. Në varësi të stinës shfrytëzohen petlat e trëndafilit, livandës ose barbarozës. Prandaj aty në vend rritim barna të ndryshme aromatike. Turistët kanë mundësi të shijojnë çajin prej trëndafili dhe livande, aroma e të cilëve janë pjesë e pandarë e shtëpisë së qytetit Karllovo.

СнимкаRakit me bimë të dobishme të cilat mund të degustohen pasurojnë përjetimet. Kemi raki të verdha me rigon, por theksi vihet mbi të ashtuquajturën raki trëndafili. Krahas kësaj ofrohet edhe kozmetikë punuar me vajin e trëndafilit.

СнимкаNjë nga atraksionet në Hanin Buhallov është kafeja e përgatitur sipas teknologjisë së vjetër mbi rërë. Kafeja zihet në një xhezve prej bakri të vërë në rërë të nxehtë. Kështu përgatitur kafeja ka një shije të mrekullueshme. Sipas traditës këtu kafeja ofrohet me reçelin e bardhë ose me reçel të trëndafilit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva dhe starinnokarlovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD