Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë gramafoni, është në tregun muzikor që nga 1 korriku 2025. Grupi punoi mbi të për pesë vite, për të arritur tingullin e dëshiruar, por edhe atë unitet metafizik të ritmeve, timbreve, imazheve dhe emocioneve, në të cilin e gjen veten dhe ndihesh sërish i tërë. Në album, përveç këngës hit me të njëjtin titull, fansat do të gjejnë edhe "bukurinë universale" të këngëve "Luledielli", "Ngjyrat e perëndimit", "Për herë të fundit" dhe "Besoj në ty", rrëfimin e ndejshëm "Ji vetëm me mua", frymëzimin "Nisu me mua" dhe pendesën "Deri kur"... Këtu është edhe kënga e parë e grupit që u transmetua në World Chart Express në MTV – "Mos shiko me dashuri".
Maria Mutafçieva dhe shokët e saj thonë se "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" është dashuri, ndjesi e një përqafimi të shumëpritur dhe lumturi! Jo rastësisht, kënga me të njëjtin titull dhe "Luledielli" janë përfshirë në tekstet shkollore të muzikës për klasën e 7-të dhe të 9-të. Ky është albumi i preferuar i muzikantëve nga Mary Boys Band, dhe ata shpresojnë që fansat e tyre ta pëlqejnë atë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Mary Boys BandOpera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im"...
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”...
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në..