Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji – forcë jetike dhe stuhi

22 marsi – Dita Botërore e Ujit

БНР Новини

Si do të duket bota pa ujin? Shkretëtirë? Bile dhe aty ajo ekziston, pavarësisht dhe në sasi minimale, ajo i bën rrugë vetes, që të mund të mbajë gjallë natyrën. Njëkohësisht një forcë jetike dhe stuhi, e cila humbet me fuqinë e vet, pa të jeta e çdo një qenie e gjallë e tokës do të ishte e pamenduar. Prandaj dhe shkencëtarët përcaktojnë nëse ka jetë në një planetë të dhënë në varësi nga ekzistenca e ujit. Ai është kudo rreth nesh – në jetë, në organizmat e gjalla, vet ne jemi të përbërë në 75% nga uji. Jemi mësuar ai të jetë deri diku në ditët tona të përditshme, pa u menduar fare se , miliardë njerëz nëpër botë nuk kanë bile një prani deri tek uji i pastër i pijshëm, kurse për përdorimin e nevojave jetike nuk bëhet fjalë.

“Kaskada madhështore”, autor Cvetan HristevDuke e kuptuar rëndësinë e ruajtjes së këtij burimi të shkëlqyer dhe marramendës të jetës, gjithnjë e më shumë vende nëpër botë shënojnë Ditën e Ujit, të propozuar për t’u festuar përpara 22 vjetëve në Konferencën për mjedisin rrethues dhe zhvillimin në Rio de Zhaneiro-në Brazili. Festa tek ne organizohet nga Asociacioni Bullgar i Ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin”:

Përveç se festojmë Ditën e Ujit, ne i kemi përkushtuar dhe një javë të tërë – shënon Antoaneta Sallfixh nga Shoqata “Unë e dua ujin”. – Sivjet ajo zhvillohet në Universitetin e arkitekturës, ndërtimit dhe gjeodezisë, i cili mbushi 75 vjet nga krijimi i vet. Prandaj dhe tema është e drejtuar drejt arsimit, studentëve dhe kandidat-studentëve. Qendra e ngjarjes është një ekspozitë me foto, e cila quhet “Shatërvanët në Bullgari” dhe është aty një javë të tërë. Pjesëmarrësit janë të shumtë, pothuajse nga e gjithë Bullgaria. Sonte nga ora 16 zhvillohet dekorimi zyrtar. Akoma asnjë nuk e di se kush është fituesi, vetëm një pjesë nga organizatorët dhe juria. Prandaj urdhëroni në hyrjen qendrore, që të kuptoni se cilët janë fituesit.”

A kujdesemi në mënyrë të mjaftueshme për burimet e ujërave në Bullgari?

Duhet shumë mirë t’i japim llogari vetes, se në Bullgari ka ujë të mjaftueshëm – ujë për të pirë, alkal, të pastër – ai është në sasi shumë të mëdha, shumë më tepër sesa mund të krenohen shtetet e tjera dhe kontinentet e tjera – vazhdon Antoaneta Sallfixh. – Kurse kur kemi një gjë me bollëk, nuk i kushtojmë vëmendje. Kështu ndodh dhe me ujin, mjerisht. Ne mendojmë se ai është një diçka e dhënë, rrjedh dhe vet kujdeset për veten e vet. Sigurisht që përpara një farë kohe, kur teknologjitë nuk kanë qenë të zhvilluara, ka qenë e mjaftueshme që uji vetëm të spastrohet dhe të mirëmbahet me shumë më pak mjete. Por sa më shumë përparojmë në këto fusha, kaq më shumë flasim për inovacione në sektorin e ujit. Në themel të inovacionit është njeriu dhe në qoftë se ai nuk di sesi ta drejtojë, nuk mund të garantojmë se, uji do të jetë në sasinë përkatëse dhe do të mund të bëhen llogaritë. Pikërisht kjo rastis dhe në këtë moment, po rritet çmimi i ujit në Sofje me 18%, ku ideja është që deri më 5 vjet të shtohet me pothuajse 50%, që është jashtëzakonisht shumë. Justifikimi bazë është se, aktualisht në kryeqytet ka nevojë prej investimeve për inovacione në sektor.

СнимкаNë të njëjtën kohë, në Bullgari ka vende të populluara, ku në vend të ujit të pastër të pijshëm rrjedh një lëndë e turbullt, e cila nuk mund të përdoret dhe për nevoja jetike. Dëmtimet në tubacionet e ujit dhe në vetë Sofjen janë një dukuri e shpeshtë, kurse uji i pijshëm derdhet nëpër rrugë... për llogari të konsumatorëve. “Mjerisht, deri tani gjithmonë i kushtohej një vëmendje përpunimit të ujërave mbeturinore dhe u bënë stacione të mëdhenj spastrimi të cilët kujtojnë mjaftë, kurse projektet për ciklet rreth ujërave në qytete mbetën në fund – nënvizon Antoaneta Sallfixh. – Me të vërtetë furnizimi i ujit të pastër të pijshëm mbeti në plan të dytë. Por, derisa u realizuan stacionet e spastrimit – kjo po kështu është nën pyetje. Ky është një nga problemet bazë në Bullgari, për të cilat flitet vetëm në një nivel ekspertësh. Çfarë formohet në daljen e stacionit të spastrimit – llumë në sasi të mëdha, të cilat janë bomba me vonesë. Në qoftë se problemi me llumrat nuk zgjidhet – ne kemi një problem të madh ekologjik, për të cilin heshtet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: waterbridge.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD