Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kujtim për këngëtaren e madhe Nadka Karaxhova

Bilbili është njëfarë simboli i lavdisë botërore të këngëtares Nadka Karaxhova, të shprehur përmes timbrit të saj të shkëlqyer të një sopranoje, me këngët e saj emblematike “Dragana dhe bilbili”, “Më këndon bilbili” si dhe kuarteti i krijuar prej saj “Sllavej” (“Bilbili”). Emri i saj dallohet mes këngëtarëve të njohur bullgar, të cilët mbajnë shenjën e karakterit të veçantë të zërit të bullgarëve.

Nadka Karaxhova ka lindur në fshatin Tri vodici, rrethi i Pazarxhikut. Ajo është trashëgimtare e një fisi të vjetër muzikantësh, në të cilin që të gjithë këndojnë, kurse muzika popullore larmon ditët e përditshme fshatare si dhe festat. Gjatë vitit 1952, në festivalin e veprimtarisë amatore artistike në qytetin Plovdiv, mezi 15 vjeçe, ajo është vënë re nga kompozitori Filip Kutev, themelues dhe drejtues i ansamblit folklorik, i cili sot mban emrin e tij. Gjatë vitit 1953 Nadka është pjesë nga grupi prestigjioz, të cilit i përkushton 40 vjet krijuese dhe jetike. Një moment i lavdishëm nga jeta e saj e të kënduarit është transmetimi tremujor i këngës “Zablejalo mi agënce” (Qengji belbëzon) në një transmetim të radio BBC-Londër gjatë vitit 1979. Interesi është kaq i madh, saqë pason botimi i një pllake gramafoni me 2 këngë të përfshira, një prej të cilave është incizimi i njohur nën titullin “Qengjat bullgare të cilat belbëzojnë”. Një buje muzikore shkakton dhe një nga turnetë e koncerteve me kuartetin “Sllavej” në Japoni, ku janë botuar një varg me albume “Polifonia bullgare”me interpretime të ansamblit “Filip Kutev”, krahas me incizimet e Nadka Karaxhovës, kuarteti “Sllavej”, motrat Biserovi. Kënga e saj “Pilence pee” (Këndon zogu) është e përfshirë në librat japoneze dhe fëmijët e mësojnë në orët e muzikës. Me zërin e vet të veçantë dhe me mjeshtërinë të këndoj në ansambël Nadka Karaxhova ka një kontribut të madh për suksesin e “Zërave kozmikë”, “Zërat e mëdhenj bullgarë” – kore, në të cilat po kështu ka qenë soliste. Fondi i Radios Kombëtare Bullgare ka rreth 300 incizime solo të repertorit të saj nga krahina e Pazarxhikut. Teknika e saj vokale është shumë e veçantë tek këngët e ngadalta të korrjes, me stilin tepër karakteristik “trokitje e lehtë e zërit”.

Nadka Karaxhova është mbajtëse e dekoratave më prestigjioze shtetërore “Kirill dhe Metodij”, “Stara pllanina”, çmimet “Penda e artë”, “Nestinarka” – një dekoratë të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në Burgas e të tjera. Gjatë muajit mars shënojmë 80 vjetorin nga lindja e këngëtares së madhe. Në prag të njërit prej koncerteve i cili është zhvilluar në Radion Kombëtare Bullgare, Svetlla Karaxhova – vajza e këngëtares tha:

“Për mua ky përvjetor i saj i 80-të është një festë e frymës bullgare, festë e folklorit bullgar. Duhet të flitet për të dhe për brezin e saj – këngëtaret, të cilat për herë të parë interpretuan folklorin bullgar në të gjitha skenat prestigjioze. Ky është një mision i jashtëzakonshëm. Ata kishin një talent të madh, por dhe shansin ta bëjnë. Nëna ime thoshte, se folklori bullgar është si një kishë. Në të duhet të hyhet me shumë respekt dhe përkulje përpara mençurisë së popullit tonë. Duhet me vëmendje të ecet drejt tij. Ajo thoshte akoma se: “Duhet të jesh i mirë, sepse të këqijtë bëhen njerëz të shëmtuar”. Mirësia e njeriut është e shkruar mbi fytyrë. Dhe ajo buzëqeshja e saj, me të cilën shkonte drejt njerëzve, donte të më tregojë se, mirësia është arma më e fortë. Ajo bëri një shoqëri të vogël me shumë dëshirë dhe shumë dashuri – ky është kuarteti “Sllavej”. Dikur Filip Kutevi thoshte, se jo çdo njeri bëhet për performanca vetjake. Duhet të kesh një dëgjim shumë të saktë, një disiplinë të fortë që të mund të mësohet një krijim i dhënë. Por ajo qe njeriu, i cili i zotëronte këto veti. Me një kënaqësi të madhe dhe përgjegjësi po e vazhdoj misionin e kuartetit “Sllavej”. Po rivendosim këngë të saj të vjetra, të përpunuara nga Filip Kutevi. Do të vazhdojmë me këngë të Krasimir Kjurkçijskit, Stefan Dragostinovit, Kosta Kolevit. Shumë nga koncertet sivjet i janë kushtuar asaj. Në këtë moment po punojmë dhe me këngëtarë pop për shfaqje të ardhshme. Po investojmë përpjekje të shumta në projektin “Muzikë të shesheve” – koncerte verore, të cilat i kushtohen përvjetorit të saj të 80-të.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD