Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Dragana dhe bilbili"

Foto: philipkoutev.com

Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”). Në mars të vitit 1952, ish-amatorët dalin para publikut sofian me një nga shfaqjet e para të tyre. Suksesi është triumfal. “Pjesëmarrësit e parë ishin të pakualifikuar” – ndan kompozitori. “Krejt qëllimisht kisha preferuar talentet e lindura, që janë të drejtpërdrejtë, autentikë. Zgjodha këngë me tekste kuptimplote, melodi të bukura dhe metro-ritmikë të pasur nga rajone të ndryshme të Bullgarisë. Ne e nxorëm krijimtarinë popullore nga muzeu dhe i dhamë asaj jetë të re. Qëllimi im ‘strategjik’ ishte që, pasi të ndërtoja ansamblin, i gjithë vendi të mbulohej me një rrjet përbërjesh folklorike të ngjashme.”

Filip Kutev

Kutev është i pari që filloi të përpunojë folklorin tradicional të këngës, duke ruajtur melodinë autentike. Krijon dhjetëra kryevepra, të cilat janë shndërruar në emblemë muzikore të Bullgarisë në botë – “Polegnala e Todora” (Ka rënë Todora), “Lale li si, zymbyl li si” (Je tulipan apo zymbyl), “Prehvrëkna ptiçka” (Fluturoi një zog), “Kazhi, Angjo” (Thuaj, Angjo)...

Turneu i parë i ansamblit – në Belgjikë – fjalë për fjalë e grisi “perden e hekurt” me reagimet entuziaste të publikut dhe shtypit. Pak më vonë, në një shkrim të News Chronicle të Londrës shënohet: “Zëri i tyre është argjend i pastër, ndërsa në tonet e ulëta – bronz i hollë. Harmonia dhe ritmi me të cilët këndojnë janë të pagabueshme. Kushdo që dëshiron të bëjë kor në Angli, le të mendojë pak mbi teknikën e tyre dhe ta përvetësojë atë. Një mësim i tillë mund të merret edhe nga ai që përpunon melodi popullore.”



Një nga recensat më të njohura për një paraqitje të Ansamblit Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore është botuar më 7 tetor 1963 në The New York Times. Edhe sot, kudo citohet kritiku amerikan, i cili ka thirrur: “Ka një mit që Orfeu ka lindur atje ku sot është Bullgaria. Duket se ky është fakt, e jo mit, meqë vajzat e tij ende këndojnë atje!”. Emocionet e forta që vendi ynë ngjall në mbarë botën janë të shkaktuara nga hijeshia e folklorit tonë.



“Dragana dhe bilbili” (këngë nga Elinpelinsko) është nga fletorja e pestë me përpunime nga viti 1959, të bëra nga Kutev për Ansamblin. Këngëtarja e parë që e paraqet në skenën profesionale është Dimitrina Dellçeva nga fshati Ognjanovo, i cili ndodhet pranë Elin Pelinit, por mënyra e të kënduarit bart shenjat e traditave muzikore në Perëndimin e Srednogories. 


Kënga është mbresëlënëse jo vetëm për melodinë e bukur dhe harmonizimin e talentuar nga Kutev, por edhe për dramaturgjinë në tekstin popullor. Një bilbil i sigurt në vetvete e sfidon Draganën me zë të ëmbël në një “duel vokal” dhe me mendjelehtësi propozon një bast: nëse ai e këndon më bukur se vajza, do t’ia presë flokët, nëse ajo fiton – do t’ia presë krahët. Rezultati është në favor të vajzës dhe zogu i trembur fillon të lutet me dhimbje: le të ia presë Dragana këmbën në vend të krahëve, sepse bilbili ka zogj të vegjël dhe nuk do të mund t’i ushqejë pa krahë. Dragana me zë të ëmbël vetëm thërret me gëzim: “bilbili i vogël, zog i vogël, s’dua të të pres asgjë! Mua më mjafton mburrja që e kam kënduar më bukur se bilbili!”. 



Përveç interpretimit shembullor a cappella të këngëtareve të mrekullueshme nga Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, të drejtuara nga Georgi Genov, vlen të dëgjohet edhe një tjetër – klasike dhe e pakapërcyeshme. “Unë jam fëmijë i kulturës urbanistike: dua të dëgjoj tingullin e tramvajeve, të zgjohem në mëngjes nga zhurma e qytetit” – thotë dirigjenti i paharrueshëm bullgar Vasil Arnaudov gjatë jetës së tij. Kjo aspak nuk e pengon ta ndiejë frymën e këngëve të krijuara mbi bazë folklorike. “Je tulipan, zymbyl apo trëndafil” mbetet ndër majat në artin e tij interpretues: të tijin dhe të krijesës së tij më të çmuar – Korit Dhomësor të Sofjes “Ljubomir Pipkov”. Ndër ato maja janë edhe këngë të tjera të Filip Kutevit. Arnaudov ka një përkushtim të veçantë ndaj tyre, ndoshta sepse ndien se janë krijuar me shumë dashuri dhe pastërti. Në regjistrimin nga viti 1977 i “Dragana dhe bilbili”, vajzat e Vasil Arnaudovit tingëllojnë vërtet si një kor qiellor me zëra engjëllorë.



Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: bulgarianhistory.org, philipkoutev.com 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dyshja e njohur "Molec" prezanton albumin e saj të ri

Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..

botuar më 25-11-04 6.05.PD
Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD