Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë sfidat para aderimit të Bullgarisë në Eurozonë?

Foto: Forumi Ekonomik Bullgar

Sfidat për Bullgarinë para aderimit tonë në Eurozonë ishin temë e debateve në kuadrin e Forumit Ekonomik Bullgar 2016, i cili u zhvillua në Sofje. Pjesëmarrësit e tij komentuan pse liderët evropianë nuk dëshirojnë t’i lejojnë Bullgarisë akses në mekanizmin valutor, duke pasur parasysh se ky mekanizëm është hapi i detyrueshëm para aderimit të një shteti në Eurozonë.

Sipas ekonomistit Georgi Ganev problemet e brendshme të bashkimit valutor duhet të zgjidhen para pranimit të anëtareve të reja në të. Nga pikëpamja formale Bullgaria u përgjigjet të gjitha kritereve ekonomike për futjen e euros. Qëndrimi i një shteti në mekanizmin në fjalë ERM-2 është jo më pak se 2 vjet. Sipas Ganevit çmimet tek ne nuk do të rriten në mënyrë drastike pas pranimit të euros në Bullgari. Duke pasur parasysh refuzimin, të cilin Bullgaria mori për diskutime të lidhura me hyrjen në ERM-2, pjesëmarrësit në Forum u bashkuan rreth mendimit se Bullgaria nuk trajtohet në mënyrë të barabartë, siç ishte me shtete e tjera, të cilat tashmë janë anëtare të Eurozonës.

Përparësitë kryesore për Bullgarinë nga aderimi në Eurozonë janë pakësimi i interesave për të gjitha llojet e borxheve dhe rritja e shkëmbimit midis firmave tona dhe partnerëve evropianë – komentoi Georgi Ganevi. – Të mos harrojmë se bëhet fjalë për një nga tregjet më të zhvilluara në botë. Do të ketë shpenzime më të ulëta për lidhjen e marrëveshjeve tregtare dhe rreziku që vjen nga shkëmbimi valutor për firmat e huaja nuk do të ekzistojë më. Bullgaria do të ketë qasje tek një kreditor i pakufizuar i instancës së fundit. Minusi standard në këtë situatë – humbja e politikës së pavarur monetare – nuk është i vlefshëm për Bullgarinë. Gjërat që zhvillohen në botë dhe në Eurozonë tani ndikojnë mbi Bullgarinë, mirëpo me siguri jo në fuqinë e tyre të plotë. Ne jemi lidhur me Eurozonën dhe nuk do të humbim politikën tonë të vet monetare. Minusi tjetër është lidhur me angazhimin eventual të Bullgarisë që të marrë pjesë në financimin e situatave të krizës në shtetet e tjera anëtare. Rreziku tjetër vjen gjithashtu nga mundësia që konsumatorët të marrin më shumë borxhe sesa mund të shlyejnë për shkak të interesave të ulëta. I tillë ishte rasti me Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Mirëpo në lidhje me këtë mundësi, unë jam skeptik, sepse kreditimi më i lartë i firmave dhe familjeve bullgare, në se bëhet në mënyrë të arsyeshme, nuk është diçka e keqe. Është e qartë se Ministria e Financave dhe Banka Popullore Bullgare nuk dëshirojnë të diskutojnë publikisht çështjen për aderimin e Bullgarisë në Eurozonë.

Sipas kryetarit të Forumit Ekonomik Bullgar Georgi Tabakov përparësitë nga aderimi i shtetit tonë në Eurozonë janë më shumë sesa janë gjërat negative dhe tani momenti është i përshtatshëm për një hap vendimtar në këtë drejtim. Ai tha se në Eurozonë njerëzit paguajnë dy-tri herë më pak për borxhet e tyre në krahasim me bullgarët, të cilët jemi në bord monetar. Tabakovi mendon se rreziqet kryesore për ekonominë e Evropës dhe për bashkimin monetar janë paqëndrueshmëria dhe popullizmi.

Në tryezën e rrumbullakët u diskutua ndikimi i procesit të aderimit tonë në Eurozonës mbi sektorët e ndryshëm – financat publike, sektorin financiar, formimin e çmimeve dhe buxhetin e familjeve, tregun e punës, investimet e drejtpërdrejta, turizmin, energjetikën, eksportin dhe importin. U shqyrtua gjithashtu përvoja e shteteve si Lituania, Letonia dhe Sllovakia në procesin e aderimit dhe efektet pas tij në shtetet e përmendura. Tre ekspertët e pranishëm – Andis Vilks (Letoni), Gediminas Shmuks (Lituani) dhe Igor Barat (Sllovaki) ishin kategorikë, se pa ekzistencën e një konsensusi të plotë të brendshëm për këtë se shoqëria përkatëse dëshiron të pranojë euron si valutë, nuk mund të përballohen erërat në drejtim të kundërt. Sipas tyre për hyrje në Eurozonë ka nevojë, në vend të parë për stabilitet politik dhe për një fushatë të fortë sqarimi dhe përgatitje për biznesin dhe sektorin bankar. Përfaqësuesit e tri shteteve inkurajuan aderimin tonë në Eurozonë.

Në pjesën e dytë të Forumit Ekonomik Bullgar tema e diskutimeve ishte ambienti i biznesit për ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari dhe u diskutuan mundësitë për zhvillim, kreditim, financim, eksport dhe import.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD