Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzikantët e gëzuar” – përralla e muzikës xhaz për fëmijë dhe të rritur

Foto: sofiaphilharmonie.bg

Filarmonia e Sofjes organizon një koncert me rast të përvjetorit të 45-të të premierës së mjuzikëlit “Muzikantët e gëzuar të qytetit” të kompozitorit Aleksandër Vlladigerov. Shfaqja e tij e parë në “Teatrin e të rinjve” të kryeqytetit është më 1971. Muzikali shpejt u bë i njohur, jo vetëm për publikun e fëmijëve, për të cilin është destinuar. Shakatë e mendjemprehta muzikore, tekstet humoristike, meloditë e gëzueshme dhe mjeshtëria e madhe e kompozitorit e bënë këtë vepër aq të njohur në vazhdim të shumë viteve. Në vitin 2013 Filarmonia “Pioner” me dirigjent Ljubomir Denev bëri dy koncerte, bashkë me këngëtarë, të cilët akoma ishin studentë në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”.

Më 16 janar përsëri do ta shikojmë dhe do ta dëgjojmë përrallën për fëmijë dhe të rritur, këtë herë në sallën “Bullgaria” e kryeqytetit. Koncerti është me pjesëmarrjen e bijve të kompozitorit – Konstantin (piano) dhe Aleksandër (trumbetë dhe flugelhorn). Dy muzikantët e njohur do të ekzekutojnë, të shoqëruar nga të shquarit Stojan Jankullov (perkusione), Nedjallko Nedjallkov (kavall), Dimitër Karamfillov – kontrabas. Do të marrin pjesë dhe interpretues të mrekullueshëm si Rashko Mlladenov, Borisllav Vezhenov, Preja, Denko Prodanov. Orkestra e qytetit, e përfaqësuar nga Filarmonia e Sofjes, do të dirigjohet nga Ljubomir Dinev.

Koncerti më 16 janar është pjesë e fushatës bamirëse në favor të njerëzve nga fshati Hitrino. Biletat janë me çmim tepër të arritshëm – 6 leva(afro 3 euro). Organizatorët bëjnë thirrje që publiku të dhurojë diferencën deri në vlerën reale të biletës (apo më shumë) për kauzën e mirë. Paratë e mbledhura do t’i ofrohen Kryqit të Kuq Bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD