Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë nga Trakia për harpë

“Jehonë e të folurit të lashtë”, “Parajsa e humbur”, “O vajzë e bukur” – këto janë disa prej pjesëve të përfshira në vëllimin “Këngët e Trakisë”. Ato janë krijuar në mënyrë të tillë kështu qe të mund të interpretohen nga harpa klasike me pedale, si dhe nga varianti gjithnjë e më i përdorur i vjetër i instrumentit – harpa pa pedale. Autori i muzikës është Elica Aleksandrova. “Këngët e Trakisë” u paraqitën me një spektakël multimedial pasdreke më 4 shkurt në City Art Mark Qendër. Hyrja ishte falas. Edicioni ishte në dy variante – në bullgarisht dhe në anglisht. Harpistja jonë e njohur Anxhela Maxharova është redaktorja e pjesëve.

Në koncertin e spektaklit morën pjesë akoma tri harpiste Vesella Triçkova, Jana Dojnova dhe autorja. Disa prej këngëve ishin në variant solo për harpë, siç janë në vëllim. Disa të tjera ishin përpunuar për një formacion më të madh, ku Elica kishte përfshirë violë, violonçel, perkusione. Kishte efekte vizuale, kurse mes interpretimeve të veçanta muzikore u lexuan vjersha të poetëve bullgarë – Nikollaj Liliev, Bistra Sirin etj. Një fakt kureshtar është se ky është vëllimi i parë me pjesë për harpë i një kompozitori bullgar, që përhapet nga kompanitë prestigjioze dhe sajtet, të cilat ia kanë kushtuar veprimtarinë e tyre këtij instrumenti. Jeta e përditshme profesionale e Elica Aleksandrovës është lidhur me krijimin e muzikës aplikuese. Prej rreth dhjetë vitesh ajo punon si kompozitore dhe audio-dizajnere në një firmë ndërkombëtare për lojëra kompjuterike. Ajo ka kompozuar muzikë për reklama dhe spote, si dhe për filma dhe një spektakël teatral. Ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në Sofje, në klasën e profesorit Atanas Kurtev. Për kohën e kaluar në Akademi ajo na tregoi: “Mora një arsim serioz jo vetëm si pianiste, por edhe në disiplina të ndryshme teorike. Krijoja shumë lehtë orkestrime me kërkesë të kolegëve të mi. Gradualisht fillova të kompozoja, kurse harpa ishte ëndrra ime.

Ideja për t’i krijuar këto pjesë lindi spontanisht – vazhdon Elica. – Më ftuan për ta shoqëruar në harpë paraqitjen e një libri të Roman Kisjovit. Kështu e kompozova pjesën time të parë “Jehonë e të folurit të lashtë”, ajo tingëllonte si shoqërim i vjershave të tij. Gjatë viteve të kaluara kam shkruar mjaftë pjesë për interpretues të ndryshëm. Vendosa t’i bashkoja në një variant instrumental por jo për piano, megjithëse jam pianiste, por për harpë. Për mendimin tim harpa është një vegël muzikore, që është shumë afër zemrës dhe ka një ndikim shumë të madh. Unë jam pianiste, kurse i bie harpës më se dy vjet nën udhëheqjen e zonjës Anxhela Maxharova. Duke e njohur këtë vegël muzikore u frymëzova për të realizuar disa ide, të cilat i kisha gjatë të gjitha këtyre viteve. Disa prej pjesëve janë në formën e këngëve. Kjo e shpjegon pjesën e parë të titullit të vëllimit. Kurse Trakia për mendimin tim është një imazh i tërësishëm i së kaluarës sonë të lashtë, një pjesë e rëndësishme e imazhit të Bullgarisë. Nuk kam provuar të citojë huazime të drejtpërdrejta nga folklori bullgar. Më tepër muzika e rikrijon atë, që unë e ndiej ndaj atdheut tim, ndaj historisë dhe kulturës së tij.

“Këngë nga Tarkia” është një provë për t’i gjetur rrënjat e mia në “botët e harruara”, të cilat kanë mbetur jashtë kohës dhe hapësirës së njohur, të ringjallë në vetveten shtresat e kujtesës fisnore. Përpiqem të rikrijoj bukurinë dhe emocionet e përjetuara prej meje nga pikëpamja ime krijuese” – thotë në përfundim Elica.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD