Vazhdimësi dhe ndryshim. Ato janë parimet të cilat do t’i ndjekë presidenti i ri i Bullgarisë Rumen Radev, të formuluara në fjalimin e tij të shkurtër gjatë kohës së ceremonisë të inaugurimit dje në Sofje. Tanimë ish presidenti Rosen Plevneliev i uroi sukses pasardhësit të vet dhe njoftoi se gjatë pesë vjetëve të mandatit të vet ka punuar vetëm për të mirën e popullit dhe të shtetit.
Ceremonia rreth dorëzimit të pushtetit presidencial vazhdoi me orë gjatë së dielës së akullt përpara monumentit të ushtarit të panjohur, në Kishën katedrale “Aleksandër Nevski”, si dhe përpara godinës së presidencës në qendër të kryeqytetit. 21 të shtëna topi lajmëruan fillimin e mandatit të presidentit të pestë të Bullgarisë pas rënies së regjimit totalitar të Todor Zhivkovit në fund të vitit 1989.
“O Zot, dërgoi një engjëll mbrojtës – atij të cilit i është dhënë shumë, do t’i kërkohet shumë”, qe mesazhi i Patriarkut Bullgar Neofit. Fjalët e tij qenë më të mençurit në sfondin e rrymës së madhe prej lajkave në bazë të protokollit, analizave dhe parashikimeve në ditën e djeshme: “Shumë i nderuari zoti president, sot kur Zoti u vendos mbi shpinë një përgjegjësi tepër të madhe për jetën dhe mirëqenien e milionë njerëzve në një kohë shumë të ndërlikuar me probleme të shumta, ju më shumë se kurrë keni nevojë nga përkrahja e Zotit. Që të jetë i suksesshëm drejtimi Juaj, do të jetë e domosdoshme që të dëgjoni synimet e qytetarëve bullgarë, të kërkoni atë, e cila është e dobishme dhe e mirë për ta, ajo e cila sjellë siguri dhe paqe. Do t’u jenë të domosdoshme një ndjeshmëri e veçantë dhe pjekuri.”
Spektakli përfundoi dhe perdja ra. Rumen Radev, gjeneral-majori 53 vjeçar nga rezerva dhe ish komandant i Forcave Ushtarake Ajrore, është presidenti i parë i Bullgarisë, i cili nuk është në listën e nomenklaturës të partive politike pas 10 nëntorit të vitit 1989. Ai e fitoi postin pas një balotazhi kundër kandidates të partisë GERB Cecka Caçeva gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Radev, i ngritur nga komiteti iniciativ, qe i përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare. Do të duhet të luftojë dhe me pohimet ngulitëse dhe të dëshmojë se, prapë së prapi “nuk është një njeri i socialistëve”.
Do të jem president i të gjithë bullgarëve, pavarësisht nga raca e tyre dhe nga feja e tyre, tha Radevi duke përsëritur klishenë e thënë nga të gjithë presidentët e deritanishëm të Bullgarisë gjatë hyrjes së tyre në detyrë. Disa nga premtimet e tij janë banale, “dezha vju”. Për shembull fakti se do të luftojë kundër problemeve kronike të Bullgarisë si për shembull korrupsioni, krimi i organizuar dhe varfëria e pjesës dominuese nga shoqëria. Kjo luftë vazhdon tanimë dhjetëvjeçarë me radhë pa suksese të mëdha. Bullgaria është një republikë parlamentare. Presidenti, sipas kushtetutës, ka të drejta të kufizuara, por sa i përket politikës së jashtme disponon me një peshë të caktuar. Në këtë kontekst, Rumen Radev i hidhi poshtë që të gjitha dyshimet duke deklaruar se nuk i nënshtrohet debatit përkatësia e Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ndryshimi kundrejt kredos së paraardhësit të tij Plevneliev, është në lidhje me politikën ndaj Rusisë dhe problemet rreth Krimesë dhe Ukrainës. Rumen Radev apeloi për anulimin e sanksioneve kundër Moskës të imponuara nga Bashkimi Evropian. Sipas vëzhguesve, kjo është një materie shumë delikate, çështja nuk është kombëtare por e përgjithshme e aleancës, kurse pesha dhe mbase fjala përfundimtare është e Uashingtonit dhe të administratës së tij të re. Bullgaria mbi këtë çështje nuk është faktor dhe do të kryejë vendimet e kombeve të mëdha, shtojnë ekspertët.
Sa i përket valës së imigrantëve, Rumen Radev deklaroi se, akoma në fushatën e tij zgjedhore, se nuk do të lejojë që Bullgaria të kthehet në një bufer dhe geto të Evropës dhe se do të luftojë për rishikim të marrëveshjeve të Dublinit. Dhe mbi këtë çështje Bullgaria, sipas analizatorëve, nuk është faktor dhe po kështu do të kryejë vendimet e kombeve të mëdha. Me një fjalë, Rumen Radev duhet në mënyrë sa më të shpejtë të ri mendojë retorikën parazgjedhore dhe t’i japë llogari vetes si president të një shteti parlamentar se çfarë mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë, më në veçanti sa i përket politikës së jashtme.
Kurse sa u përket detyrimeve të brendshme politike të Rumen Radevit ato janë shumë tokësore, konkrete dhe nuk i nënshtrohen sqarimit. Ato janë të regjistruara në Kushtetutën e republikës. Ai duhet të shpërndajë Parlamentin, të emërojë një qeveri teknike dhe të caktojë datën për zgjedhje parlamentare përpara afatit. Në qoftë se Radevi është largpamës, do të duhet që në pushtetin ekzekutiv kalimtar të mos të emërojë njerëz nga nomenklatura partiake, duket ajo e Partisë Socialiste Bullgare, dhe të mos të lejojë që ky kabinet të marrë vendime të ndryshme nga kjo të organizojë zgjedhje të parakohshme. Kurse zgjedhjet mbase do të jenë gjatë muajit mars. Prandaj do të kemi një pranverë “të zjarrtë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..