Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fama kinematografike shkëlqen në një nga nënkalimet e Sofjes

БНР Новини

Në një nga nënkalimet e kryeqytetit njeriu e ndjen veten si në hyrjen e një kinemaje të nëndheshme. Nga muret shikojnë portretet e artistëve të tillë të mëdhenj si Çarli Çaplin, Merilin Monro, Lui djo Fjunes. Aty pranë janë edhe legjendat bullgare të kinemasë – Todor Kolev, Anton Gorçev, Katja Paskaleva. Radhas heronjve të filmave vizatimorë Mbreti Luan dhe Miki Maus janë trimi dhe kuçedra nga vargu i filmave të vizatuar bullgarë “Molla e florinjtë”. Një atraksion i vërtetë për banorët është qilimi i kuq i vizatuar mbi këmbëzat e shkallës së nënkalimit. Dhe kjo shkallë sikur nuk çon te e përditshmja e tensionuar, por te shkëlqimi dhe drita e ceremonisë së dorëzimit të “Oskar”-ëve. Në nënkalimin e Sofjes i kushtuar kinemasë ka gjithçka, nga skulptura dhe figura me tri dimensione, të punuara nga filma të panevojshëm deri te “Aleja e Lavdisë” me shputat e yjeve të reja teatrore.

СнимкаMesazhet, të cilat na drejtojnë autorët e nënkalimit jo të zakonshëm duken kudo. Në hyrje lexojmë mbishkrimin: “Filloni të veproni, ndërpritni të analizoni!”. Të zhytur në mendime vazhdojmë poshtë nëpër shkallën për të zbuluar një panteon të vërtetë të kinemasë dhe teatrit. Ciceronë në këtë shëtitje tonë është piktori Dimitër Stafidov – njeri prej entuziasteve më të mëdhenj në realizimin e kësaj ideje.

Për të ndryshuar ambientin urban, secili duhet të bëhet aktiv. Jemi mësuar të akuzojmë shtetin. Edhe ne kemi hasur shumë probleme me të. Por në se vetëm do të ankohemi, atëherë nuk do të arrijmë asgjë! – rrëfen piktori. –Nënkalimi i filmave ndodhet në udhëkryqin e rrugës “Svetosllav Terner” me bulevardin “Carigradsko Shose”. Është mirë, që arti i kinemasë të jetë prezantuar këtu. Aty pranë ndodhet edhe kinemaja “Vllajkova”. Një nga këndet e nënkalimit i është caktuar për Festivalin Sofja Fillm Fest – forumin më të madh ndërkombëtar kinematografik që zhvillohet në Bullgari. Aty vihen pllakate dhe njoftime për titujt e programit. Për kënaqjen e kryeqytetasve vendosëm të pikturojmë portretet e artistëve të njohur kinematografikë nga mosha dhe gjini të ndryshme. I ndamë në katër grupe – kinema bullgar, evropiane, amerikane dhe botërore. Caktuam edhe një këndë për fëmijët me heronjtë e filmave të vizatuar. Nënkalimi është një pjesë prej qyteti, nga ku kalojnë njerëz të moshave të ndryshme. Filmi im i preferuar bullgar është “Briri i cjapit”. Pikërisht me anë të tij prezantuam kinemanë bullgare. Artisti i madh Todor Kolev, bashkë me violinën e tij, gjithashtu ka vendin e vet. Na dhuruan videokaseta të vjetra. Me to bëmë një plastikë simbolike murale me figurën e artistit. Ideja është, që kur pikturohet diçka në një vend shoqëror, ajo të pëlqehet, që të mbetet aty të paprekur.

СнимкаNë nënkalimin kinematografik pikturuan artistët më të talentuar të grafitëve. Secili rikrijoi filmin të cilin e pëlqen më shumë. Kështu stilet janë të larmishme dhe pikturat vjen të sugjerojnë qëndrimin e të rinjve ndaj krijimtarisë kinematografike” – mendon Dimitër Stafidov. Ai gëzohet, se që nga shtatori, kur u bë gati nënkalimi kinematografik, e deri më sot nuk ka asgjë e asgjësuar në të. Ata që kalojnë këtu gëzohen dhe ruajnë punën e piktorëve. Ekipi “Ambienti urban” formuar nga krijues entuziastë fiton popullaritet gjithnjë e më të madh. Tashmë i kërkojnë për zbukurime të ndryshme, duke përfshirë edhe fasada të godinave.

СнимкаProjekti më i ri mbi të cilin mendojnë, është ndryshimi i ambientit të oborrit të një kopshti fëmijësh në lagjen “Sredec”. Më shumë hollësi sjell Dimitër Stafidov:

Aty nuk ka asgjë tjetër përveç gardhës dhe fëmijët janë sikur në një kuti. Prandaj dëshirojmë të larmojmë këtë ambient. Zgjodhëm temën “fantazmagori me përbindësh të mirë”. U propozuam fëmijëve, që vet ata të pikturojnë përbindëshit, ndërsa ne të transferojmë në oborr. Vizatimet e fëmijëve do të jenë mbi fasadën, ndërsa mbi pllakat e oborrit do të pikturojmë një lojë, në të cilën vet fëmijët do të lëvizen si figura dhe do të hedhin zare të mëdha. Kështu, kemi në plan që në çdo projekt të përfshijmë edhe fëmijët, gjë që do të na sjell një kënaqësi të madhe. Fëmijëve u pëlqen të krijojnë dhe të mishërojnë tërë fantazinë në pikturat. Ata janë të tërhequr nga larmia e ngjyrave dhe janë gati të ndihmojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD