Në Muzeun Kombëtar Historik mund të shihet ekspozita e mrekullueshme “Urа të dritës”. Në të prezantohen më se 50 vepra të piktorit të njohur bullgar Vëllçan Petrov dhe sende të çmueshme nga fondi i pasur muzeor. Ideja për këtë ekspozitë lindi para vitesh. “Ky piktor rikrijon në veprat subjekte të ndryshme trake, kisha, ena të bukura. Prandaj vendosëm të rregullojmë një ekspozitë me tablotë e tij” – tregon doktoresha Ellka Penkova nga Muzeu Kombëtar Historik. Në ekspozitë mund të shihen monumente të ndryshme: sende nga Thesaret e zbuluara në Panagjurishte dhe në Rogozen, nga Nekropoli në Apollonija Pontika, pllaka kushtimore prej mermeri të Kalorësit Trakë, ikona, sende kishtare, gdhendje të lashta të drurit.
Ekipi mbrojti një projekt për një ekspozitë të përkohshme para Ministrisë së Kulturës. Realizuesit deshën të prezantojnë vazhdimësinë midis monumenteve trake, paganizmit dhe fesë së krishtere. Kështu lindi ideja, që ekspozita të rregullohet si një rrotullim i diellit.
“Idenë e provokuan katër stinët e rikrijuara nga piktori Vëllçan Petrov në tablotë e tij të mrekullueshme me simbole të ndryshme – rrëfen Ellka Penkova. – Natyrisht, si krijues ai interpreton simbolet jashtë kontekstit të tyre historik. Mirëpo, ne prezantojmë tërë strukturën e tyre tematike me rëndësinë, të cilën ato e kishin në antikitet. Është interesante të shihet se si kjo rëndësi ndryshohet në fenë e krishtere dhe se si ajo thyhet përmes prizmit të një piktori modern bullgar, i cili më tepër është një mjeshtër ballkanik, gjë që ai gjithnjë insiston të vihet në dukje. Kështu filluam me rrotullimin e diellit dhe me stinët, lidhëm kultin ofrik trak me fenë e krishtere, sepse ato të dyja kanë shumë përngjashmëri. Figura e Orfeut, edhe në katakombet romake në kohën e krishterimit të hershëm, prezantohej si një bari ose si vet Krishti. Prandaj realizuam këtë strukturë tematike. Ndërsa rrotullimi i diellit i cili është një proces hyjnor është edhe një proces njerëzor. Kishim frikë që të mos kalojmë kufirin e fesë, prandaj kishim vështirësi në hartimin e teksteve dhe në rregullimin e eksponateve. Mirëpo, mendoj, se arritëm, që të mos kalojmë kufirin e fesë dhe paraqitëm vazhdimësinë.”
Ekipi në përputhje me tendencat moderne për gërshetimin e ekspozitave me mjetet e arteve të tjera, vendosi të shfrytëzojë ndriçimin teatror. Për më tepër se piktorja Elena Bojaxhieva kishte përvojë si skenografe. Kështu tablotë u lidhën me temat e përjetshmetë cikleve jetike, të vdekjes dhe lindjes, të arritjes së njohurive të vërteta, të bërthamës hyjnore të filozofive të ndryshme, doemos edhe me festat, të cilat ruajnë traditat dhe i transmetojnë përmes shekujve zakonet e ndryshme.
Ekspozita është një vepër e përbashkët të piktorit Vëllçan Petrov, doktoreshës Ellka Penkova dhe koleges së saj doktoreshës Ljubava Georgieva, të cilët punojnë në fushën e historisë dhe kulturës antike. Në ekip janë edhe kritiket e reja të artit doktoresha Lora Nenkovska dhe doktoresha Cveta Evlogieva-Kacarova.
“Vet ideja e ekspozitës supozon bashkëpunim të specialistëve të sferave të ndryshme – rrëfen Ljubava Georgieva. – Në fakt realizimi i kësaj ideje ishte një sfidë e madhe, sepse përbënte një eksperiment që të gërshetohen gjerët për të formuar një tërësi. Duhet të theksojmë, se në ekspozitë përveç eksponateve të njohura për publikun për herë të parë prezantohet një afresk mbi mur, i cili përbën skenën “Fjetja e Hyjlindëses” nga një kishë në qytetin Botevgrad dhe një reliefi guror me figurën e një kuçedre me shtatë kokë me kurora nga qyteti Ivajllovgrad. Ato dy eksponate u paraqitën në ekspozitë në sajë të një kolegu nga muzeu, i cili bënte eksplorime në ato rajone. Kështu ai arriti të bëjë që ato eksponate të bëhen pjesë e ekspozitës së tanishme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..