Javën e kaluar në Qendrën e Kulturës dhe Debatit “Shtëpia e Kuqe” në Sofje u mbajt premiera e spektaklit “Jon (pjesë për të birësuarit)”. Ky është projekti i dytë social, i përkrahur nga platforma për art dokumentar V/HOD. Partneri i nismës është edhe Studioja për teatër dokumentar VOX POPULI.
Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë Stefani Hanxhijska – antropologe, koreografe dhe interpretuese në sferën e valles moderne. Me se tema e fëmijëve të birësuar e ka tërhequr? Sipas saj ajo simbolizon fitimin kundër paragjykimeve:
“Kjo që na bëri përshtypje neve është se gjëja e parë që njerëzit përfytyrojnë është fëmijë të trishtuar, sy plot lot, shtretër të zbrazët prej hekuri – të gjitha këto klishetë. Ne e trajtojmë adoptimin në një mënyrë krejt të ndryshme. Ne interesohemi shumë për familjet, ku ka fëmijë të birësuar. U takuam me prindër të tillë, dëgjuam historitë e tyre, sepse birësimi nuk mbaron me marrjen e një fëmije nga një vend, ku nuk janë kujdesur për të. Dhe kategorikisht nuk mbaron me shpalljen e prindërit juridik të fëmijës. Faktikisht që të arrij sukses me të vërtetë një familje në këtë drejtim, ka nevojë për adaptim midis prindërve dhe fëmijës së tyre.”
Siç shënon Stefani, adoptimi ka qenë sekret para ndryshimeve demokratike pas vitit 1989. Por të adoptuarit jo rrallë e kanë mësuar të vërtetën në ndonjë mënyrë të dhimbshme – nëpërmjet ndonjë “fqinji mirëdashës” etj...
“Sot prindërit e thonë të vërtetën para fëmijës që në vetë fillimin, sepse ka respekt ndaj fëmijëve dhe madje kur ata janë të vegjël ne gjithmonë mund të tregojmë para tyre të vërtetën për prejardhjen e tyre dhe kjo nuk do të shkatërrojë një familje. Përkundrazi, një familje, e cila mbështetet tek e vërteta është e fortë dhe gjithçka është transparente. Në punën tonë ne u ndeshëm me dy polet – me fëmijë, të cilët janë rritur në një mjedis, pa ditur se kjo nuk është familja e tyre biologjike dhe me fëmijë, të cilët e kanë ditur të vërtetën në vetë fillimin.”
Çfarë do të thotë kjo metodë “verbatim” (nga latinishtja fjalë për fjalë), pse fjalët e njerëzve të intervistuar lidhur me birësimin duhet të paraqiten drejtpërsëdrejti?
“Ne besojmë se metoda “verbatim” i jep mundësi publikut për të dëgjuar disa gjëra, të cilat nuk do t’i dëgjonte në rast të kundërt. Ajo përbën intervista, të incizuara në audio-format, nga të cilat ne zgjedhim disa momente, ku teza e respondentit shihet më qartë. Dhe angazhohemi të mos i nxjerrim nga konteksti i tyre.”
Gjatë shfaqjeve të veçanta artistët i dëgjojnë me receptorë dhe flasin fjalë për fjalë. “Ne me të vërtetë i inkurajojmë aktorët të jenë maksimalisht afër këtij njeriu, afër monologut të tij, të cilin e interpretojnë, afër së vërtetës së tij”.
A ka çudi në birësim, sipas juve?
“Këto familje janë heronj të fshehur në shoqërinë tonë, por ato janë ndër ne. Po, për mendimin tim adoptimi dhe këto familje të mrekullueshme me të vërtetë janë një çudi dhe unë jam shumë e lumtur duke e parë këtë rreth meje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..