Bullgaria gjithashtu iu dha rezistencë të armatosur regjimit komunist, që u vendos në vend me një grusht shtet. Për më tepër, se ajo e para, me armë në dorë, iu kundërvu modelit stalinist të qeverisjes së vendosur pas okupacionit të Ushtrisë së Kuqe dhe ndërrimit me dhunë të qeverisë së ligjshme. Kjo ndodhi shumë parase të shpërthehet Kryengritja Hungareze dhe të ndjehet flladi i Pranverës së Pragës. Mirëpo, vepra e guximshme dhe e ndershme e gorjanëve bullgarë edhe më sot mbetet në heshtje. Për të nuk tregohet në librat shkollorë të historisë. Vepra e tyre nuk radhitet ndër ngjarjet më të shtrenjta për kujtesën kombëtare, nuk është një flamur i valëvitur të shtetasve kundër turpeve të pushtetit. Sot është e ngrohtë nën lëkurën e dashit, por herët ose vonë Dita e Gjyqit do të vijë dhe e vërteta do të dalë në pah.
“Mëshirë tashmë nuk tregoj. Me atë masë që ju matni, me po këtë do t’ju mat.” Me ato fjalë Gerasim Todorov, komandant i Repartit të Gjashtë të Pirinit paralajmëron në një letër komunistët nga fshati Vllahi, se populli nuk do të dhurojë më vrasjet, grabitjet, prapësitë e pushtetit të kuq. Në vitin 1947 ai formoi një grup ilegal në Maqedoninë e Pirinit, me të cilën zhvillonte aksione kundër maqedonizimit me dhunë dhe politikës së Partisë Komuniste Bullgare. Vepra e komandantit legjendar nuk ishte një akt i izoluar. Nga viti 1944 deri në vitin 1955 në mbarë vendin luftonin afro 600 çeta gorjane. Pasi ata fshiheshin në pyjet (bullgarisht “gora”) ata e quanin veten “gorjanë”. Lidhur me këtë Atanas Kirjakov, autor i filmit të vetëm dokumentar për gorjanët tregon:
“Ata ishin kryesisht fshatarë, toka e punueshme e të cilëve u konfiskua. Ky ishte një nga krimet më të mëdha të komunizmit, sepse ashtu ata i prenë kërthizës së fshatarëve. Nga letërsia dimë, se vëllai vret vëllain për një copë toke, ndërsa me shitjen e një-dy arave ai i përcillte fëmijët të mësojnë.”
Dhe pasi arat e konfiskuara me dhunë ishin një dhembje të përbashkët, banorët vendas ndihmuan gorjanët, duke u siguruar atyre ushqim, strehim dhe mbrojtje. Për reagimin e pushtetit flet vetëm një fakt i vetëm – një çetë nga 80 veta në Ballkanin pranë qytetit Sliven ai iu kundërvuri një ushtri nga 30 mijë veta. Për dokumentet e lexuara në arkivat e Sigurimit të Shtetit, regjisori kujton:
“Në dokumentet zbulohet frika dhe paniku i pushtetarëve, diskreditimi me qëllim i njerëzve, për të cilët nuk disponuan fakte, si dhe ndërrimi i vazhdueshëm i modeleve dhe organizatës së likuidimit të tyre. Ato dokumente janë të tmerrshme. Edhe tregimet e gorjanëve, që u shpëtuan shtien frikë. Sistemi ekzistonte në sajë të frikës, në sajë të një hipokrizie të pabesueshme dhe të një taktike “gjeniale” jezuite të shndërrojë njerëzit në kope. Ne jetuam në një shtet gri – godinat ishin gri, veshjet ishin gri, mendjet duhet të ishin gri dhe të përtëritin gjithçka, të cilën një grup njerëzish deshën të imponojnë mbi të tjerët, megjithëqë vet ata kishin frikë nga njeri tjetri. Ishte i domosdoshëm vetëm një fjalë, një aluzion...”
Ndërsa bilanci ishte i pamëshirshëm – shumica e gorjanëve vdiqën në përleshjet, të tjerë u dënuan me vdekje, ose u burgosën. Kështu gjithnjë e më shumë njerëz filluan të kuptojnë, se lufta e tyre ishte e dënuar, ndërsa ndihma e premtuar nga Perëndimi do të mbetet vetëm fjalë të kota. Filluan të bëhen më të shpeshta tradhtitë, të cilat janë aq karakteristike për historinë tonë. Por edhe ato kanë shpjegimin e vet, sepse regjimi futi njerëz të vet ndër gorjanët, për të çarë radhët dhe për të thyer besimin në fitoren.
Sot lëvizja e gorjanëve është gati për të marrë njohjen e parë zyrtare. Pritet, që presidenti të dekorojë pas vdekjes 30 komandant gorjanë me urdhrin “Për merita civile”. Mirëpo, a do të rehabilitohet shembulli i tyre të shndritshëm? Ja se çfarë mendon Nikollaj Pankov, i ati i të cilit Panko Pankov furnizonte me armë gorjanët në malin Ballkan pranë qytetit Sliven:
“Kjo është një nismë e lavdërueshme. Për fat të keq, emrat e martirëve nuk dihen, eshtrat e tyre janë të shpërndara kudo, ndërsa shumë njerëz edhe trashëgimtarët e tyre vazhdojnë të heshtin. Ashtu siç im atë vdiq pa thënë asgjë. Do të gëzohem, në se do të fillojë të flitet për epopenë e gorjanëve me fakte të sakta, me përulje para njerëzve, të cilët morën armën, që të mbrojnë tokën dhe fisin e tyre. Komunizmi nuk ka falur askush. Prandaj u kemi borxh gorjanëve të kujtojmë. Sepse ata ishin të parët të cilët iu dhanë rezistencë të armatosur komunistëve dhe komunizmit. Dhe kjo ndodhi shumë para ngjarjeve në Çekosllovaki dhe Hungari. Le të shpresojmë, se e vërteta për ta do të zbulohet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bulgaria1944-1989.eu, BGNES dhe Bulfoto
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..