Zyrat e Partisë Demokratike të Popujve u sulmuan një ditë pas atentatit në Kajseri, në të cilin vdiqën 14 ushtarë turkë dhe u plagosën 55 veta, informoi DPA. Vandalë kanë hedhur gurë kundër selive të partisë në Stamboll dhe Ankara, në rrjetet sociale shfaqën thirrje për vrasjen e deputetëve të saj dhe të përfaqësuesve të tjerë të partisë. Partia Demokratike e Popujve, e cila është prokurde dënoi ashpër atentatet në Kajseri, të cilat, sipas institucioneve zyrtare, janë organizuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
Gazeta “Kathimerini” pohon, se mijëra kompani në Bullgari ekzistojnë vetëm në letër dhe janë regjistruar vitet e fundit nga grekë me qëllim evitimin e tatimeve. Sipas një studimi të Universitetit të Bristolit nga 14 mijë firma të tilla të regjistruara në Bullgari, vetëm 3000 punojnë në të vërtetë.
Nikolla Gruevski, lideri i partisë VMRO-DPMNE, e cila sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Maqedoni bëri thirrje që “disa diplomatë të huaj të ndalojnë ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe të respektojnë statusin e tyre diplomatik”. Në një miting para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup Gruevski insistoi për ndalimin e presionit mbi institucionet shtetërore. “VMRO-DPMNE nuk do të lejojë “kantonizimin” e Maqedonisë dhe do luftojë për “de-sorosizimit” të shtetit” – tha ai dhe shpalli se do të fillojë të përkrahë aktivisht shoqërinë civile me anë të rregullave të reja për financimin e fondacioneve, siç bëhet kjo në shtetet më bashkëkohore në botë.
Ministri serb i punës dhe politikës sociale Aleksandër Vulin alarmoi, se çdo ditë nga Serbia dalin 30 refugjatë, kurse 50 të tjerë hyjnë. Në këtë situatë Beogradi përpiqet të mbrojë bilancin prej rreth 6000 migrantëve në territorin e shtetit. Sipas ministrit shpenzimet për ta vijnë jo vetëm nga buxheti shtetëror, por edhe nga donacione të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. “Morëm premtime dhe vitin tjetër presim më shumë mjete financiare”, informoi Vulin.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..