Ansambli folklorik i fëmijëve “Bëllgarçe” tashmë disa dekada me radhë mbron traditat e veta dhe emrin e tij të mirë. Është themeluar pranë Kompleksit Bashkiak të Fëmijëve në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) në vitin 1968 nga Mihaill Djullgerov.
Udhëheqësi i valltarëve është koreografi Petër Petrov, dirigjenti i orkestrës – doc. Mitko Dimitrov, dirigjentja e korit – Galja Ivanova. Në repertorin e ansamblit janë prezantuar të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë. Natyrisht aksenti është vënë mbi folklorin vendas.
Galja Ivanova udhëheq korin për këngë popullore tashmë 22 vjeç. Ka mbaruar Akademinë Muzikore të qytetit Plovdiv – “Unë pata fatin të filloj punë në këtë ansambël menjëherë pas diplomimit tim dhe të punoj këtë, të cilën e dua më shumë” – tha ajo.
“Shumë janë fëmijët që kanë qenë në ansamblin tonë. Ata, të cilët dëshirojnë mbeten në të edhe pas mbarimit të arsimit të mesëm. Secila nga formacionet e ansamblit ka shkollë për mësime, grup fillestar dhe grup përfaqësues. Zhvillojmë gjithashtu mësime individuale për njerëzit, të cilët dëshirojnë t’u bien veglave të ndryshme muzikore. Pedagogët tanë janë profesionistë. Në kor këndojnë 60 fëmijë. Japim shumë koncerte në shtet. Në vitin 2016 kori dhe orkestra fituan çmimin e madh të Konkursit Folklorik Kombëtar të qytetit Ruse, jemi mbajtës edhe të dekoratave të tjera për tërë ansamblin dhe për solistë të veçantë. Çdo vit marrim pjesë të paktën në dy forume ndërkombëtare jashtë Bullgarisë. Kemi udhëtuar në Bangkok, Tajlandë, Gjermani, Francë, Serbi, në shumë qytete italiane...”
“Më kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e vështirë tërheqja e muzikantëve dhe këngëtarëve, mirëpo në përgjithësi interesi është mjaft i lartë – vazhdoi Galja Ivanova. – Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë që të ndezim në zemrat e fëmijëve flakën e dashurisë ndaj traditave tona. Për fat të keq në radio dhe në televizion shpesh tingëllon turbofolk dhe kjo në njëfarë mënyrë “ndot eterin”. Kur fëmijët vijnë tek ne, kur ndiejnë vibracionet e muzikës së vërtetë popullore, kur dalin në skenë, ata vetë motivohen dhe me ta tashmë punohet më lehtë. Para kësaj u kushtojmë një vëmendje më të madhe prindërve, sepse në fillim ata duhet të angazhohen dhe t’i shpien fëmijët në prova. Vetë prindërit motivohen në të vërtetë, kur kuptojnë se në ansambël fëmijët ndihen mirë dhe përfitojnë nga ndikimi pozitiv i muzikës – pushojnë nga detyrat e përditshme... Atëherë për ne mbetet vetëm angazhimi t’i mësojmë fëmijët dhe të shkojmë përpara.”
Shumë janë fëmijët që dalin nga ansambli “Bëllgarçe” dhe pastaj ia kushtojnë tërë jetën e tyre folklorit bullgar. Ndër ta janë këngëtaret Veliçka Çausheva, Biljana Sokollova, Janica Brënzellova e shumë të tjerë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi:bulgarche.com
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..