Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi i librit me rast të Krishtlindjeve u kthye në një festë për publikun inteligjent në Sofje

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Secili që ka vizituar Pallatin Kombëtar të Kulturës gjatë këtyre ditëve bie në detin e pafund prej librave. Me përpjesëtimet, të cilat i fitoi panairi i sivjetshëm i librit me rastin e Krishtlindjeve, godina më e madhe ekspozuese në Sofje përsëri tregoi se, e meriton emrin e vet.

Për gjashtë ditë librat pushtuan të gjithë hapësirën nga kati i parë deri në katin e tretë të pallatit. Shtëpitë botuese, më shumë se 200 në numër, e tërhoqën publikun me titujt e larmishëm prej autorëve bullgarë dhe të huaj. Në një banak mund të gjendet si letërsi klasike, ashtu dhe autorë modernë, të cilët provokojnë vëmendjen me tituj si “Kush e drejton botën?”, “Miti i Masonëve” dhe “Dorëshkrimet e Detit të Vdekur”. Panairi sipas traditës jep mundësi që autorët e njohur bullgarë, të cilët kanë botuar libra kohët e fundit, të takohen me publikun e vet. Vizituesit shfrytëzuan mundësinë të takohen me studiuesin e varrezave trakase profesor Nikollaj Ovçarov dhe të bisedojnë për librin e tij të ri, kushtuar udhëtimeve, aventurave dhe arkeologjisë. Në të njëjtën kohë eksperti i mediave profesoresha Lilija Rajçeva prezantoi librin e vet “Fenomeni televiziv”.

Mes autorëve të huaj një interes të madh shkaktoi takimi me Hasan Bllasim, një nga zërat më të njohur të letërsisë moderne arabe. Shkrimtari i cili qe mik i Fstivalit Ndërkombëtar Ltrar, një pjesë nga programi i panairit, prezantoi përmbledhjet e vet me tregime, të titulluar “Krishti i Irakut”. Hasan Bllasim është shkrimtari i parë arab, mbajtës i dekoratës Independet Foreign Fiction Prize për vitin 2015. Përpara 15 vjetëve ai e ka kaluar kufirin tonë si refugjatë duke qenë në rrugë drejt Evropës Perëndimore. Publikut bullgar Hasan Bllasim i rikujtoi se, më e vlefshmja, të cilën e kemi është liria e fjalës, dhe se regjimi prej një diktatori i Saddam Hjuseini  në vendin e tij ka fshirë gjatë 50 vjetëve të kaluara jo një brez shkrimtarësh dhe poetësh të talentuar.

Prej një familje të emigrantëve bullgarë ka prejardhjen një autor tjetër i talentuar, i prezantuar me një libër të ri në kuadrin e panairit. Ilia Trojanov jeton prej kohe në Gjermani, por është i njohur shumë mirë nga publiku bullgar. Sivjet ai u prezantua me romanin e tij të fundit “Pushtet dhe rezistencë”, i cili është përfshirë në klasifikimin për një roman më të mirë gjuhësor gjerman i vitit 2015.

Temat për migracionin, kufijtë dhe vetë përcaktimin e personalitetit qenë të interpretuar në një aspekt personal nga autorët më të rinj gjatë kohës së Festivalit Letrar. Panairi i librit kishte dhe anën e vet muzikore në personalitetin e grupit “LlaTeks” i cili gërsheton anën delikate të poezisë me energjinë e muzikës rok. Petër Çuhov është mes themeluesve dhe autorëve të teksteve për grupin. Merret me poezi akoma së fëmijë dhe thotë, se “nuk ka kohë, e cila të mos të jetë e përshtatshme për poezi. Përshkrimi i realitetit përmes vjershave  është një mekanizëm, të cilin njeriu prej shumë kohe përdor, që të ketë kuptim jeta dhe të përfshihet në të”. Dhe akoma për festivalin e sivjetshëm nga Petër Çuhovi:

Posaçërisht poezia ime nuk mund të quhet e angazhuar nga ana sociale. Më tepër merret me problemet e njeriut, kurse këto janë vetmi, dashuri, një jetë pa kuptim. Këto janë gjëra banale në pamje të parë, por gjithmonë sjellin dhimbje dhe çdo një njeri i zotëron në një moment. Interesantja të cilën e vura re në festivalin e sivjetshëm qe se poetët qenë të rinj – rreth 20 vjeçar, kurse prozaikët qenë njerëz në një moshë më të pjekur, rreth 30 e më shumë vjet. Duket se për prozën është e domosdoshme një moshë më serioze. Të gjithë autorët shkaktuan një interes mes publikut, por dhe një gjë tjetër – pjesa më e madhe prej tyre nuk qenë me një arsim humanitar, por me një arsim teknik. Mes tyre kishte njerëz me diploma për një arsim të lartë në fushën e biologjisë, fizikës, arkitekturës. Për mua qe kureshtare të shikoj sesa mirë gërshetohet intelekti teknik me atë shkencor me shfaqjet e tyre letrare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD