Të martën Presidenti i ri bullgar Rumen Radev nënshkroi dy dekrete, të cilat priteshin me interes të madh nga tërë shoqëria. Me njërën ai shpërndan Kuvendin Popullor më datë 27 janar dhe përcakton datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – 26 mars. Me tjetrën ai formon qeveri të re me kryeministër Ognjan Gerxhikov. Dy dokumentet u shpallën pas konsultimeve të gjata në Presidencë dhe pas përfundimit të ditës së punës – kjo tregon se Radevi do të mbajë premtimet e tij se do të veprojë pa vonesë.
Akoma nuk janë emëruar ministra konkretë, mirëpo mediat disponojnë me emrat e kandidatëve dhe tashmë ka mjaft komente në hapësirën publike. Duket se Presidenti dëshiron të tregojë, se pavarësisht se kandidatura e tij në zgjedhjet presidenciale ishte përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare, në qeverinë teknike nuk do të hyjnë vetëm socialistë.
Kryeministri Ognjan Gerxhikov ishte deputetë në Legjislaturën e 39-të dhe në atë të 40-të. Atëherë ai ishte përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Përparim (të ish kryeministrit bullgar Simeon Sakskoburggotski) dhe bile zinte postin e Kryetarit të Parlamentit në vitet 2001-2005. Ai është politikan nga hapësira politike liberale, jo nga ajo socialiste dhe përveç kësaj është një jurist i dalluar dhe profesor i drejtësisë. Kjo tregon se Rumen Radevi preferon që qeveria e tij teknike të ketë një karakter ekspertësh. Kjo pranohet mirë nga bullgarët. Sipas një studimi të agjencisë “Alpha Research” 75% të Bullgarëve mendojnë se ekspertët do të jenë më të suksesshëm, se sa politikanët.
Detyra kryesore e një qeverie teknike është organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve dhe me siguri ministrat e ftuar në të tregojnë përkatësinë politike të Presidentit. Duket se Radevi nuk dëshiron të veprojë si një president socialist dhe përpiqet të tregojë se është relativisht larg nga të gjitha partitë politike. Emri i kreut eventual të Ministrisë së Jashtme është Radi Najdenov – ish shef i kabinetit të kryeministrit Simeon Sakskoburggotski, i cili më vonë u bë sekretari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e parë të partisë GERB. Ndër kandidatët për ministra tani për tani nuk ka emra që janë lidhur drejtpërsëdrejti me Partinë Socialiste Bullgare. Nuk ka gjithashtu kuadro të Sigurimit të Shtetit. Ndoshta kështu Presidenti synon të deklarojë se respekton pritjet e BE-së dhe NATO-së, të cilat zakonisht nuk pranojnë mirë emërime të tilla. Nga ana tjetër kështu bëhet e qartë se një kthesë në politikën e jashtme të Bullgarisë ndaj Moskës tani për tani nuk ka.
Pavarësisht se përpiqet të tregojë se përkatësia partiake nuk është gjëja vendimtare në zgjedhjen e ministrave, Rumen Radevi nuk fsheh pozitat e tij në lidhje me politikën e deritanishme të qeverisë “Borisov”. Për shembull, për ministër të shëndetësisë emri i zgjedhur nga ai është Illko Semerxhiev – një ish ministër nga kabineti i kryeministrit Ivan Kostov. Ai është kundërshtar i papajtueshëm i ministrit të deritanishëm Petër Moskov. Paralelisht Illko Semerxhievi do të drejtojë fushatën parazgjedhore të Bllokut të Reformatorëve. Për ministër të punëve të brendshme është ftuar ish drejtori i Policisë në qytetin e Plovdivit Pllamen Uzunov, i cili u largua nga ky post në kohën e mandatit të ministres së brendshme në largim Rumjana Bëçvarova. Sipas informacionit jozyrtar mes tyre ka pasur një konflikt serioz.
Duke zgjedhur datën 26 mars për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare Presidenti Rumen Radev është më afër dëshirës së Partisë Socialiste Bullgare. Ideja e GERB-it ishte që ato të zhvillohen në fillim të prillit. Dekretet e Presidentit dhanë përgjigje të disa prej pyetjeve aktuale. Tani shoqëria përqendrohet rreth çështjeve dhe pyetjeve të tjera. Për shembull: a do të zhvendoset tensioni mbi fushatën parazgjedhore dhe vetë procesin zgjedhor, a do të vazhdojë të jetë GERB-i partia më e fortë politike, apo përparësia e saj e tanishme prej 3% do të shkrihet; çfarë do të jetë balanca e forcave politike. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të sqarohen në muajin prill.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..