Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nga vajzat bullgare të gjimnastikës ritmike ka shkollë të vet në Nju Jork

БНР Новини

Para 10 vitesh kur sportistja e gjimnastikës ritmike Sillvija Taseva shkoi të kalojë pushimet në Nju Jork, nuk mendonte, se do të ndodhë ashtu që një ditë të ndjekë ëndrrën amerikane. Mirëpo, ajo u tërhoq pas kësaj mënyre të përshpejtuar të jetesës, sepse ajo deshi jo vetëm të zbulojë sekretet e saj, por edhe të përjetojë.

Për shkak të trajnimeve të rënda si sportiste e gjimnastikës ritmike me trajnere Neshka Robeva, ajo nuk deshi që të merret më me këtë sport. Prapëseprapë, fati me lojën e tij prapë e ktheu te vitet e trajnimeve të gjata, por kësaj here në rolin e trajneres. Kështu ajo qëndronte para sfidës të ndryshojë mënyrën e trajnimeve të lodhshme. Dalë ngadalë ajo fitoi respektin e sportisteve të gjimnastikës ritmike me maksimën “Atë që jepni, po këtë e merrni”.

Pasi arriti të përgatitë jo vetëm një vajzë në nivelin më të lartë të gjimnastikës ritmike dhe të rritë cilësinë e ekipit kombëtar të Puerto Rikos, Sillvija Taseva jeton me ëndrrën e realizuar. Për këtë ajo tregon:

Gjatë verës së vitit 2016 më në fund arrita të hap një klub të vet të gjimnastikës ritmike në Nju Jork. Fillova me disa fëmijë, ndërsa tani shkollën e frekuentojnë më se 40. Jam e lumtur, sepse në ekip tashmë ka edhe disa vajza bullgare. Gjatë këtyre 12 viteve të punës sime si trajnere, gjithnjë kam ëndërruar që të trajnoj edhe vasha bullgare. Në këtë mënyrë jo vetëm që përhap shkollën bullgare të gjimnastikës ritmike përtej Oqeanit, por e prezantoi para bullgareve të reja. Ata fëmijë mezi do të kthehen në Bullgari, por mendoj se kontribuoj që ato të mos harrojnë prejardhjen. Bëj provë që t’u mësoj gjëra, të cilët vet unë i kam mësuar.

Përveçse është sportiste me suksese – pesë herë kampione republikane, mbajtëse e medaljes së artë nga kampionati botëror i klubeve, mbajtëse e medaljes së bronztë të kampionatit evropian, Silvija Taseva është një vajzë plotë joshje dhe ka disa çmime nga konkurse për bukuri. Në një konkurs të tillë e zbuloi producenti i Javës së Modës së Lartë në Nju Jork Andre Akino. Ai e ftoi që ajo të realizojë një shou të vet të gjimnastikës ritmike në forumet e tij. Kështu u bë bullgarja e vetme me një pjesëmarrje të tillë në këtë forum. Krahas kësaj si trajnere pati fatin dhe u takua me një nga yjet e muzikës amerikane. Për këtë Silvija Taseva rrëfen:

Gjithçka filloi me regjistrimin e Llolla Llurdesit – e bija e Madonnës, në shkollën time. Ditët e para edhe nuk ishim të sigurt, se kjo në të vërtetë ishte ajo. Mirëpo, në një nga spektaklet në të cilët ishin të ftuar edhe prindërit, erdhi edhe Madonna. Atëherë u njoh me të. Nga tregimet e së bijës Lola e kisha të qartë, se ajo është një nënë e cila kërkonte nga e bija të jetë e disiplinuar dhe të respektojë të tjerët.

СнимкаAktualisht Silvija Taseva e ndjen veten mirë në Amerikë dhe nuk e ka të qartë, a do të kthehet në Bullgari. Është e bindur, se jeta në Nju Jork e ndryshoi shumë:

Që kur jam këtu, u bë më e hapur drejt botës. Nuk i vë vetes kufi dhe nuk i mbyll sytë para kësaj që nuk më pëlqen. Bëj atë, të cilën e di dhe dëshiroj. Përveç kësaj e ndjej veten më e lirë dhe jo aq e mbyllur në botën time.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: roguerhythmics.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD
Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD