Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shpirti i akuarelit” është duke udhëtuar në Bullgari

БНР Новини

Deri më 31 janar në galerinë “Rajko Aleksiev” në Sofje mund të shihet ekspozita e madhe “Shpirti i Akuarelit”. Veprat e ekspozuara janë nga Trienaleja Ndërkombëtare e Akuarelit, që u mbajt për herë të parë gjatë verës së vitit 2016 në qytetin e Varnës. Me këtë rast në kryeqytetin tonë bregdetar mbërritën vepra nga pesë kontinente dhe 51 shtete. Trienaleja zgjodhi mbi 270 pjesëmarrës nga mbi 350 kandidatët. Deri në mars veprat e zgjedhura do të paraqiten në disa prej galerive më të mira të vendit. Si lindi ideja për trienalen?

СнимкаPara dy vitesh piktorja e njohur Sellma Todorova u zgjodh kryetare e Shoqërisë Ndërkombëtare të Akuarelit – Bullgaria. Ajo gjithmonë ka pasur qëllim të organizojë te ne një ekspozitë të madhe me vepra të akuarelistëve nga mbarë bota, por në Sofje nuk ka salla të përshtatshme për një nismë të tillë. Sellma Todorova mori përkrahjen e Pllamena Raçevës – drejtoreshë e Galerisë së Qytetit të Arteve Figurative “Boris Georgiev”, dhe të Viktoria Mitevës nga galeria “Papijon”.

Снимка

Sellma Todorova dhe Viktoria MitevaDesha ta falënderoj para se gjithash Sellma Todorovën se iu drejtua neve dhe na besoi, që të realizohet ky aktivitet –tregonViktoria Miteva. – Pa dyshim askush prej nesh nuk ka supozuar se sa vështirësi do të ketë. Shumë shpejt kaloi një vit dhe ja kjo ekspozitë e bukur është fakt. Në fakt përgatitja filloi gjatë tetorit të vitit 2015 dhe u realizua gjatë korrikut të vitit 2016. Përsëri gjithçka ndodhi me një tension të madh. Kishte shumë netë kur ne dhe Sellma nuk kemi fjetur, sepse afatet ishin shumë të shkurtra. Në saje të Sellmës shumë shtete treguan interes dhe na besuan, megjithëse deri tani nuk ishte organizuar një aktivitet i tillë te ne. Askush prej tyre nuk e kishte dëgjuar as Varnën, as Bullgarinë. Na dërguan vepra, kështu qe të mund t’i zgjedhim më të mirat dhe të paraqitim më të mirën e çdo një shteti, jo vetëm të Bullgarisë.

Çfarë ndodhi pas kësaj?

Pas kësaj lindi ideja për “ekspozitën lëvizëse” në Bullgari, ajo ishte si njëfarë çmimi – shënon Sellma Todorova. – Zakonisht ka vetëm një paraqitje. Mirëpo, pasi piktura nga 51 shtete, ose 50, në qoftë se e përjashtojmë Bullgarinë, kanë dalë jashtë kufijve të tyre shtetërorë, është mirë të mund të shihen për më shumë se një muaj në mbarë vendin. Bullgarët nuk kanë parë kurrë deri tani kaq shumë akuarelistë në një vend. Kështu qe ekspozita duhet të shihet dhe duhet të vazhdojmë t’i ekspozojmë këto vepra në çdo tre vjet.

СнимкаSipas Viktoria Mitevës akuareli është një prej teknikave më të vështira dhe kjo ekspozitë lëvizëse do t’u japë mundësi shumë njerëzve të njihen me magjinë e akuarelit. “Kemi nevojë shumë të madhe për përkrahjen e publikut të gjerë sa i përket çdo një arti, sidomos në Bullgari, sidomos sot, sepse kultura është shumë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë” – vë në dukje ajo.

СнимкаNë fillim tërë ekspozita ishte në Varna – 272 vepra. Mirëpo, për shkak të hapësirës së vogël në galerinë “Rajko Aleksiev”, këtu janë paraqitur vetëm 132 vepra. Kjo që mund të shihet, në fakt është më e mira e më së mirës – pohon Sellma. – U kërkoj falje autorëve, të cilët nuk i kemi ekspozuar, sidomos atyre nga Bullgaria. Në një paraqitje të tillë, disa vepra nuk mund të vendosen pranë disa veprave të tjera. Prandaj shumë vepra të bukura nuk janë paraqitur. Mirëpo, ato do të ekspozohen në Kjustendill dhe do t’i prezantojmë të gjitha veprat në një ambient të gjerë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD