Ilijana Selimska e trashëgoi traditat muzikore nga familja. Ajo u diplomua në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov” me specialitetin harpë te profesoresha Malina Hristova dhe këndim operistik te docentja Liljana Zhablenska. Pak më vonë mbaroi edhe klasat e mjeshtërisë te këngëtaret e mëdha operistike bullgare Rajna Kabaivanska dhe Gena Dimitrova. Mësoi edhe te profesoresha Klaudija Antoneli në Akademinë Muzikore të Romës “Santa Çeçilija”. Që nga viti 1991 është soliste harpiste në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Në skenën operistike debutoi në operën e kompozitorit Benxhamin Britën “Mbërthimi i vidhës”. Krahas kësaj Ilijana Selimska kërkon, interpreton dhe ruan shumë vepra të panjohura dhe të rralla.
“Vegla e parë, në sajë të së cilës hyra në botën e mrekullueshme të muzikës ishte pianoja. Pak më vonë zbulova harpën. Rrita në teatrin operistik kështu që dashuria ndaj muzikës lindi tek unë që nga fëmijëria. Gjithnjë kam menduar se një ditë do të këndoj. Që kur isha 13-jeçare fillova t’i bie harpës. Në Akademinë Muzikore studiova edhe këndim operistik. Në jetën time gjithnjë në mënyrë tepër interesante gërshetohen harpa me këndimin. Në vitin 2002 më ftuan të bëhem pjesë e orkestrës e cila bashkëpunonte me Akademinë prestigjioze Muzikore “Kixhana”, ku kurset e këndimit operistik i mbante pikërisht Rajna Kabaivanska. Aty frekuentova leksionet e saj, ndërsa më vonë edhe klasat e saj të mjeshtërisë në Bullgari.”
Për pasionin ndaj këndimit Ilijana Selimska rrëfen:
“Skena është vendi, në të cilin e ndjej veten tepër mirë, sidomos, kur jam me kostumet skenike ose kur kam ndonjë recital. Për mua është një sfidë të prezantoj para publikut gjini dhe stile të ndryshme muzikore. Interpretoj dhe ekzekutoj edhe muzikë të kompozitorëve të sotëm. Me harpën shoqëroj interpretimet e këngëtarëve kolegë. Kompozitori i njohur bullgar Simeon Pironkov gjithnjë insistonte, që unë të ekzekutoj veprat e tij. Pata fatin, që vite me radhë të isha pjesë e orkestrës pranë klasës së mjeshtërisë së drejtimit në Akademinë “Kixhana” në Siena të Italisë. Lektorë ishin drejtuesiXhanluixhi Xhellmeti dhe drejtuesi dhe pedagog muzikor Jurij Aronoviç. Prej vitesh jam anëtare e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Mund të them, se kam marrë pjesë pothuajse në të gjitha festivalet e këndimit në Bullgari, gjë që më sjell një kënaqësi të veçantë.”
Për harpën si instrument muzikor Ilijana Selimska mendon:
“Harpa është si një primadonë në orkestër. Jo vetëm si vizion, por edhe si tingëllim. Ajo është një vegël e mrekullueshme muzikore. Më duket se më mirë e njohin këtë instrument kompozitorët francezë. Mirëpo, edhe në baletet e kompozitorit rus Çajkovski, mundësitë e harpës janë të shfrytëzuara tepër mirë. Kur njeriu i bie veglës së vetme në një orkestër, atëherë përgjegjësia e tij është e madhe. Kur nisa punë në orkestrën e radios drejtues ishte Vasill Kazandxhiev – një muzikant jashtëzakonisht i madh dhe një personalitet i përsosur. Pas kësaj punova me dirigjentët e tjerë – Rusllan Rajçev, Millen Naçev, Emill Tabakov dhe tani me dirigjentin e ri Rosen Gergov. Është një kënaqësi e madhe të punohet me të. Përsa iu përket planeve të ardhshme krijuese – do të realizoj incizime të muzikës së filmave. Për mua kjo është një fushë tjetër tepër interesant, në të cilën do të realizohem.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..