Nadezhda Danabasheva gjithmonë ka qenë shumë e pasionuar pas lojërave kompjuterike. Ka diplomë në fushën e turizmit, por hobi e saj mbizotëron dhe rastësisht apo jo, ajo punon në biznesin serioz me një softuer dëfryes. Aktualisht është menaxhere e një kompanie krejtësisht bullgare, e cila krijon lojëra kompjuterike si për tregun vendas ashtu dhe për gem tregun botëror. Nadja jo thjesht drejton një ekip të tërë, i cili ka përpunuar lojën Ragewar, e cila shumë shpejt grumbullon popullaritet mes lojtarëve, ajo vet merr pjesë si një dizajnere kreative në produktin e përgjithshëm.
Gjatë 15 vjetëve të kaluara ajo mori pjesë në krijimin e lojës së parë, të bërë në Bullgari – Bulfleet, dhe po kështu dhe në projektin ndërkombëtar “Hanovete”. Ajo është dhe autore e njërës prej lojërave më të njohura për vajza në Bullgari – Ladypopular. Aktualisht i është përkushtuar krejtësisht lojës krejtësisht më të re Ragewar dhe thotë se ajo është një sfidë e madhe, sepse do të jetë krosplatformë, që do të thotë se, loja do të jetë e pranishme për të gjitha pajisjet mobile, pavarësisht nëse janë tablete, telefona, kompjuter shfletues nën sistemeve të ndryshme operative e kështu me radhë.
Dhe akoma për botën e lojërave dhe për njerëzit të cilët i krijojnë Nadezhda Danabasheva tregon:
“Ne punojmë pak më shumë se dy vjet, me qenë se ekipi i cili e krijon, kishte dëshirë të bëjë një lojë-strategji, e cila t’u lejojë përdoruesve të luajnë në sesione të vogla të shkurtra, pa penguar kjo ndjenjën dhe përjetimin e tyre në lojë. Përse strategji? Secili prej nesh është një adhurues i strategjive, akoma kur fillohet nga Age of Empire, “Qytetërimet” ky është pasioni ynë Veçmas një pjesë e madhe nga ekipi kishte përvojë rreth krijimit të lojës “Hanovete”, ata po kështu janë lojë, e cila është në treg prej 8-9 vjetëve. Ajo na dha mundësi të dalim në tregun ndërkombëtar. Qe dhe mbeti shumë e njohur dhe e kërkuar. Dija jonë është bazë në strategji, prandaj vendosëm se kjo është diçka, të cilën mund ta bëjmë më mirë. Synimi ynë qe të krijojmë lojë, e cila para së gjithësh të na pëlqejë neve dhe ne të dëfrejmë me të. Vlerësimi deri tani nga lojtarët është se kemi pasur sukses. Përpara ditëve prezantuam Ragewar për herë të parë në një treg të huaj në Poloni dhe shpresojmë që aty loja të pëlqehet të paktën kaq, sa dhe në Bullgari. Në përpunimin e saj kanë marrë pjesë shumë njerëz nga kompani të ndryshme bullgare. Zgjodhëm më të mirët mes programuesve, inxhinierëve e zërit, dizajnërëve e kështu me radhë. Njerëzit punuan me të vërtetë me pasion dhe me një respekt të madh ndaj projektit tonë të përbashkët.”
Një forcë lëvizëse në botën e konkurrencës, synimi i natyrshëm njerëzor të jesh më i mirë nga të tjerët. Nuk ka sesi të tregosh se je më i miri, në qoftë se nuk ka garë. Ky është roli i lojërave kompjuterike, të japin një fushë për t’u shfaqur njerëzit, të cilët duan të dëshmojnë mjeshtëritë e tyre në një betejë të denjë me kundërshtarë virtualë. Një fushë e pafund për garë dhe konkurrencë kanë krijuar dizajnerët e lojërave kompjuterike. Synimi i tyre është të befasojnë me produkte më interesante dhe të përsosura përdoruesit e vet më kërkimtarë. Betejat e vërteta tanimë nuk janë fokusi bazë në lojë, ato vetëm shërbejnë për sfond, mbi të cilin veprojnë lojtarët.
“Më shumë mbështetemi tek fakti se njerëzit të cilët luajnë krijojnë një bashkësi, në të cilën ndërtojnë strategji dhe duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, që të mund të arrijnë qëllimet – thotë Nadezhda Danabasheva. – Unë nuk jam nga ai tip lojtarësh, të cilët i përballojnë mirë lojërat me qitje, të cilat janë të shpejta, të cilat kërkojnë një reagim të rrufeshëm. Në këto lojëra unë jam shumë e dobët. Prandaj pëlqej lojëra me strategji, sepse aty duhet të mendohesh më shumë, të ndërtosh, të shikosh se çfarë do të ngjajë disa hapa përpara, përpara se të zhvillohet aksion me kundërshtarin. Më pëlqejnë po kështu dhe lojërat me enigma të ndryshme, aty ku duhet të lëvizësh trurin, të shikosh në një mënyrë pak më të ndryshme mbi sistemin e lojës. Dhe sot e kësaj dite mes lojërave të mia të dashura janë The Neverhood, Syberya, gjëra të cilat për mua janë më tepër një sfidë për mendjen, sesa reflekset ose reagimi i shpejt. Akoma pavarësisht nga ditët e përshpejtuara të zakonshme, gjej dhe pak kohë për lojë. Dhe tani jam një adhuruese e lojës aksion kompjuterike RPG Diablo. Kjo është një lojë, së cilës i kam kushtuar një kohë mjaft të gjatë dhe sot kësaj dite gjej mënyrë të paktën për gjysmë orë të hyjë në lojë, të takohem aty me shokë dhe të bëjmë ndonjë ndeshje tjetër.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..