Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liria e presidentit të ri të marrë vendime të pavarura nga NATO-ja dhe BE-ja do të jetë zero

БНР Новини
Ilijan Vasilev dhe Andrej Rajçev
Foto: BGNES

Presidenti i pestë i Bullgarisë Rumen Radev kaloi pragun e Presidencës me pamjen e një politiku me orientim prorus për shkak të deklaratave të tij në fushatën paraelektorale dhe para mediave të huaja, se sanksionet evropiane kundër Rusisë duhet të hiqen, si dhe që Krimeja de fakto është ruse, pasi aty valëvitet flamuri rus. Dhe megjithëqë kreu i ri i shtetit ripohoi orientimin euroatlantik të vendit gjatë betimit në parlament, mbetet pyetja, a do të arrijë të dalë nga hija e pamjes së deritanishme, duke vazhduar politikën properëndimore të Rosen Plevnelievit, ose do të mbetet besnik i Partisë Socialiste Bullgare me të gjitha pasojat që rrjedhin nga kjo zgjedhje si izolimi ndërkombëtar.

Pyetja është nëse Rumen Radevi do të arrijë që gradualisht të kalojë nga tematika paraelektorale te statusi i presidentit me përgjegjësi reale, sepse që tani e tutje të gjitha deklaratat e tij do të interpretohen si pozitë shtetërore – komenton ish ambasadori i Bullgarisë në Rusi dhe analizаtor politik Ilijan Vasilev. – Dhe këtu fshihet rreziku, sepse siç tha edhe presidenti Rosen Plevneliev, nuk bëhet fjalë për interpretimin e ngjarjeve në Krime. Gjykata Penale Ndërkombëtar në Hagë e shpalli aneksimin e gadishullit për një akt të palejueshëm, caktim ky i cili është i vlefshëm për tërë sistemin e së drejtës ndërkombëtare. Përsa iu përket sanksioneve kundër Rusisë, kjo mund të diskutohet, sepse ka sanksione për Krime, ka të tjerë për Ukrainën Lindore, kundër personave konkretë. Kështu që “sanksionet duhet të hiqen” nuk është një pozitë e precizuar.”

Në këtë kuptim afrim i barabartë me Evropën dhe Rusinë, si një provë për balancim të ndërlikuar politik nga ana e presidentit të ri bullgar, nuk është pozitë, e cila do të tolerohet nga partnerët në NATO-në dhe në BE-në.

Problemi i Bullgarisë dhe i presidentëve të saj është se ne nuk i gëzojmë besimit të madh as të NATO-së, as të BE-së – vazhdon analizën e tij zoti Vasilev. – Për shkak të pushtetit të gjatë të nomenklaturës partiake – si para vitit 1989, edhe pas kësaj, ne vështirë vërtetojmë integrim të qëndrueshëm të sistemit tonë të vlerave me të euroatlantik. Prandaj liria e presidentit të zërë pozita balancuese ose të pavarura nga BE-ja dhe NATO-ja do të jetë zero.

Megjithëkëtë Rumen Radev duhet të disponojë një afat të arsyeshëm, parase të fillojnë kritikat kundër tij, mendojnë analistët.

Vet ai është në një situatë të vështirë, sepse partia, e cila e përkrahu, tani largohet – vazhdon Ilijan Vasilev. – Në fakt Partia Socialiste Bullgare nuk dëshiron të hyjë në fushatën paraelektorale me statusin e partisë në pushtet për shkak të qeverisë, të cilën presidenti i saj duhet të emërojë. Nga ana tjetër Rumen Radev ka shansin e madh të caktojë një sferë të pavarësisë gjatë katër ose pesë viteve të ardhshme, sepse nuk është anëtar i partisë. Mirëpo, çështja është në ç’shkallë ai do të jetë në gjendje të mbajë timonin e pushtetit presidencial dhe cili do të jetë roli i zëvendës presidentes Ilijana Jotova, përkatësia partiake e së cilës është e dukshme.

Vazhdimësi në institucionin presidencial në etapën e tanishme nuk është e mundshme, mendon Ilijan Vasilevi. Shkaku i parë është, se zoti Rosen Plevneliev e ngriti presidencën në një lartësi të madhe njerëzore, gjë që vështirë do të arrihet nga ndonjëri tjetër. Shkaku i dytë është, se Rumen Radev do të vërë veten kundër atyre të cilët e ngritën dhe e mbështetën. Mirëpo, me rëndësi është, që ai të kuptojë, se kreu i shtetit duhet të ndjekë një vijë, e cila nuk është partiake, por është diktuar nga interesat e vendit, përfundon analisti.

Sipas sociologut Andrej Rajçev presidenti i ri duhet t’i japë fund politikës së presidentit të deritanishëm Rosen Plevneliev, e cila i solli Bullgarisë vetëm dëme. Ai mendon, se për vendin tonë është me rendësi, që në kuadrin e BE-së të mbajmë marrëdhënie të mira me Rusinë, sepse kjo është çështja e leverdisë.

Rusia është furnizuesi kyç i resurseve energjetike për Bullgarinë, dha një shembull sociologu. Sipas tij me siguri zoti Rumen Radev do të jetë me orientim euroatlantik. Ai tashmë u emancipua nga Partia Socialiste Bullgare, theksoi sociologu dhe shtoi: “Nuk shikoj ndonjë situatë, në të cilën Kornelija Ninova të diktojë çfarë të bëjë ai.” Sfida më e madhe para zotit Radev do të jetë mesazhi, të cilin ai do të përcjellë me caktimin e kabinetit teknik, shtoi sociologu. “Tërë populli do të shikojë atë, prandaj nuk duhet të zgjedhë personalitete me popullaritet, por njerëz, të cilët janë në gjendje të punojnë”, theksoi në përfundim zoti Andrej Rajçev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD