Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

Foto: Veneta Nikollova

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i shenjtë duket se zhytet edhe më thellë në heshtje, larg zhurmës së kësaj bote.

Ndërsa ecim përgjatë rrugës së ngushtë për në manastir, vështrimi ynë bie mbi kodrat e mbuluara nga ngrica, që shkëlqejnë nën diellin e dimrit. Sapo kalojmë nëpër portën e lartë të manastirit, na mbështjell aroma e drurit të djegur nga sobat e manastirit, temjani dhe dylli.

Ajri i ftohtë pret si thikë dhe bora nën këmbët tona kërcitet lehtë. Shëtisim nëpër oborrin e mirëmbajtur dhe arrijmë përballë derës së kishës së vogël të manastirit. Ngrohtësia depërton nga dera e hapur - sikur të na fton të hyjmë, por jo vetëm për t'u ngrohur, por edhe për të ndezur një qiri. Dhe të shohim afresket, të cilat duket sikur dridhen pak nga drita dhe hijet e qirinjve.

Themeluar në shekullin e XIII-të, manastiri ishte qendra shpirtërore e cila bashkonte manastire të shumta në të ashtuquajturin Mali i Shenjtë i Sofjes.Sipas legjendës, pikërisht këtu në vitin 1238 u ndal procesioni që mbante lipsanet e Shën të Premtes së Bullgarisë në qytetin Tërnovo, me urdhër të Mbretit Ivan Asen II (1218 – 24 qershor 1241). Kështu vendi u shenjtërua nga lipsanet e shenjtores dhe kjo i frymëzoi të krishterët vendas të ndërtonin një kishë këtu.

Megjithatë, manastiri sikur ishte i shënuar nga një fat tragjik. Në shekullin e XIX-të, një zjarr i madh asgjësoi arkivin dhe bibliotekën e tij të çmuar dhe kisha e vjetër u shemb. Rimëkëmbja e Manastirit "Shën të Premtes" filloi në shekullin e XX-të, kur një grup murgeshash ruse mbërritën në Bullgari. Në krye të tyre ishte murgesha Maria Doktorova (1896-1978), e njohur në jetën laike si Lidija Nikollaevna. Pasi Igumenia Maria e zbuloi prirjen shpirtërore ndaj  Zotit brenda viteve ajo jetonte në manastire të ndryshme në Rumani, Jugosllavi, Shqipëri dhe përfundoi rrugëtimin e jetës së saj në Bullgari, mes kodrave të malit Ljulin. Dhe duke u vendosur këtu ajo filloi restaurimin e manastirit. Nën kujdesin e saj të përkushtuar, kisha “Shën e Premtja Tërnovska” u rinovua në vitin 1954. Një murg rus, emri i të cilit mbetet i panjohur, u ftua për të pikturuar muret. Afresket e bukura paraqesin shenjtorë bullgarë dhe rusë me gjatësi të plotë, si dhe skena biblike dhe jetësore.

Manastiri vazhdoi të zhvillohej еdhе në shekullin e XXI-të, kur në oborr u ndërtua Rotonda e gjerë "Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull",me projekt të arkitektes Cvetanka Razsollkova.

Muret e jashtme të zonës së banimit janë të mbuluara me citate biblike që rrisin ndjenjën e forcës shpirtërore, pastërtisë dhe shenjtërisë.

Për manastirin që nga viti 2002 përkujdeset Igumenia Fillotea, së bashku me murgesha të tjera. Ato mirëpresin vizitorët që ndalojnë këtu për të ndezur një qiri dhe për të kërkuar vetminë, larg zhurmës së jetës së përditshme. Si një vend i shënuar me shekuj, ku ndërthuren e kaluara dhe e tashmja, Manastiri i Klisurës "Shën e Premtja" është një nga vendet e shenjta të shquara bullgare, simbol i besimit dhe i përjetësisë së shpirtit.

Më shumë për manastiret në Bullgari mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko po bëhet kryeqyteti i lundrimit me vela dhe i kulturës

Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi zyrtar i Kupës Evropiane të Lundrimit me Vela në klasat olimpike ILCA 6 dhe 7. Gara, në të cilën do të..

botuar më 25-05-23 6.15.PD

Nuk është thjesht një bujtinë, por një përvojë interaktive - turizmi rural tek ne është në zhvillim e sipër

Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..

botuar më 25-05-22 8.00.MD

Turizmi mjekësor tërheq 50 mijë turistë të huaj në Bullgari çdo vit

Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata..

botuar më 25-05-21 5.19.MD