Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Shumica e gazetave ditën e premte njoftojnë për fillimin e fushatës paraelektorale në Bullgari. “Trud” shënon se këtë herë në garën për 240 vendet në Parlament do të përfshihen 4 732 veta, kurse për një vend deputeti do të konkurrojnë 12 pretendues. Gazeta thekson gjithashtu se sipas rregullave kandidatët duhet ta ruajnë tonin e mirë në fushatën paraelektorale, kurse shtypi, si dhe mediat elektronike duhet të shënojnë format e paguara dhe ato falas të agjitimit, siç parashikohen sipas ligjit dhe sipas marrëveshjeve të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës. Mirëpo, gazeta “Dnevnik” komenton se shfaqet në media filluan që para disa javësh dhe shpeshherë kishte kundërshtime mes oponentëve. Në jo një rast Partia Socialiste Bullgare jepte konferenca shtypi, në të cilat kritikonte udhëheqjen e kabinetit të dytë të Bojko Borisovit, që dha dorëheqje. Nga ana e vet GERB thërriste pas 30 minutash konferencë të ngutshme për shtypin, që t’u përgjigjen sulmeve. Ose e kundërta – GERB kritikonte platformën paraelektroale të Partisë Socialiste Bullgare, pas së cilës socialistët i refuzonin kritikat. Megjithatë “Dnevnik” shënon se më aktive në thirrjen e konferencave të shtypit ka qenë partia GERB. Që nga fillimi i shkurtit ajo ka zhvilluar të paktën 8 konferenca të tilla në centralin e vet. “Gazetës “Monitor” i bën përshtypje se në krahasim me vitet e kaluara tani partitë do ta hapin fushatën paraelektorale me ngjaje relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Formacioni më i madh GERB nuk do të ketë forum ndërkombëtar, por do t’i zhvillojë aktivitetet e veta në rajonet e veçanta. Nacionalistët nga “Patriotët e Bashkuar” do ta startojnë fushatën e tyre paraelektorale pa forum të madh. Blloku u djathtë i Reformatorëve do ta fillojnë fushatën e vet ditën e hënë në Sofje, kurse pjesa zbavitëse e programit do të jetë shumë modeste. Agjitacioni i Partisë Socialiste Bullgare në Sofje do të fillojë ditën e shtunë në Qendrën Inter Ekspo, kurse në Pleven - me një spektakël teatral në Teatrin Dramatik të Qytetit. Parashikohet që fushata e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të startojë në Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do ta presim Vitin e Ri 2025 me koncerte në sheshet anembanë vendit në Bullgari

Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti..

botuar më 24-12-31 4.55.PD

Në mesnatë, kufijtë tokësorë të Shengenit bien për Bullgarinë

Nga 1 janari 2025, 17 vjet pasi Bullgaria u bë pjesë e BE-së (1 janar 2007), vendi ynë hyn në Shengen dhe në rrugë tokësore, duke u bërë anëtar i plotë i zonës së udhëtimit pa kufij. Po hiqen kontrollet kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë dhe Rumanisë...

botuar më 24-12-31 4.05.PD

Parashikimi i motit për 31 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit, me erë të dobët nga perëndimimi-jugperëndimi. Para mesditës do të jetë me mjegull ose vranësira në ultësira dhe fusha, por pas mesditës dukshmëria do të përmirësohet...

botuar më 24-12-30 7.35.MD