Pasi Rumen Radevi zyrtarisht mori detyrën e Presidentit të Bullgarisë, pyetja është a do të mund të justifikojë ai përkrahjen që e mori në zgjedhjet presidenciale, apo do të provokojë zhgënjim. Për këtë se çfarë mund të presim nga Presidenti i ri, bisedojmë me specialisten në fushën e politologjisë Tatjana Buruxhieva.
“Nuk pres befasi drastike për shkak të pozitave të Rujmen Radevit, as nga pikëpamja e politikës së brendshme, as nga ajo e jashtme. Po presim qeverinë, të cilën ai duhet ta shpallë. Ka diçka interesante në lidhje me këtë qeveri teknike – afati i veprimit të saj nuk është i qartë. Sepse pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare perspektivat për formimin e qeverisë nuk janë të qarta. Mund të pritet gjatë kësaj kohe se në fakt kabineti teknik do të duhet të qeverisë shtetin dhe në këtë kuptim kërkesat, vlerësimet dhe kriteret për këtë qeveri bëhen akoma më të larta.”
Se si do të komentoni ekipin e ri të Presidentit?
“Për nga ekipi i sekretarëve të Presidentit mund të gjykojmë për prioritetet kryesore të Rumen Radevit. Përqendrimi mbi politikat e lidhura me të rinjtë është një larmi interesante. Në të ardhmen do të ndjekim veprimtarinë e këshillave të shumta të cilat do të formohen dhe marrëdhëniet midis Presidentit dhe Zëvendëspresidentes, sepse kjo e fundin gjithmonë ka qenë problematike në Bullgari.”
Për shkak të përkrahjes së majtë në zgjedhjet presidenciale, shumë njerëz mendojnë se politika e Rumen Radevit do të përkojë me pozitat e Partisë Socialiste Bullgare dhe se ai do të zhvillojë një politikë pro-ruse. Çfarë në fakt mund të presim nga Presidenti i ri?
“Forcat politike, kryesisht në hapësirën e djathtë përpiqen të na bindin, se Presidenti do të riorientojë Bullgarinë nga pikëpamja gjeostrategjike. Presidenti, nga ana e vet, shpalli një pozitë të qartë dhe të balancuar, në themelin e së cilës është orientimi ynë euroatlantik. E reja në pozitën e tij është formulimi i qartë i interesave të Bullgarisë dhe kjo është një bazë e mirë. Kështu mund të arrihet një balancë në pozitën tonë ndërkombëtare. Për këto dy muaj, në të cilët do të veprojë qeveria teknike dhe Presidenti do të jetë figura më e rëndësishme në jetën tonë politike, nuk pres kthesa drastike në politikën e jashtme. Me interes të madh do të ndjek formimin e balancave regjionale – deri kur do të vazhdojmë të pranohemi para së gjithësh si një shtet ballkanik dhe do të vazhdojmë të pranojmë dorën e zgjatur nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.”
Cilët do të jenë aksentët në veprimet e presidentit?
“Mendoj se gjatë këtyre dy muajve, kur në krye të shtetit do të jetë Presidenti dhe qeveria e formuar nga ai, do të ketë një politikë të ndryshme për sa i përket buxhetit dhe theksi do të jetë mbi të varfëritë dhe mbi grupet shoqërore në rrezik. Pres një pozitë të qartë për këtë, të cilën e bëri ministri aktual i shëndetësisë Petër Moskov duke ndryshuar çmimet e medikamenteve. Kjo ndikon grupe shumë të mëdha në shoqërinë tonë. Shpresoj se qeveria teknike do të tregojë angazhimin e Presidentit me problemet demografike, problemet e të varfërve, cilësinë e shëndetësisë dhe nevojat e pacientëve. Në sferën e kulturës dhe arsimit gjithashtu pres veprime serioze nga kjo qeveri.”
A mund të jetë optimist bullgari?
“Ne bullgarët kemi një tipar specifik – gjithmonë jemi pesimistë dhe kërkojmë probleme. Nuk mund të jemi optimistë. Tek ne është një traditë shekullore që ta pranojmë shtetin si diçka e huaj dhe gjithmonë bashkëveprojmë kundër shtetit. Kjo krijon një problem të madh në procesin e ndërtimit të shtetit tonë demokratik dhe besoj se për këtë arsye efektet pozitive nuk mund të shihen shpejt, bile po të bëhen gjëra pozitive në politikë. Ndryshimi i mendimit kërkon kohë, aq më shumë se deri tani politikanët nuk ndihmojnë këtë proces.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..