Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

47 vjet radio-konkursi pranveror i Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaj.

Në vitin 1970 Radio Sofja organizoi të ashtuquajturin “Radio-konkurs pranveror për këngë zbavitëse bullgare”. Ky konkurs po vazhdon të zhvillohet çdo vit edhe sot e kësaj dite. Në vazhdim të 48 viteve kompozitorë, orkestrues, autorë tekstesh dhe interpretues paraqitin produktet e tyre para milionë dëgjuesve. Ky konkurs në përputhje me emrin e tij kërkon që tekstet e këngëve, si dhe meloditë, t’i përgjigjen stinës pranverore. Përveç kësaj ato nuk duhet të jenë transmetuar në radio.

Konkursi i parë u zhvillua në mars të vitit 1970. Atëherë një komision i posaçëm seleksionoi gjithsej 15 këngë për raundin e fundit. Letrat e dëgjuesve ishin kriteri kryesor për numërimin e tyre: Është interesant fakti se për edicionin e parë të konkursit “Pranvera” redaktorët muzikorë kanë marrë 1800 letra.

Atëherë këngët u paraqitën nga kompozitorë të njohur bullgarë në atë kohë: Petër Stupell, Angell Zaberski, Ivan Stajkov, Josif Cankov, Dimitër Vëllçev, Atanas Bojaxhiev, Svetozar Rusinov, Zornica Popova etj. “Pranvera e Javorit”, e kompozuar nga Svetozar Rusinov, me tekst të Dimitër Tonçevit është kënga e parë në historinë e konkursit me më shumë letra nga dëgjuesit. Interpretimi është i trios Mimi Ivanova, Pasha Hristova dhe Maria Nejkova. Në historinë e tij shumëvjeçare Radio-konkursi pranveror e ka gëzuar publikun me qindra këngë bullgare. Shumë prej tyre janë shndërruar në hite dhe janë këngë të dashura të disa brezave të adhuruesve të muzikës bullgare pop si “Përrua” (1978) – muzika dhe orkestrimi janë vepër e Janko Milladinovit. Teksti është i Dimitër Toçevit. Interpretimi është i Lili Ivanovës dhe Asen Gargovit, si dhe kënga “Lodhja pranverore” (1984). Muzika është e Stefan Dimitrovit, teksti është i Mirjana Bashevës, Interpretimi është i Bllagovest dhe Svetosllav Argirovit. 

Sapo mbaroi raundi i dytë i edicionit të 48 dhe çdonjëri do të mund të votojë së shpejti online për 12 këngët fituese. Të gjithë fituesit që nga viti 1970 mund të lexohen këtu.

“Veroret” ishte në krye të klasifikimit të dëgjuesve të Radio Bullgarisë muajin e kaluar.

Këtë herë shorti zgjodhi tre vetat, që do të marrin si dhuratë një disk me produktet e fundit të Radios Kombëtare Bullgare: Rosemarie Brodd (Gjermania), George Derringe (SHBA) dhe Miguel RamónBauset (Spanja).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD
Krum Jankov

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..

botuar më 25-09-11 6.10.PD

DARA dhe Kamen & Rusto me një version modern për klube të hitit "Mos"

Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..

botuar më 25-09-10 8.10.PD