Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Tempulli është një simbol i fitores së lavdishme të Mbretit Ivan Asen pranë Kllokotnica 795 vjet më parë

4
Foto: bulgariatravel.org

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht.

9 Marsi është festa e kishës "Shën Dyzet Martirët" në qytetin Veliko Tërnovo - një vend me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin bullgar, i cili ruan denjësisht kujtimin e mbretërve të lavdishëm bullgarë.

Kompleksi mesjetar është i vendosur mbi Jantra – atje, ku lumi gjarpëron midis dy kodrave të fortifikuara historike Carevec dhe Trapezica. Edhe pas rënies nën sundimin osman (1393), artizanë, tregtarë dhe klerikë bullgarë jetonin pranë manastirit në lagjen Asen. Deri më sot kanë mbetur 7 tempuj, disa prej të cilëve janë ende në funksion. Por më emblematike për kryeqytetin mesjetar bullgar është kisha e "Shën Dyzet Martirëve". Historia e tij është e ndërthurur me ngjarjet më domethënëse nga koha e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185–1396), ndërsa pas Çlirimit (1878), tempulli u bë përsëri skena e ngjarjeve kryesore që paracaktuan të ardhmen e shtetit tonë të ringjallur.

„Mbreti Ivan Asen II kap Theodhor Komnin“, piktor Nikollaj Pavlloviç

Fëmijët bullgarë dinë për betejën e lavdishme të Mbretit Ivan Asen II pranë fshatit Kllokotnica. Në fillim të pranverës së vitit 1230, bullgarët mundën në këtë vend ushtrinë e despotit të Epirit Theodhor Komnin. Pas fitores vendimtare, sundimtari i Epirit u kap rob lufte së bashku me familjen dhe rojën e tij. Fitorja erdhi pikërisht më 9 mars dhe u perceptua si një shenjë për bullgarët se kishin mbrojtje dhe ndihmë hyjnore nga Dyzet Dëshmorët e Shenjtë. Në lavdi të guximit të ushtarëve dhe të fitoreve madhështore të të gjithë sundimtarëve bullgarë, Mbreti Ivan Asen II ndërtoi tempullin me të njëjtin emër.

Në atë kohë, Tërnovo ishte një kështjellë ortodokse me mbi 50 tempuj aktivë lutjesh. Kisha “Dyzet Dëshmorët” u bë një panteon i ndërtuesve të parë të Bullgarisë, pasi këtu u ruajtën tre kolonat e sundimtarëve bullgarë - të Khanit Omurtag nga shekulli i IX-të, të Mbretit Ivan Asen II nga viti 1230, si dhe një fragment i një kolone kufitare nga koha e Khanit Krum, më shumë se 1200 vjet e vjetër. Këto janë disa nga monumentet të vjetra më të rëndësishme epigrafike bullgare dhe grumbullimi i tyre në një vend, megjithëse janë krijuar në kohë të ndryshme, synon të theksojë në mënyrë kategorike vazhdimësinë në shtetësinë bullgare.

Kisha e Dyzet Dëshmorëve përjetoi shumë nga peripecitë e kohës. Gjatë sundimit osman në shekujt XVI - XVII ajo u shndërrua në xhami dhe të krishterët nuk lejoheshin brenda.Turqit ndërtuan edhe një minare, e cila për arsye të panjohura vazhdimisht binte. Por pavarësisht kësaj, ajo që u ndërtua nga Mbreti Ivan Asen edhe sot vazhdon të qëndrojë në vendin e vet dhe të shërbejë si dëshmi e pakundërshtueshme e bëmave të pushtetarëve të mëdhenj bullgarë dhe besimit te Zoti me të cilin populli ynë përballoi momentet më të errëta të historisë.

Sot, Kisha e Dyzet Dëshmorëve është një monument kulture dhe, megjithëse nuk është një tempull aktiv, në festën e shenjtorëve mbrojtës atje kryhet një shërbim në prani të laikëve nga afër dhe nga larg. Cicëroja Svetllana Petkova shpjegon, se në të kaluarën Kisha “Dyzet Dëshmorët” ishte pjesë e një kompleksi të madh të manastireve.

Kolona me mbishkrimin e Mbretit Ivan Asen II

"Gjatë hulumtimeve të saj, të cilat filluan pas Çlirimit të Bullgarisë, këtu u formua shoqëria e parë arkeologjike, me në krye Marin Drinov dhe Vasill Beron. Por kërkimet më serioze arkeologjike filluan në kohën e Mbretit Ferdinandit, dhe ato nuk ishin vetëm në Carevec dhe Trapezica, por edhe në rrënojat e qytetit romak Nikopolis, si dhe në kishën "Shën Dyzet Dëshmorët" – na tregon Svetllana Petkova dhe na kthen në një histori interesante që lidhet me një nga mjekët nga mesi i shekullit të XIX. – Hristo Daskallov: – Pasi ai arriti të shërojë gruan e valiut turk dhe t'ia kthejë shëndetin imamit të manastirit mysliman, i cili në atë kohë ndodhej pranë kishës. Turqit, në shenjë mirënjohjeje, e lejuan të hynte në "Dyzet Dëshmorët e Shenjtë". Ky mjek arriti të hiqte me saktësi të madhe mbishkrimet autentike nga kolonat e sunduesve bullgarë Krum, Omurtag dhe Ivan Asen II, duke ua dërguar sllavistëve rusë. Dhe që në vitin 1860 bota e qytetëruar e ktheu sytë nga kjo shenjtëri bullgare.

Në përfundim cicëroja Svetllana Petkova na kujton se “këtu u shpall edhe Pavarësia e Bullgarisë nga princi Ferdinand, pikërisht në orën 12 të mesditës më 22 shtator 1908”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: museumvt.com, bulgariatravel.org, bghistorypictures.wordpress.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..

botuar më 25-09-25 5.05.PD

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD