Përfundoi një nga ngjarjet më interesante në kalendarin muzikor para Krishtlindjeve të Filarmonisë së Sofjes – “Maria Prinz dhe Andrew Marriner”. Koncerti u zhvillua më 29 nëntor në sallën për muzikë dhome të kompleksit “Bullgaria”. Për publikun e zgjedhur pianistja Maria Prinz, e cila jeton dhe krijon në Vjenë, kishte përgatitur një program tepër atraktiv bashkë me një nga yjet e Orkestrës Simfonike të Londrës – solo klarinetisti Andrew Marriner dhe bashkë me violonçelisten Kristiana Alipieva.
Andrew Marriner është solo klarinetist në London Symphony Orchestra. Është biri i dirigjentit me famë botërore Sir Neville Marriner dhe vitet e rinisë së tij janë lidhur me orkestrën për muzikë dhome të babait të tij – Saint Martin in the Field. Është pjesë e ansamblit për muzikë dhome të Orkestrës Simfonike të Londrës dhe gjithashtu punon me muzikantë dhe dirigjentë të mëdhenj.
Koncerti i dytë me Filarmoninë e Sofjes i është kushtuar Sir Neville Marriner-it, i cili ndërroi jetën para pak kohe. Ai duhej të dirigjonte personalisht koncertin. Ja se çfarë tregoi Maria Prinz:
“Dy koncertet janë me një rëndësi të madhe për mua. Koncerti që u zhvillua më 29 nëntor ishte i pari prej ciklit për muzikë dhome. Në kuadrin e këtij cikli parashikoj akoma 3 koncerte të tjera. Ideja është që kolegët dhe miqtë e mi të shquar nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët punojnë në orkestra prijëse si Filarmonia e Vjenës, Orkestra Simfonike e Londrës e të tjerë, të vijnë në Sofje me programe interesante të muzikës së dhomës. Publiku do të takohet me mjeshtër të kësaj muzike dhe me kolegët – solistë nga Filarmonia e Sofjes. Veprat janë shumë të ndryshme – i kemi zgjedhur kështu që të jenë mjaft interesante dhe tërheqëse për një publik të gjerë.”
Për koncertin e dytë Maria Prinz tregoi me pak trishtim:
“Ngjarja e dytë është koncerti në kujtim të Sir Neville Marriner më 1 dhjetor bashkë me Filarmoninë e Sofjes. Dirigjent do të jetë Stephen Barlow. Ky koncert duhej të dirigjohej nga vetë Sir Marrineri, mirëpo fati vendosi diçka tjetër. Ai vdiq rastësisht më 2 nëntor. Koncerti do të jetë me të njëjtin program, mirëpo me dirigjent Stephen Barlow – dirigjent britanik, mik shumë i afërt i Sir Marrinerit. Ideja ime është që t’i bëjmë këto koncerte një formë të komunikimit intim me publikun dhe di se si të bëjmë kështu që ai të ndihet afër nesh, si pjesë e këtij projekti.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nën tingujt e paharrueshëm dhe interpretimet magjepsëse të veprave nga Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës realizoi koncertin e saj të parë në Sofje, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi. Koncerti..
Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e..
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..
Njëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit,..
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia..