Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri Çekotinski – një pasuri e patundshme kulturore

БНР Новини

Në Bullgari ka shumë manastire, disa prej tyre janë ruajtur edhe sot e kësaj dite, për disa të tjera na rikujtojnë vetëm mbeturinat e tyre. Këto godina të shenjta kanë qenë shtylla dhe mbrojtës të shpirtit bullgar, strehim i revolucionarëve, kështjella të vërteta të fesë dhe kulturës sonë. Të zhytura në kënde të qeta dhe të vetmuara, sot ato tërheqin shumë turistë. Një manastir i tillë, i cili nuk gëzon popullaritetin e Manastirit të Rillës dhe të Manastirit të Baçkovos është Manastiri Çekotinski “Kryeengëlli Mihail”, që na befason me pamjen e tij të jashtëzakonshme. Manastiri ndodhet në gjirin e Predballkanit dhe ngrihet gradualisht mbi lumin Mallëk Iskër. Siç shpjegon igumeni – hieromonaku Mihail, manastiri është themeluar në fund të shekullit të XII, në fillim të shekullit të XIII gjatë udhëheqjes së dinastisë së Asenit:

Të dhënat më të reja me shkrim i gjejmë në një psaltir që nga viti 1646 të rishkruar nga Kaliniku, ndoshta nga Manastiri Varovitec. Atje është shënuar se Manastiri Çekotinski është rimëkëmbur. Mbi Manastir ka pasur një kështjellë me mure të trasha, me një kishë në shkëmbinj dhe bodrume. Ajo dhe manastiri u shkatërruan në fund të shekullit të XIV nga turqit. Më vonë erdhën disa murgj nga Atoni, të cilët e rimëkëmbën manastirin. Siç shkruan Kalinik, atje ka pasur të folur dhe shkrim bullgar. Në manastir janë rishkruar libra, është zhvilluar kultura, edhe pse në një mënyrë modeste. Gjatë shekujve XVII – XVIII kërxhallinjtë e grabitën dhe e shkatërruan manastirin, pa kishën. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX erdhën disa bullgarë, duke kërkuar vende të izoluara. Manastiri nuk bënte përshtypje, kisha madje nuk shihej. Atëherë kisha u rimëkëmb, u pikturuan ikonat dhe u vendos ikonostasi.

Manastiret gjithmonë kanë qenë djepa dhe mbrojtës të kulturës bullgare, qendra të rëndësishme iluministe. Në këtë lidhje çfarë është roli i Manastirit Çekotinksi gjatë të gjitha këtyre viteve?

Në manastir janë rishkruar libra, kryesisht libra kishtarë. Ka pasur shumë vëllime, të cilat janë ruajtur këtu. Pas vitit 1944 shumë prej tyre u vendosën në muze të ndryshëm. Për fat të keq në vitin 1991 u dogj pjesa e vjetër e manastirit dhe bashkë me të - një pjesë e madhe e bibliotekës. Flitet se shumë prej librave janë rishkruar afër Manastirit të Etropolesë Varovitec, i cili ka qenë shkollë letrare.

Hieromonaku Mihail tregon se Manastiri Çekotinski “është rimëkëmbur në pamjen e tij të sotme në vitin 1991”. Godina prej tri katesh na rikujton për arkitekturën e shtëpive nga koha e Rilindjes. Çdo një vizitues mund të ulet në çardakët e mëdhenj dhe të shijojë oborrin e rregulluar, të kënaqet me qetësinë, ku dëgjohet vetëm pëshpëritja e lumit, ose thjeshtë të çlodhet larg jetës mondane. Për kohën e largët, kur e kanë rimëkëmbur manastirin na rikujtojnë ornamentet e shumta prej lulesh në muret e godinës. Në oborrin e manastirit ka një ajazmë, për të cilën dihet se “e ka bërë mbreti Shishman”. Ka pasur gjithashtu një pllakë përkujtimore, por ajo është zhdukur. Igumeni na shpjegoi: “Manastiret janë ndërtuar në vende me ujë. Fjala “ajazmë” në greqisht do të thotë “mbarësi”. Pra, atje ku ka ujë, ka jetë”. Në mes të oborrit ngrihet kisha “Kryeengëlli Mihail”, e cila daton që në shekullin XII.

Kjo është një bazilikë trikonhiale me narteks të bërë në vitin 1841. Sipas legjendës atriumi me muret e ngurta është ndërtuar në shekullin XV. Në të kaluarën kisha ka pasur çati prej gurësh, e cila mirëmbahet vështirë. Para pak kohe restauruam pikturat në mur, të cilat ishin në një gjendje shumë të keqe.

Sa i përket pikturimit të ikonave, igumeni na tregoi: “Supozohet se ikonat janë pikturuar në fillim të shekullit të XIX nga Dimitër Zografi dhe Joan Ikonopisec nga Shkolla e Samokovit. Gdhendjet në dru janë nga Shkolla e Tetevenit, përsëri nga kjo epokë. Një ikonë e Shën Minasë është pikturuar më vonë nga haxhi Ivanço nga Gabrovo. Megjithëse nuk kemi të dhëna me shkrim, ne e dimë se ajo është çudibërëse.

Që nga viti 1987 e këtej Manastiri Çekotinski është shpallur pasuri e patundshme kulturore me statusin e monumentit arkeologjik dhe të kulturës. Sipas igumenit, arkeologët Daniela Agre dhe Georgi Kitov, i cili tashmë nuk është ndër të gjallët, duke kërkuar tumula trake, e kanë gjetur manastirin dhe e kanë regjistruar në Institutin Kombëtar të Monumenteve të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD
Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD