Madje të provohemi, ka pak të ngjarë të gjejmë fjalët më të përshtatshme, që të përshkruajmë shkurtimisht rëndësinë e asaj, që bën Pavlina Dokovska dekada me radhë. Bullgarja jep koncerte dhe incizon disqe, udhëheq klasa mjeshtri dhe merr pjesë aktivisht në jurinë e konkurseve të mëdha ndërkombëtare...
Ajo është kryetare e katedrës për piano në Mannes College The New School for Music. Krahas kësaj është themeluese e tri festivaleve në SHBA. Është drejtore artistike e dy prej tyre.
Festivalin muzikor në Menas prof. Dokovska e krijon, që ta zgjerojë edhe më shumë horizontin jo vetëm para studentëve të saj, por edhe para të gjithëve, të cilët bëjnë studime në shkollën prestigjioze.
“Festivali i parë në Menas u zhvillua në vitin 1999 dhe ishte i pari, i cili iu kushtua krijimtarisë së Shopenit – sqaron ajo. – Për herë të parë në SHBA u interpretuan të gjitha veprat e njohura të kompozitorit të madh polak – jo vetëm veprat për piano, por edhe ato të dhomës, këngët etj. Festivali mbahet çdo vit dhe vazhdon të zhvillohet. Merrem shumë aktivisht me veprimtari pedagogjike dhe aktualisht kam klasën më të madhe në Menas – 20 studentë. Mund të them se grupi është shumë i mirë. Ndër të tjera, një student imi ishte gjysmëfinalist në konkursin “P. I. Çajkovski” gjatë vitit 2015, një prej dy amerikanëve, që u paraqitën në konkurs. Studentët e mi janë nga vende të ndryshme – nga SHBA-ja, Rusia, Polonia, Japonia, Koreja, Kina, Meksika. Është shumë bukur se janë përfaqësues të kulturave të ndryshme dhe mësohen njëri nga tjetri.”
Pavlina Dokovska është nxënëse e pedagogëve legjendarë bullgarë – Lidia Kuteva, në klasën e së cilës mbaron Shkollën Kombëtare Muzikore dhe Xhulia dhe Konstantin Ganevi në Akademinë Muzikore Kombëtare. Ajo është mbajtëse e çmimit të parë të Konkursit Ndërkombëtar “Klod Debjusi” në Francë dhe ka marrë bursë. Në saje të kësaj burse ajo ka bërë studime te Ivon Lefebjur në Paris. Ka mbaruar klasë mjeshtri në Julliard School.
Duke bërë studime atje ajo takoi basin bullgar me famë botërore Nikollaj Gjaurov, me të cilin rreth dhjetë vjet më vonë incizoi një album.
Është mbajtëse e disa çmimeve të para nga konkurse të ndryshme prestigjioze. Cilat janë parimet e prof. Dokovska në punën e saj pedagogjike?
“Për mendimin tim puna me njeriun është diçka shumë e rëndësishme në profesionin e pianistit. Ka shumë psikologji në profesionin tonë. Detyra e pedagogut është të krijojë një personalitet të lumtur dhe të bindur në aftësitë e veta. Duhet të krijojmë artistë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, të cilët janë bujarë dhe të mirë. Gjithmonë kam thënë se krijimi i qëndrimit moral duhet të ndodhë në procesin e punës. Po vazhdoj të japë koncerte, por ato janë koordinuar me angazhimet e mia të tjera. Po vazhdoj të punoj edhe për festivalet. Mirëmbaj kontakte me Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”. Për mua kjo është me rëndësi të madhe, sepse unë jam produkt i kësaj shkolle. Bursa, që themelova me emrin e mësueses sime të dashur Lidia Kuteva ka një rëndësi të madhe emocionale për mua. Gëzohem shumë se shkolla ime zhvillohet mirë dhe ka një drejtoreshë kaq të mirë – Millka Miteva. Megjithë mjetet e pakta financiare, të cilat livrohen në Bullgari për zhvillimin e kulturës, ajo arrin të zhvillojë jo vetëm bazën materiale, por edhe të sigurojë mundësi për shfaqje të ndryshme të nxënësve. Jam e lumtur ta shohë pasionin ndaj muzikës edhe në brezat e rinj.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..