Filarmonia e Sofjes do të shënojë me një koncert special përvjetorin e dhjetë nga aderimi i Bullgarisë me Bashkimin Evropian. Më 19 janar, ditën e enjte, në sallën Bullgaria do të ketë shfaqje violinistja me famë botërore Klara – Xhumi Kang me violinën e saj “Stradivarius” nga viti 1708 në Koncertin Nr. 2 të Henrik Vienjavskit. Klara Xhumi Kang është laureate e një sërë konkursesh ndërkombëtare, ndër të cilat janë “Çajkovski”, “Tibor Varga”, “Sendaj”. Ajo është artiste që merr pjesë si soliste në koncerte të ndryshme në Azi, SHBA dhe Evropë me dirigjentë të njohur si Jurij Temirkanov, Valeri Georgiev. Karriera e saj e jashtëzakonshme e radhit ndër 100 personalitetet me ndikim më të madh në Kore.
Maestroja Sllavill Dimitrov ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në degën “Dirigjimi koral” dhe “Dirigjimi i operës dhe orkestrave”. Ai ka mësuar edhe në klasën eksperimentale të kompozimit pranë Konservatorit Shtetëror në Odes te profesori Georgij Uspenski dhe akademiku Aleksandër Rajçev. Është mbajtës i Çmimit të Madh të Konkursit Vserosijski në Odes etj. Është nominuar për çmimin “World Music” nga Asociacioni Ndërkombëtar i Folklorit “Svetosllav Obretenov”.
Ja se çfarë tha maestroja për koncertin e ardhshëm festiv:
“Pjesëmarrja jonë në këtë koncert është në simfoninë e dytë të Mendelsonit. Aktiviteti ynë mban emrin e kësaj vepre – “Kënga lavdëruese”. Ajo është një vepër e bukur simfonike dhe korale me pjesëmarrjen e zgjeruar të korit. Orkestra dhe kori luajnë një rol pothuaj të barabartë. Solistët janë Sillvana Prëvçeva, Nina Veselinova dhe Milen Bozhkov.”
“Maestroja Urosh Lajovic shpeshherë vjen te ne – vazhdon zoti Dimitrov. – Kam punuar me të. Ai është dirigjent i një niveli shumë të lartë evropian nga gjenerata e vjetër dhe gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punohet me të, jo vetëm unë e mendoj këtë, sepse ka se çfarë të mësoj nga ai dhe sepse e pasuron tingullin dhe interpretimin teknik të korit.”
Për sfidat para Korit Bullgar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” dhe shfaqjet e tij maestroja Dimitrov shtoi: “Deshëm të arrijmë një nivel botëror nga pikëpamja e cilësisë, t’i ofrojmë programe të bukura publikut, të kemi një repertor të pasur. Pritet të kemi pjesëmarrje në muzikën për filmin “Hari Potër” gjatë muajit shkurt, kemi një koncert prej ciklit “Muzika e Perëndimit”, jemi duke përgatitur një pjesëmarrje të përbashkët me radio-korin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare më 9 maj, kur do të interpretojmë Rekuiemin Ushtarak të Britënit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..