Kur jeton me frymëzim, ti e kthen dhe detajin më të vogël në art. Kurse sekreti është të sillesh me dashuri, ta shikosh botën me sy të hapura gjerësisht dhe të ecësh nëpër rrugicën tënde fare të papërsëritshme, nganjëherë dhe me shumë pengesa dhe dredha të ndryshme.
Petja Stojçeva fillimisht është dashuruar në ëndërr, kurse pas kësaj ka filluar të kërkojë mënyra ta realizojë. Dhe ja që prej rreth gjysmë viti ajo zgjon shqisat me aromën e kafesë dhe i jep një fillim gjallërues ditës. Në kafenë e vet shumë kokete dhe komode, në të cilën karriget e lyera në ngjyra shumë të theksuara dhe të ndryshme, dërrasa e zezë e shkruar në mënyrë të përkujdesur me shkumëz dhe tullat e pikturuara mbi muret, rikujton një shtëpi kukullash, gjithnjë e më shumë banues të qytetit shkojnë të pinë gllënjkën e vet të parë të kafes për një ton në rrugë drejt ofisit. Dhe detyrimisht kthehen përsëri gjatë mëngjesit të ardhshëm, dhe çdo herë i pret një befasi.
“Ëndrra ime qe që të hap një kafe të vogël, komode, në të cilën të mblidhen jo shumë njerëz, që të mund të komunikojmë qetësisht me çdo një prej tyre – tregon Petja Stojçeva. – Prandaj dhe motoja e kafes është: Ne nuk kemi klientë, ne kemi miq. Ne mbajmë për faktin të presim dhe të përcjellim personalisht çdo një mikun tonë. Në këtë mënyrë njihemi dhe krijojmë një kontakt më të mirë.”
Kurse dama e re gërsheton realizimin e ëndrrave të saj me mjeshtëri, të cilat e kthejnë në një bariste të klasës së parë. Ajo zhvillon dy kurse të specializuara , njëri nga të cilët është i njohur në të gjithë Evropën. Por në themel të çdo gjëje qëndron i ashtuquajturi latte art – pikturimi mbi kafe, të cilët e tërheqin prej kohe drejt kësaj bote të shijeve të pasura, të përmbushura me aroma dhe pasion të shumtë. Petja frymëzohet nga baristi gjerman Dritan Alsela, arti i të cilit të një piktori me një kanë të vogël prej qumështi në dorë është i njohur në të gjithë botën. Dhe diçka më shumë – mundet të niset për në Gjermani dhe të përvetësojë në vend hollësirat në latte art – personalisht nga mjeshtri i madh.
“Ka disa teknika për të pikturuar mbi kafe. Që të bëhet piktura , duhet të ketë një shkumë të mirë prej qumështi pa balona. Kjo është njëra teknikë – ajo është vetëm me një kanë të vogël me qumësht dhe me shkumë qumështi, kurse për tjetrën ka nevojë prej një stilolapsi të posaçëm për pikturimin e latte artit. Përdoren po kështu toping, me fjalë të tjera çdo gjë është një çështje të zhvillimit të imagjinatës. Pikturat nganjëherë janë të menduara paraprakisht, kurse herë tjetër janë të personalizuar posaçërisht për klientin. Tek ne për shembull vijnë njerëz me lutje të bëjmë mbishkrime ose piktura për ditëlindje , për festa të bebeve ose për ndonjë shkak tjetër. Por çfarëdo që të mendojmë, deri tani nuk kemi një reagim negativ nga dhënia e art latues.”
Në Dea Coffee – në emërtimin e kafesë jo rastësisht merr pjesë fjala “perëndeshë”, propozojnë kafe të cilësisë më të lartë dhe realizojnë sikur dhe detajin më të imët dhe të duhur. Sepse dhe kafja më e mirë gjatë përgatitjes mund të prishet dhe të hidhërojë. Pikërisht shija e hidhur është shenjë se baristi ka dështuar, sqaron Petja Stojçeva. Por, kush mund të thotë, se kjo zonjë e vogël me njohuri të shkëlqyera në lëndën e re për të, deri vonë ka qenë në pistat për karting? Mbi të gjitha është mbajtëse e kupës “Bullgaria”, kampione e Maqedonisë dhe me pjesëmarrje në klubin e futbollit. Sot ajo e ka ulur flakën e sportistes dhe merr pjesë në karting thjesht për një kënaqësi. Prandaj i përfshin forcat e veta në zhvillimin e pasionit të vet të ri – kafja.
Përveç se propozon kafe, të përgatitur në bazë të mënyrave të ndryshme – ekspres, të filtruar, kafe turke në xhezve, presë franceze, ajo i mahnit klientët e vet me ëmbëlsira të përgatitura në kushte shtëpiake dhe kokteje interesante, kuptohet të shoqëruara me kafe. Por, mbase jo shumë prej jush mund të lavdërohen me faktin se kanë provuar dhe sandviçë me kafe. E, tanimë mund ta bëjnë në Dea Coffee, ku me ndihmën e Darin Stojkovit, finalist në një shou televizive për kulinari, mund të hani një bukë të përgatitur prej mielli me proshutë, sallatë të freskët, një domate të freskët dhe majonezë... me kafe. Dhe e gjithë kjo, të përgatitur me përbërëset e sakta në recetën për sukses të Petja Stojçevës – dashuri dhe pasion ndaj kafesë dhe qëndrimi ndaj njerëzve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..