Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë në të vërtetë do të ketë .бг në internet

БНР Новини
Foto: BGNES

Domaini i shumëpritur në bullgarisht në zonën .бг tashmë është fakt dhe na jep mundësi të regjistrojmë domainë me këtë zgjerim. Domaini i ri lejon krijimin e adresave në internet të shkruara vetëm me shkronja bullgare. Nga ky inovacion do të mund të përfitojnë të gjitha institucionet, bashkitë, kompanitë dhe personat fizikë, të cilët kanë dëshirë të shihen më lehtë në hapësirën bullgare të internetit. Do të lehtësohet edhe aksesi i përdoruesve bullgarë të internetit, sepse tashmë nuk do të ketë nevojë të shkruhen në gjuhën latine disa shkronja specifike si Й, Ц, Ш, Щ, Ъ, Ю dhe Я. Që nga qershori i vitit 2016 përdoruesit e internetit kanë mundësi të përdorin një domain në alfabetin cirilik me zgjerimin “.ею“. Me aplikimin e “.ею“ alfabeti cirilik u bë zyrtarisht alfabeti i tretë, i cili përdoret në shkrimin e domainëve. Mundësitë e tjera janë alfabeti latin dhe ai grek. Megjithë “.ею“, bullgarët ngulnin këmbë për domain të vet.

Spaska Tarandova – drejtoreshë ekzekutive e fondacionit “Bibliotekat globale – Bullgaria” komentoi: “Për ne bullgarët është me rëndësi të mund të shkruajmë në mënyrën në të cilën flasim, t’i ruajmë shkronjat tona, të cilat janë unikale. Duke kërkuar diçka, ne nuk do të çudisim se si të ndryshojmë tingujt specifikë të alfabetit tonë, por do të shkruajmë lirisht dhe drejt në bullgarisht. Unë do ta inkurajoj rrjetin e madh të vatrave kulturore, të cilat ruajnë gjuhën bullgaren, kulturën dhe shpirtin tonë që të kenë domainë të vet në gjuhën bullgare.

Shoqëria Aksionare “Имена.бг“ (“Imena.bg”) u zgjodh nga shteti bullgar që ta administrojë domainin e ri në alfabetin cirilik, i cili pas shumë debateve u miratua nga Internet Korporata për Emra dhe Adresa të Caktuara” (ICANN) gjatë tetorit të 2014-ës. Në periudhën deri në 8 maj 2017 do të përpunohen regjistrimet e domainëve për të ashtuquajturat “emra të mbrojtur”, për shembull të ministrive dhe bashkive. Pas kësaj do të shqyrtohen edhe kërkesat e përdoruesve të tjerë të internetit. Drejtori ekzekutiv i “Имена.бг“ Hristo Sllavov theksoi se çdo një person ka të drejtën të regjistrojë deri në 100 domainë. Ai tha gjithashtu se emrat e faqeve duhet të mirëmbajnë minimum 3 dhe maksimum 63 simbole, të cilat të jenë krejtësisht nga alfabeti bullgar. Në emra mund të përdoren numra nga 0 deri në 9, si dhe shenja “-“. Ja se çfarë tjetër komentoi Hristo Sllavov:

Krijimi i zonës “.бг” është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit të suksesshëm mes biznesit privat, organizatave publike dhe shtetit. Mendoj se në qoftë se ky model respektohet, shoqëria jonë do të ketë suksese edhe në fusha të tjera. Kontributet kryesore të domainit të ri janë të dukshme. Njëri prej tyre është zhvillimi i komunikimit vetëm në gjuhën bullgare, sepse shumë bullgarë kanë filluar të komunikojnë në një mënyrë që nuk lexohet në bullgarisht. Kjo ndikon negativisht edhe mbi kulturë, edhe mbi arsim. Tashmë kemi shumë kërkesa, pra shoqëria bullgare e kupton rëndësinë e kësaj hapësire të re në internet.

Për çdo një “.бг” adresë të krijuar do të krijohet gjithashtu një binjak me “.бг” që është përdorur deri tani. “Имена.бг“ paralajmëroi se regjistrimi i domainëve me fjalë cinike dhe ofendime nuk tolerohet dhe të gjithë ata do të fshihen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD