Alfabeti cirilik do të ketë monumentin e vet në Antarktidë. Ideja iu përket bullgarëve dhe mongolëve. Për disa pjesëmarrja e mongolëve mund të tingëllojë pak e çuditshme, por është fakt se ata janë një nga pak popujt jo sllavë të cilët shkruajnë me germat cirilike. Krahas kësaj para një viti në kryeqytetin e Mongolisë Ulan Bator, presidenti Rosen Plevneliev inauguroi monumentin e parë të ngjashëm.
Sipas udhëheqësit të Ekspeditës Bullgare në Kontinentin e Akulltë profesorit Hristo Pimpirev, ky monument do të jetë simbol i miqësisë midis dy popujve dhe i bashkëpunimit shkencor midis tyre, bashkëpunim ky i cili daton më se 10 vjet. Krahas kësaj ai do të jetë edhe një apel për bashkëjetesë paqësore në një botë pa luftëra dhe pa kontradikta, e tillë siç është ajo e Antarktidës.
Më shumë hollësi për monumentin në fjalë mësojmë nga Mlladen Stanev – kryetar i Shoqatës Bullgaro-Mongoliane për Miqësi:
“Po bëjmë përgatitjet e fundit. Mbledhim dhe nga qytetet Veliko Tërnovo, Sofja, Pliska, Presllav, Varna, si dhe nga varri i khanit Kubrat në Malaja Pereshçepina. Po presim të bëhen gati figurat e vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe Shenjtorit Kliment. Lartësia e monumentit është 2 metra e 30 centimetra, korpusi është nga llamarina e krom nikelit, ndërsa shkronjat do të jenë nga mesingu. Bullgaria njihet me alfabetin e saj. Për mua ishte një nder të krijoj një vepër të tillë, të cilën do të ngrihet në Polin Jugor.”
Monumenti do të inaugurohet vitin e ardhshëm, kur për në Antarktidë do të nisë ekspedita e 25-të bullgare. Në të janë edhe Dojçin Bojanovi dhe Nikollaj Petkovi – dy alpinistë bullgarë, të cilët e ngjitën majën më të lartë të planetit Everest. Misioni i tyre kësaj here do të jetë të ngjitin majat Simeon, Boris dhe Levski, të cilat ngrihen në ishullin Livingstën.
Transportimi i monumentit deri në pikën më jugore të botës do të jetë pak i vështirë. Një aeroplan do të transportojë deri në qytetin më jugor të Kilit – Punta Arenas. Pas kësaj do të ngarkohet në një anije dhe më në fund me disa varka do të transportohet deri në ishull, sepse anija nuk mund të arrijë deri te brigjet e ishullit. Monumenti do të montohet në një shkëmb në afërsi të bazës antarktike bullgare, sepse ruajtja e natyrës në Antarktidë është me rëndësi të madhe. Tani zhvillohen bisedime me Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, në të cilin monumenti të ekspozohet para transportimit. Kështu secili mund të shikojë këtë lapidar deri më 15 janar, kur monumenti do të transportohet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..