Dhe sivjet organizatorët e Festivalit “Grand Chocolate” transformuan një nga sallat e Inter Ekspo Qendrës në Sofje në mbretërinë e çokollatës. Historia e ëmbëlsirës joshëse daton që përpara 1500 vjet dhe përmes tij realizojmë fantazitë tona prej çokollate. U prezantuan virtuoz bullgar; dhe të huaj në prodhimin e çokollatës dhe të prodhimeve të çokollatës me mbi 250 lloje kombinacione jo standarde. Hollësi do të mësojmë nga Ani Dimitrova, e cila është pjesë nga ekipi i ngjarjes:
“Sivjet shënojmë edicionin e tretë të radhës, që për lumturinë dhe kënaqësinë tonë është më i madh se të mëparshmit. Gëzojmë një interes të madh nga ana e vizituesve dhe të ekspozuesve. Ka më shumë pavijone ekspozuese – mbi 70 firma dhe produkte më të larmishme. Kombinacionet janë të shumëllojshme: çokollatë me rozmarinë, me verë, me piper të zi dhe të bardhë, me luleshtrydhe, me mjedër, avokado, agrume, birë me kakao, birë me vanilje dhe maja pishe, çaj prej kakao i bërë me kokrra prej kakao, çokollata të gjalla dhe bio, torta të punuara në dorë dhe në fabrikë, ëmbëlsira, mafinë. Një nga aksentët sivjet është ekspozita e piktores së talentuar Dari Dançeva, e cila përdor një teknikë të shkëlqyer me bojëra vaji dhe çokollatë. Në ekspozitë ka dhe bizhuteri të punuara prej çokollate. Ato kuptohet nuk janë të përshtatshme për t’u mbajtur, me qenë se temperatura e trupit tonë do t’i tresë, por janë një prodhim i vërtetë i artit.”
Vizitorët patën mundësinë të shikojnë teknika të posaçme – si ekuilibrohet çokollata dhe si punohet çokollata me dorë. Ekspozita ka dhe favoritin e vet. Një nga punuesit më të njohur të çokollatës në Bullgari – shefi Radi Stambollov, përveç se tregoi sekretet e kënaqësisë së punimit të çokollatës, zgjoi dhe imagjinatën, duke përzier përpara syve tona një “akullore galaktike” me një azot të lëngësht gjatë një temperature minus 196°C.
Del se kakaoja është e dobishme dhe e mirë jo vetëm për shpirtin – me shijen e vet joshëse, por dhe për trupin. Ai ka vetinë të hidratojë qelizat, t’i freskojë dhe t’i rigjenerojë dhe gjen aplikim në disa procedura SPA.
Vëmendja jonë u tërheq akoma prej disa kutive tepër të bukura me bonbone shumëngjyrëshe, të cilat dikur importoheshin nga ish Bashkimi Sovjetik. U njohëm me Rusllan Georgievin, një bullgar besarabian dhe menaxher regjional të korporatës të pastiçerisë në Ukrainë.
“Ne jemi disa nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të prodhimeve të ëmbla – shënon Rusllani. – Që nga viti 2014 kemi një zhvillim mjaft të madh në Evropë. Bullgaria është një vend shumë i mirë, ku mund të propozojmë mbi 350 artikujt tanë. Bullgarët tregojnë një interes të veçantë ndaj bonboneve me kile. Ato janë me mbushje të ndryshme dhe janë shumë atraktive. Kemi plane ambicioze dhe qëllime për zhvillim në Bullgari.”
U ndalëm mbi një firmë bullgare nga rajoni i qytetit Samokov. Ajo është krijuar gjatë vitit 1991. Fillon me një kolektiv prej 6 vetave, kurse sot punojnë mbi 250 veta. Prodhojnë pasta të thata, biskota, shtresa për tortë, kruasan. Ajo është mes liderëve në treg për role të mbushura në Bullgari. Produktet e saj janë të vlerësuara në vende nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Anna Novakova ndan përshtypjet e saj nga këto ekspozita dhe nga klientët e shumtë përpara pavijonit:
“Më bën përshtypje, se bullgarët janë të orientuar krejtësisht drejt ëmbëlsirave, drejt çdo gjëje e cila e ngre androfinën, “hormonet e gëzimit” kurse ky është një shkak për gëzim të prodhuesve të ëmbëlsirave.”
Çokollata nuk është vetëm një kulinari, ajo është një art i vërtetë, i sjellë në forma të ndryshme: zemra të mëdha, kështjella, figura të ndryshme prej çokollate, maska nga Venecia, vezë të pikturuara për Pashkët. Jemi të bindur se, të gjithë ekspozuesit janë munduar të krijojnë një atmosferë të shijshme dhe atraktive dhe të propozojnë më interesanten, të cilën mund ta krijojnë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES dhe Bllagorodna Georgieva
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..