Gjëja më e rëndësishme për një fëmijë është të rritet i shëndetshëm, i lumtur, i dashur dhe i sigurt. Këto nevoja fare të zakonshme janë ëndërr e atyre fati i të cilëve u ka caktuar të rriten të privuar nga kujdesi prindëror. Gjatë gjithë jetës ata provojnë vetëm ndjenja të përziera të humbjes, dëshpërimit dhe zemëratës, sepse shoqëria i konsideron për të ndryshëm. Kjo i shtyp, i acaron dhe bile nganjëherë i shtyn të kapërcejnë ligjin. Shkaqet, të braktisësh fëmijën tënd mund të jenë të ndryshme. Përveç për shkaqe dhe probleme financiare, prindërit shpesh i lenë fëmijët e vet dhe nga frika, më në veçanti në qoftë se i kanë lindur kur kanë qenë shumë të rinj. Kështu në shtëpitë gjenden mijëra fëmijë, të cilëve u nevojitet të rriten shumë më shpejt nga vërsnikët e vet, të cilët jetojnë të lumtur në shtëpi. Çfarë rastis me ta, kur rriten dhe si përshtaten ndaj jetës reale jashtë institucionit? Fondacioni “Një hap për Bullgarinë” është një nga organizatat, të cilat kanë marrë përsipër misionin jo të lehtë të propozojnë zgjidhjen e këtyre çështjeve.
“Veprimtaria kyçe e fondacionit në këtë moment është koordinim i rrjetit prej mentorëve, të cilët merren në mënyrë individuale me të rinj të caktuar, të cilët kanë një motivacion të zhvillohen – tregon drejtori operativ i Fondacionit Jordan Penev. – Lidhim të riun përkatës me një mentor, i cili mund ta ndihmojë të gjejë vendin e vet në shoqëri. Kuptohet se, në procesin e shqyrtimit ata shpesh e ndryshojnë mendimin e vet. Kur kuptojnë për shembull se çfarë do të thotë ekonomi ose drejtësi, ata riorientohen. Është e mirë se disponojmë me një rrjet të gjerë prej mentorëve, sepse ata janë me përvojë në shumë drejtime, kështu që gjithmonë ka se me kë ti lidhim të rinjtë.”
Kjo është me rëndësi, që të mund ata të zhvillojnë potencialin të cilin e kanë. Është e nevojshme vetëm ndokush të besojë tek ta dhe t’i frymëzojë dhe t’i bind, se do të kenë sukses.
“Shumë shpesh fillojmë punë me të rinj të cilët tanimë kanë problem me integrimin në shoqëri dhe janë viktimë të një diskriminimi në shkollë, qoftë për shkak të mungesës së prindërve ose për shkak të etnosit të ndryshëm. Ajo të cilën e bëjmë me programin e mentorëve dhe me këto arsimime është të mund t’i socializojmë.”
Jordan Penevi përfundon Kolegjin Amerikan, kurse pas kësaj dhe shkallën baçelore në SHBA. Është vullnetar në kauza të ndryshme në Bullgari, SHBA, Islanda, Britania e Madhe, Afrika Lindore dhe Jugore. Thotë se ka mësuar shumë nga vendet e ndryshme, ku ka udhëtuar, por një është gjëja e përbashkët midis tyre – çdo ditë, pavarësisht se ku, ndokush ka nevojë për ndihmë. Disa kanë nevojë prej një përkrahjeje morale, kurse të tjerë – për një ndihmë mjekësore, e cila pavarësisht se është një e drejtë njerëzore, në disa pjesë të botës është një luks i paarritshëm. Nuk ka një kënaqësi më të madhe nga kjo të shikosh buzëqeshjen e një të panjohuri, të cilin e ke ndihmuar. Ke dhuruar rroba për fëmijët ose lodra në ndonjë jetimore ose ke strehuar një fëmijë të braktisur.
Këto janë gjeste të vogla të një empatie, të cilat na bëjnë më të mirë. Kurse fëmijët pa prindër me të vërtetë kanë nevojë për një dashuri dhe ngrohtësi, nga përkrahje e të gjithë shoqërisë tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..
“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës së re të bursistëve në programin EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë ...
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të..