Qyteti Sofja dhe kureshtjet më të rëndësishme në vendin tonë fituan një popullaritet mes turistëve nga Evropa Perëndimore dhe Ballkani. Sipas të dhënave të Evrostatit fluksi i qytetarëve evropian tek ne është shtuar 100 herë gjatë 15 vjetëve të fundit.
Kjo tendencë nuk është si rezultat vetëm të ritmet të shpejtë , me të cilin shtohen hotelet dhe restorantet në vendin tonë. Kjo më tepër pasqyron përparimin e teknologjive në një përpjesëtim global, të cilat lejojnë të mund të bësh një rezervim të lehtë të një fluturimi dhe fjetje për jo më shumë se 100 sekonda përmes internetit. Vetëm për krahasim mund të themi se, onlajn rezervimet e udhëtimeve janë sektori i dytë për nga vëllimi në tregtinë elektronike të tejkaluar vetëm nga blerja e rrobave, të porositura përmes tregtarëve elektronik në një përpjesëtim botëror. Sfida përpara vendit tonë në këtë treg punues dinamik është, të drejtohet drejt mënyrave më të mençura për tërheqjen e turistëve të rinj gjatë të gjitha stinëve gjatë vitit. Nuk është çuditëse , se turistët në Evropë preferojnë udhëtime për një periudhë më të shkurtër dhe në distanca më të afërta e të shkurtra. Gjatë punimit të strategjisë për zhvillim gjatë vitit 2017, Ministria e turizmit i referohet të dhënave nga studimi, sipas të cilit turistët evropian kanë preferuar gjatë vitit 2016 udhëtime më të shumta por më të shkurtra me një çmim mundësisht me të leverdishëm , të kalkuluar prej vet tyre.
“Në qoftë se flasim për evropianët, përafërsisht 3 në çdo katër veta udhëtues, zgjedhin vend për të vizituar në Evropë. Tendenca është favorizuese dhe për Bullgarinë, sepse Evropa moderne gjeneron një numër më të madh udhëtimesh dhe kjo në një përpjesëtim botëror”. Këtë e deklaroi ministri teknik i turizmit Stella Balltova, në kuadrin e diskutimit për dobinë nga udhëtimet afatshkurtra:
“Tek ne 50% nga të gjitha vizitat ndërkombëtare, janë të bëra nga banuesit e shteteve evropiane. Prandaj vendi ynë duhet të synojë të kënaq nevojat e reja të udhëtuesve, duke propozuar “paketa të mençura”. Këto janë pushime të shkurtra por të cilat mbahen mend në çmime , të cilat tregojnë qartazi se , vizituesi kursen mjete dhe kohë me një onlajn rezervim të shpejt dhe të saktë. Në përkrahje të kësaj ka fakte të shumta: udhëtimet me 1 deri më 3 fjetje janë 58% nga të gjitha udhëtimet e qytetarëve nga Bashkimi Evropian gjatë vitit 2014. Kjo do të thotë afro 700 000 vizita afatshkurtra. Që nga viti 2005 e këtej po vihet re një ulje të të dhënave për një qëndrim turistik. Mbi dy herë më pak janë udhëtimet me një vazhdimësi midis 4 dhe 7 fjetje. Anasjelltas të kësaj tendence është vëllimi në numrin e udhëtimeve afatshkurtra ndaj pikëve të ndryshme të vendit tonë. Treguese është po kështu se turistët e huaj shpesh përdorin mundësitë e vijave të avionëve me një tarifë të ulët dhe shpejtësinë e rezervimeve elektronike.”
Ekspertët në fushën e turizmit pohojnë se, udhëtimet e shpeshta dhe afatshkurtra drejt Bullgarisë i ndërmarrin njerëz, të cilët janë më afër nga ana gjeografike. Koha për lëvizje në periudhën e vikendit është për jo më shumë se 2-3 orë, kurse si distancë me automobil-është rreth 200-300 kilometra. Kyçi drejt suksesit është dhe vëmendja drejt udhëtimeve të brendshme të turistëve bullgar. Dhe akoma nga ministrja teknike Stella Balltova:
“Bullgaria duhet të drejtohet drejt tregjeve të veta tradicionale, nga të cilat kemi një fluks të madh prej vizituesve. Këto janë Rumania, Serbia, Greqia, Maqedonia, Turqia, të cilat formojnë mbi 30% nga fluksi i huaj. Kemi mundësi të tërheqim turistë të rinj nga Shqipëria, Sllovakia, Hungaria, Italia e të tjera. Rruga për këtë është përmes larmisë të udhëtimeve tematike, ekskursioneve të nxënësve dhe të kombinimit prej SPA dhe turizëm kulturor. Pjesa kryesore prej bullgarëve udhëtues-rreth 84%, ndërmarrin udhëtime në kufijtë e vendit tonë. Sipas të dhënave , zgjatja mesatare e qëndrimit të bullgarëve është dy herë më i pakët nga ky i të huajve në Bullgari. Pavarësisht nga kjo, turistët bullgar bëjnë mbi një të tretën nga të gjitha rezervimet turistike. Krahasimi tregon se, vet bullgarët kemi dhënë një shtytje për zhvillimin e industrisë tonë vendase turistike”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin..