Të jesh shëndosh gjatë tërë vitit, ky është misioni i Kalin Vasilevit, organizatori i “Tërnovo RUNs” – një lëvizje që fiton popullaritet gjithnjë e më të madh te ne. Ajo ka qëllim të krijojë një mjedisi aktiv, social dhe shëndetësor në Veliko Tërnovo. Kush është Kalin dhe si ka arritur në idenë e “vrapimit”. Ai ka mbaruar gjimnazin e shkencave natyrore-matematike në Tërnovo. Ka fituar bursë për studime në një kolegj amerikan, ku ka mbaruar për bachelor në degën e biologjisë dhe kimisë. Zhvillimi i tij akademik nuk mbaron këtu, por vazhdon së pari me mbrojtjen e doktoratës në lëmin e inxhinierisë gjenetike në universitetin Karnegi Melën dhe me një specializim në Kembrixh. Kështu erdhi momenti, kur Kalin duhej të bënte hapin tjetër, duke zgjedhur midis karrierës së madhe dhe pushimit të shkurtër. Ai zgjodhi atë të dytë dhe u kthye në Bulgari.
“Bullgaria gjithmonë ka qenë në mendimet e mia. Vazhdimisht e ndjekja situatën në vendin tonë dhe prisja një moment të përshtatshëm për t’u kthyer për pak pushime. Në vitin 2014 vendosa të kthehem për 6-7 muaj. Në atë kohë mirëmbajtja kontakte me shumë organizata rinore dhe meqenëse jam vrapues – amator pata shumë të njohur në këto rrethe. U takova me shumë njerëz të buzëqeshur dhe pozitivë dhe kjo më bëri për t’u mbetur më shumë kohë. Kështu erdhi momenti i lindjes së ideve që pata në atë kohë.”
Që prej 8 vitesh Kalin merret me vrapim, jogë dhe përpiqet të jetojë në mënyrë shëndetësore. Ai frymëzohet nga idetë e miqve të tij nga Kalifornia, të cilët e informojnë për rrymat e reja në këtë sferë. Kështu, pasi u kthye në vend ai pa se këtu ka domosdoshmëri për zhvillimin e ideve të tilla. Kalin është nga një familje mjekësh dhe nuk është e rastit se ka dëshirë t’i ndihmojë njerëzit. Sipas tij çelësi është prevenca dhe jo mjekësia moderne, ku njerëzit varen nga kompanitë farmaceutike.
“Në fillim të vitit 2014 e startova grupin tim për lëvizje dhe shëndet në Veliko Tërnovo. Rreth 8 muaj nuk kishte zhvillim dhe interes. Nuk kisha përgatitje, por me ndihmën e diturive të mia dhe përvojës së grumbulluar gjatë viteve u përpoqa ta zhvilloja idenë. Shëtitja në qytet duke kërkuar përkrahës. Në të njëjtën kohë kërkoja përgjigje të pyetjes nëse të shkojë përsëri jashtë, ose të mbetem këtu. Fillova t’u shkruaja mediave dhe papritmas situata ndryshoi, numri i përkrahësve të mi u rrit. Në fillim ishim 2-3 dhe pas disa muajsh u bëmë qindra.”
Tërë projekti është falas dhe kjo na kushton shumë kohë dhe punë. Të gjitha stërvitjet zhvillohen në të hapur, kurse për këtë qëllim nuk ka nevojë për pajisje speciale për fitnes. Ushtrimet janë të tilla, kështu qe ta përdorim trupin tonë si pajisje për trajnime. Strategjia dhe dëshirat e Kalinit janë lidhur me përmirësimin e shëndetit të njerëzve në vend. Prandaj një prej prioriteteve të tij kryesore është ta tërheqë vëmendjen e pjesëmarrësve, duke ofruar aktivitete më të ndryshme, si shëtitje, jogë, takime, seminare të ndryshme shëndetësore. Mirëpo, a do të zgjerohet “Tërnovo RUNs” në diçka më të madhe?
“Kam një frazë të dashur – Veliko Tërnovoja është kryeqyteti i ri i shëndetit. Ëndrra ime është që në qytetin tonë të krijojmë një qendër shëndetësore falas, ku njerëzit të mund të konsultohen për përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Misioni “shëndet” duhet të jetë një prioritet absolut dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm me disa stërvitje në park. Shpresoj se një ditë ai do të zgjerohet dhe se qendra të tilla do të ketë në çdo një qytet, duke formuar një rrjet kombëtar.”
Aktualisht Kalin bashkë me përkrahësit e tij është duke zhvilluar projektin në fjalë dhe janë të bindur se po të vazhdojnë të japin shembullin e drejtë, do t’i ndjekin edhe qytete të tjera.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..