Rreth 2000 janë monumentet, skulpturat dhe basorelievet, kushtuar personaliteteve të dalluar dhe ngjarjeve historike në kryeqytetin bullgar. Rreth disave kalojmë çdo ditë dhe i njohim shkëlqyeshëm, por për të tjerët as që dyshojmë. Deri vonë informata për historinë e tyre dhe simbolikën ishte e shpërndarë dhe shumë e vështirë për t’u gjetur, por tanimë është e pranishme në një vend në adresën http://www.registersofia.bg/. Projekti realizohet nga Bashkia e Kryeqytetit në bashkëpunim me Muzeun Historik Regjional në Sofje. Deri në këtë moment në regjistër janë të përfshirë mbi 200 objekte nga të gjitha rajonet e kryeqytetit, të cilat janë një pjesë nga kujtimi i qytetit, kurse baza e të dhënave vazhdimisht po shtohet.
Më shumë për qëllimet e tij, do të mësojmë nga zëvendës-kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit mbi kulturën dhe arsimin Todor Çobanov:
“Kujtimi i qytetit përfshin jo vetëm vet rrugët, emërtimet e tyre, sheshet, por dhe çështjen shumë të rëndësishme për monumentet tona. Objekte, të cilat mbajnë në vetvete kujtimin historik dhe na rikujtojnë për ngjarje të tilla të rëndësishme dhe personalitete, vende dhe elemente artistike, të cilat kanë rëndësinë e vet për kujtimin kolektiv të kryeqytetit. Në përshtatje me ndryshimet në rregulloren për emërtimin dhe ndërrimin e emrave të objekteve bashkiake, detyra të përgatisë një regjistër unik i të gjithë vëllimit të monumenteve dhe të elementeve artistike, i qe dhënë Muzeut tonë Regjional Historik. Qëllimi i regjistrit është të japë një informacion të pranishëm për to – ku gjendet, si ngjajnë, statusi i tyre dhe i kujt autori janë. Vëllimi i punës është shumë i madh. Përpara rreth një viti në arkivin e muzeut përmbahej një informacion për rreth 500 objekte por me përfshirjen e të ashtuquajturve elemente artistike, ky numër do të kalohet shumë herë.”
Mungesa e një regjistri të ngjashëm deri në këtë moment i dedikohet faktorëve të shumtë, mes të cilëve përfshirjen e elementeve artistike dhe dekorative, të cilat janë një pjesë nga mjedisi i qytetit. Po kështu disa monumente dhe pllaka përkujtimore janë të vënë në bazë të ndonjë shkaku jo shumë të qartë, kurse autori i tyre është krejt i panjohur. Një shembull i tillë është skulptura e një koke të një hani bullgar, për të cilin nuk dihet asgjë, e vënë përpara një banese në lagjen Llozenec. Nga muzeu shpresojnë që vullnetarë dhe stazhier t’u ndihmojnë për mbledhjen sa më të shpejtë të informacionit të duhur për autorët e monumenteve. Qytetarë të cilët kanë foto dhe e dinë historinë e një monumenti të caktuar, po kështu mund t’i ofrojnë. Tani për tani sajti është i pranishëm në gjuhën bullgare, por kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme për objektet, parashikohet të formohet dhe një version në gjuhën angleze.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..